Monolog...pyes veten!

Elushe

Vogëlushe
U be nje kohe e gjate qe nuk kam hapur nje teme te re ketu ne FV. Mar shkas Blogun e anetarit zhigolo ku i lexova pyetjet e meposhtme dhe m'u duk shume interesante per arsye se ne nje menyre apo tjeter te gjithe e pyesim veten (ndonese disa me rralle e disa me shpesh).

A duhet te jem gjithmone i kujdesshem?
اfare me tremb?
A jam i lumtur me jeten qe bej?
Cili eshte qellimi i jetes sime?
Pse shpesh ndodh te behem "ziliqar", mos valle me ka munguar diçka ne jeten time?
A kam dashuruar?
A do vij dita te martohem?
A eshte paraja kuptimi i jetes?


Ju i keni menduar ndonjehere keto pyetje? Cilat jane pergjigjet tuaja? Pasi t'i keni menduar, a jeni ndjere me te vetedijshem?
 

Katia

Hmm kureshtar-e?
Pe: Monolog...pyes veten!

Teme e bukur :) Jane pyetje qe besoj se secili nga ne ja ka bere vetes...Pra:

A duhet te jem gjithmone i kujdesshem? Them se kujdesi ne kete rast ka te bej me ekulibrin, nese nuk gabohem...Them se po, une mundohem te jem gjithnje e kujdesshme!
اfare me tremb? Me tremb semundja/shendeti i keq...Me tremb edhe idea qe nje dite do humb mundesine te kem afer ata qe dua.
A jam i lumtur me jeten qe bej? Lumturia eshte relative por mendoj qe une kam nje favor ne lidhje me te :) Kam nje burim lumturie ne familjen time!
Cili eshte qellimi i jetes sime? Ta jetoj ate...me te mirat dhe te keqiat e saja!
Pse shpesh ndodh te behem "ziliqar", mos valle me ka munguar diçka ne jeten time? Hmmm nuk e di nese eshte zili ajo qe kam ndjere, apo ambicje por cfare do qe te jete them se eshte e shendetshme dhe e domosdoshme per nje zhvillim te njeriut! Te nxit, dhe behesh akoma me i forte, i afte, etj.
A kam dashuruar? Po...dhe shume :)
A do vij dita te martohem? E kam hedhur kete hap ne jeten time, dhe tani me shijoj frutat e saj (marteses)...Disa here te pjekura dhe te embla, dhe disa here aguridhe nga ato qe te thartojne qiellzen!
A eshte paraja kuptimi i jetes? Per mua jo, por kuptimi/qellimi i jetes time eshte shume shume i varur nga to. Pra nese nuk do kem nje gjendje te mire ekonomike, nuk do arrij dot kurre qellimin tim!
 
Redaktimi i fundit:

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Monolog...pyes veten!

A duhet te jem gjithmone i kujdesshem?

Besoj se po. Nese nuk je i kujdesshem per vetveten tende, kush tjeter pret qe te jete ?

اfare me tremb?

Denimi i Zotit ne diten kur do japim llogari.

A jam i lumtur me jeten qe bej?

Jo edhe aq. Jam i lumtur me ate cfare posedoje, por jo komplet me jeten qe e bej. Cdo here, mundet me mire.

Cili eshte qellimi i jetes sime?

Nuk jam krijuar te sillem verdalle dhe pa qellim. Cdo gje qe ekziston ne kete jete, e ka nje qellim dhe nje funksion. Mundohem t'jetoje sipas normave t'cilat i ka caktuar Zoti per neve, duke zbatuar cdo urdher te Tij (aq sa mundem), dhe duke mos shkelur ndalesat e Tij, pra = ta adhuroj Zotin deri ne vdekje.

Pse shpesh ndodh te behem "ziliqar", mos valle me ka munguar diçka ne jeten time?

S'mund te them "shpesh". Zilia eshte cilesi e keqe, qe e urrej. Njeriu nga te mirat cohet peshë, thote populli. Keshtu, kur njeriut i vine shume te mira, sidomos njera pas tjetres, nuk eshte mirenjohes sa duhet ndaj te mirave qe i ka, deri sa t'i humb ato, gje qe kjo e shtyn ate te behet ziliqar.

A kam dashuruar?
A do vij dita te martohem?

Po, dhe jam martuar.


A eshte paraja kuptimi i jetes?

Paraja te ndihmon, por nuk eshte gjithcka.
 

Endrra

VIP
Pe: Monolog...pyes veten!

A duhet te jem gjithmone i kujdesshem? Patjeter..

اfare me tremb? As vdekja jo...

A jam i lumtur me jeten qe bej? Jo gjithmone ,,,dhe perpiqem qe cdo dite ta permirsoj nga pak.

Cili eshte qellimi i jetes sime? Te bej femijet e mi te ndjejne te njejten, sic kam ndjere une per prinderit e mi.

