• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Mitet dhe të vërtetat rreth mbetjes shtatzënë

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Njerëzit kanë dilema dhe pyetje nga më të ndryshmet sa i takon mënyrave të mundshme të mbetjes shtatzënë. Në artikullin në vazhdim lemi zgjedhur disa pyetje të (pa)zakonshme, për të cilat janë dhënë edhe përgjigjet.



Nëse penetrimi (futja e penisit) ndodh vetëm për disa sekonda, a mund të mbetem shtatzënë femra? Secilën herë që penisi bie në kontakt me zonën vaginale, ka shanse për të mbetur shtatzënë. Mundësia është skajshmërisht e vogël veçanërisht krahasuar me rastet kur ka marrëdhënie me ejakulim (derdhje), por megjithatë edhe në këtë rast ende ka një rrezik. Edhe përcjellja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme po ashtu mund të ndodhë përmes çdo lloj kontakti lëkurë-lëkurë si ky.


A mund të ndodh shtatzënia nëse femra dhe mashkulli bëjnë seks fërkues ose të thatë? (Ky është rasti kur nuk ka penetrim, futje të penisit në vaginë, por vetëm kontakt lëkurë-lëkurë në zonën gjenitale.) Edhe kësaj here (dhe çdo herë kur penisi dhe zona vaginale vijnë në kontakt) ka një rrezik të lehtë të mbetjes shtatzënë dhe një risk për përcjellje të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Gjithë çfarë duhet të ndodhë (për të mbetur shtatzënë) është lëngu i farës të futet brenda vaginës.

A mund të mbetet shtatzënë femra gjatë pre-ejakulimit? Pre-ejakulimi është një lëng që del nga penisi para se të ndodhë ejakulimi (derdhja). Ky lëng lirohet nga gjëndra e Cowperit, e vendosur në majë të uretrës (kanalit përmes të cilit del urina dhe sperma te meshkut). Qëllimi i këtij lëngu është të ulë aciditetin në uretër dhe të veprojë si lubrifikues (rrëshqitës) për spermën që lëshohet sapo ejakulimi (derdhja) të ndodhë. Shumica e meshkujve nuk kanë kontroll ndaj saj dhe nuk mund ta ndjejnë atë duke dalë. Ka të dhëna kontradiktore nëse ky lëng, që del para ejakulimit të vërtetë, përmban spermë e cila mund të çojë në shtatzëni. Disa studime kanë përfunduar se ajo përmban spermë dhe disa të tjera se nuk përmban. Shumica e tyre pajtohen: më mirë është të merren parasysh masat paraprake për mbrojtje nga shtatzënia dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

A mund të ndodhë shtatzënia nëse femra nuk ka orgazëm? Po, shtatzënia mund të ndodhë edhe te femrat që nuk kanë orgazëm. Orgazmi nuk është i lidhur me vezën, e cila është e nevojshme për fertilizim.

A mund të udhëtojë sperma përmes veshjeve dhe materialeve? Nëse veshjet kanë qenë krejtësisht të lagura (sperma kalon tej për tej saj) dhe nëse ato kanë qenë në kontakt me vaginën e femrës, ka një shans të lehtë që sperma të mund të futet në vaginë, por kjo është shumë vështirë të ndodhë. Nuk ka studime që kanë shqyrtuar dhe kanë dhënë një përgjigje përfundimtare në këtë pyetje.

A mund të mbetet femra shtatzënë duke bërë seks në ujë? Nëse marrëdhënia bëhet në çfarëdo uji, shtatzënia është përfundimisht e mundshme. Kjo sepse marrëdhënia i lejon spermës të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me zonën vaginale, dhe uji jashtë trupit nuk ndërvepron në këtë.

A mund të ndodhë shtatzënia nëse ejakulimi (derdhja) bëhet në ujë dhe jo brenda? Nuk ka mundësi që sperma e hollë të mund të udhëtojë nëpër një zonë të madhe të ujit që mbush pishinën ose vaskën për të arritur te vagina dhe të çojë në shtatzëni. Nëse ejakulimi ka ndodhur në ujë të ngrohtë të pastër, sperma mund të mbijetojë për disa minuta. Nëse ejakulimi ndodh në ujë shumë të nxehtë, ose ujë pishine të mbushur me lëndë kimike, shkumë ose substanca tjera, sperma nuk do të jetë në gjendje të mbijetojë për më shumë se disa sekonda. Shtatzënia në këtë mënyrë është shumë vështirë të ndodhë dhe shumicën e rasteve nuk është aspak e mundshme të ndodhë.

A mund të ndodhë shtatzënia si rezultat i seksit anal? Shtatzënia nuk mund të ndodhë si rezultat i seksit anal. Por meqë vrima vaginale dhe ajo anale janë shumë afër, në rast pakujdesie ka një shans që sperma e derdhur në anus të rrjedhë dhe të bie në vaginë dhe të udhëtojë në brendi të saj për të fertilizuar.

A mund që ejakulimi i shpeshtë të pakësojë shanset për mbetje shtatzënë? Numri i ejakulimeve që ndodh mund ta ulë sasinë e spermës në secilin ejakulim, por sërish ka miliona spermatozoide në secilën derdhje. Secila derdhje përmban rreth 2-5 mililitër spermë, dhe secili mililitër mund të përmbajë rreth 100 mijë milionë spermatozoide. Kjo do të thotë se madje edhe te dikush që ka ejakuluar (është derdhur) disa herë, numri i spermatozoideve mund të jetë madje 200 mijë milionë sosh. Vetëm një prej tyre është e nevojshme për ta fertilizuar vezën.

A vdes sperma sapo të bie në kontakt me ajrin? A i vret oksigjeni spermatozoidet? Jo, ky është një mit në të cilin shumë njerëz besojnë, por nuk është i vërtetë! Sperma vdes pasi të thahet, dhe nuk mund të udhëtojë për të fertilizuar vezën. Sperma mund të jetojë për 3-5 ditë nëse është në ndonjë ambient të ngrohtë, të lagësht, siç është cerviksi i femrës. Sperma nuk mund të kthehet më në jetë nëse është tharë, edhe nëse ajo ri-lagështohet!

Jeni të shqetësuar për shtatzëninë, çfarë duhet të bëni? Ju ndoshta tashmë e keni kuptuar se shtatzënia është e mundshme vetëm në raste të veçanta. Hapi juaj i ardhshëm është të përcillni simptomat e shtatzënisë. Nëse jeni duke përjetuar ndonjë prej tyre, atëherë mund të duhet të bëni një test të shtatzënisë. Ju mund ta bëni test të thjeshtë të cilin mund ta blini në çdo barnatore, ose atë mund ta bëni edhe në ordinancën e mjekut.
B.keshilla
 
Top