Puhizë
Ka momente kohore qe ne mendjen time shnderrohen ne vende, hapesira pafund, sa te gjera e te gjata aq edhe klaustrofobike.
E gjej veten ne bote te panjohura jashte kontrollit te arsyes njerezore.
Dhe mrekullohem ne ...mendjen time, i magjepsur nga universe per te cilat nuk dija asgje nje çast me pare.
I perhumbur dorezohem dhe lejoj te me çojne larg.
Ndjehem si puhiza e lehte qe ledhaton gjithçka, pa u bere as pronar e as skllav i asgjeje.
Nuk i perkas ketyre vendeve qe perpiqen te me kufizojne trupin.
Nuk jam, nuk dua te jem...
Mund ti lejoj te me çojne ku te duan, pa u ndjere e pa kuptuar.
Mund edhe te zhdukem, fikem por nuk dua ti kundervihem.
Lejoj te me shoqerojne gjithandej, sikur mos te kisha ekzistuar kurre, pa perfituar e pa humbur asgje, njelloj sikur te isha asgje.
Fikem, mes ketyre vendeve e boteve, fikem dhe ne heshtje i mbyll ne perqafimin tim.
PS-Jo, nuk pi bar

As verë me shume se dy gota

E pranoj ama qe neser kam takim te psikologu