Pse shpesh ndodh te behem "ziliqar", mos valle me ka munguar diçka ne jeten time? Sjam asnjehere zilicare.

A kam dashuruar? Po dhe e bej akoma...

A do vij dita te martohem? Jam

A eshte paraja kuptimi i jetes? Jo aspak...thenja ime e preferuar (as nuk kam dhe as me mungojne)
 

Akull

Anëtar i Nderuar
Pe: Monolog...pyes veten!

A duhet te jem gjithmone i kujdesshem?
اfare me tremb?
A jam i lumtur me jeten qe bej?
Cili eshte qellimi i jetes sime?
Pse shpesh ndodh te behem "ziliqar", mos valle me ka munguar diçka ne jeten time?
A kam dashuruar?
A do vij dita te martohem?
A eshte paraja kuptimi i jetes?




1 Normale qe duhet te jem ..pasi "teoria me praktiken " uhu shum largg ..
2 Me tremb vetem pleqeria ..
3 A jam e lumtur ? Her her ne qiellin e 7-te her ne toke me surrat ...por un jam e mendimit qe dhe kur s'jam e lumtur fajin e kam vet askush tjeter ..
4 Ziliqare? Kurr asnjeher s'me ka munguar asgje ..jam shum me fat nga kjo an ..ca kam dash e kam pas ne pjat , dhe ne pjat te" florinjt ":)
5 E dashuruar thua? me shum se shum ..(e martuar jo ,pres princin e kalter ..te ket syte vetem per mua te me mbaj ne pellemb te dores ) ..reciproke kjo e fundit :p
6 Aeshte paraja gjithcka ? Per mua si akull eshte :Nje njeri i sukseshem , qe ngrihet ne mengjes, shkon ne pun , kthehet prap nga puna ne dark , por gjat kesaj kohe, ben c'fare te deshiroj ..

Edhe kshu ....
 

bella

Anëtar i Nderuar
Pe: Monolog...pyes veten!

U be nje kohe e gjate qe nuk kam hapur nje teme te re ketu ne FV. Mar shkas Blogun e anetarit zhigolo ku i lexova pyetjet e meposhtme dhe m'u duk shume interesante per arsye se ne nje menyre apo tjeter te gjithe e pyesim veten (ndonese disa me rralle e disa me shpesh).

A duhet te jem gjithmone i kujdesshem?
اfare me tremb?
A jam i lumtur me jeten qe bej?
Cili eshte qellimi i jetes sime?
Pse shpesh ndodh te behem "ziliqar", mos valle me ka munguar diçka ne jeten time?
A kam dashuruar?
A do vij dita te martohem?
A eshte paraja kuptimi i jetes?


Ju i keni menduar ndonjehere keto pyetje? Cilat jane pergjigjet tuaja? Pasi t'i keni menduar, a jeni ndjere me te vetedijshem?

Sigurisht qe njeriu e pyet veten per shume gjera sidomos kur te tjeret e ven ne pozit te tille.
Njeriu eshte nje qenie kurioze, xheloze, ambicioze etj dhe ne jeten tone e ne mendjen tone kalojn shume mendime dhe shpesh here vihemi ne dilem ne zgjedhjet tona.....personale dhe profesionale.

Pa pyetjet qe te na dhemb koka e te na mbajn zgjuar naten:D nuk mund te mos bejm.........Dhe pergjigjet here i dim e here jo, nuk dim si te veprojm, ndonjehere ato nuk na bindin nuk i degjojm.....e ndonjehere i harrojm e sillemi sipas momentit, me instiktet e gabuara.

Njeriu eshte qenie me kontradicione te brendshme e pyetjet jan gjithmon prezent tek ne....e aq me shume qe ste le as bota, te tjeret te mbysin me pyetje keshtu qe dashje padashje do jetojm me to :p
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Monolog...pyes veten!

A duhet te jem gjithmone i kujdesshem? Besoj se po,ndaj njerezve qe ste duan dhe ndaj njerezve qe te duan...Ndaj njerezve qe ste duan se te vjen e keqja,ndaj njerezve qe dua qe mos ti lendoj dhe pa dashje...
اfare me tremb? Asgje,pasi cdo gje eshte pjese e jetes,trajtohet dhe jetohet si e tille,si doqofshin gjerat...
A jam i lumtur me jeten qe bej? E kenaqur do thoja,lumturia eshte dicka e madhe qe nuk''ekziston'',pasi njeriu eshte shume kerkues dhe egoist...Mund te kete momente kenaqesie,pelqimi,grimca lumturie apo krenarie per cfare arrin,por te jesh i lumtur eshte nje gjendje apoteosi...
Cili eshte qellimi i jetes sime? Qellimi kryesor do ishte qetesia shpirteore nga ku marrin nismen dhe qellimet e tjera...
Pse shpesh ndodh te behem "ziliqar", mos valle me ka munguar diçka ne jeten time? Se besoj,kenaqem me cfare kam,mundohem tja di vleren e ta shijoj cfare me ofrohet,por gjithmone duke hedhur koken pak me para per te pare sa ka me mire e sa ka me keq...Krahasimi i ketyre te dyjave ndonjehere te ben te kuptosh qe me ato qe ke je me fat....
A kam dashuruar? Po...
A do vij dita te martohem? Si te doje partia...
A eshte paraja kuptimi i jetes? Jo eshte kuptimi i kapricove,plotesim i nevojave materiale dhe kaq...

Ju i keni menduar ndonjehere keto pyetje? Cilat jane pergjigjet tuaja? Pasi t'i keni menduar, a jeni ndjere me te vetedijshem?

Edhe i kam menduar,zakonisht keta pyetje behen kur je tek me tek me vetveten...Kur fillon kerkon llogari dhe mundohesh te gjesh pergjigje...Une ndeshem shpesh me veten time,dhe bej llogari ku jam,ku kam qene dhe cdo veproj per te qene akoma....Nuk ekzistoj nga tjeret por ekzistoj per vete,kjo me jep deshire per te ecur pak me kembe ne toke...
 

Morena

...Δʝɛя...
Pe: Monolog...pyes veten!

Une ka lexuar diku se sduhet te humbasim shume kohe
te pysim veten e kush jemi, cf bejme, cf kemi bere apo cf na pelqen.

Ji i lumtur dhe aq :)
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Pe: Monolog...pyes veten!

Me keni kthyer shume mbrapa, diku atje ne fundin e fillores, ku benim nje lloj leksikoni (nje lloj fletore) me pyetje te tilla dhe pastaj kur i kthehesh dhe e lexon pas ca vitesh dhe analiozn e shef se si dhe cfare ka ndryshuar.

Realisht pyetjet e tilla jane relative dhe shume te ndryshueshme pasi qe ndryshojne neper periudha te jetes vareishte rrethanave ne te cilat gjindesh. Dikur per to kam menduar ndryshe, sot mendoj ndryshe dhe me siguri neser, varesishte nga rrethanat edhe munde te mendoje ndryshe.

Ndoshta me e kupptueshmja per mua dhe rezistente ne kohe do jete qellimi i vene vetes: Shpresoj te le sa me shume gjurme, apo hiq, hiq ti ruaj te pastra dhe me shkelqim gjurmet qe kam lene deri me tani :gjujpeshk:
 

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Pe: Monolog...pyes veten!

Ernst Bloch filozofi gjerman dhe teologu i ateizmit thoshte qe: Askush jeton sepse do, por nje here qe jeton duhet te doje. Edhe pse eshte nje vizion utopik i egzistences se njeriut, shpesh here pyesim veten: Cili eshte qellimi i egzistences sone ne te vertet, cfare misioni duhet te permbushim??? Gedhendja mbi gure e emrit a do te sjelli te gjitha qellimet e realizuara tek brezi i ri???
 

sensuu

sweet
Pe: Monolog...pyes veten!

une maksimumi pyes veten......ca do vesh neser???
 

ricky_ch

******
Pe: Monolog...pyes veten!

Në realitet, për të gjitha pyetjet do të ishte e nevojshme
edhe nga një temë për secilën veç e veç, por do të përpiqem
t'i jap përgjigje të shkurtëra.



A duhet te jem gjithmone i kujdesshem?

Po, gjithmonë! Rregull numër 1 për të mbijetuar!


اfare me tremb?

Sëmundja dhe pleqeria!


A jam i lumtur me jeten qe bej?

Po, duke u kënaqur me atë pak që kam!
Në fakt, nuk kërkoj shumë nga jeta:
unë ia bëj hyzmetin, e çfarë vjen, vjen!


Cili eshte qellimi i jetes sime?

Qëllimin e din Ai që më ka bërë, unë këtu
kam detyra e obligime!


Pse shpesh ndodh te behem "ziliqar", mos valle me ka munguar diçka ne jeten time?


Për vete këtë fjalë moti kohë e kam shlyer nga leksiku im!


A kam dashuruar?

Nytyrisht se po, bile edhe pa më dalur
puçrrat e magarit!
E sa herë i kalojsha kah dera e saj , m'bënte zemra
bof:dokzemre::puthbretkocen

A do vij dita te martohem?


Veç jam i martuar, por jo me atë që kam dashuruar,
dhe kurr pishmon si bie!


A eshte paraja kuptimi i jetes?


Kuptim jetës i jep vetëm ideali,
e për vete paranë kurr se kam pasur
ideal, edhepse kam pasur shumë nevojë
për të.
Ajo (paraja), është thjeshtë mënyrë
e organizimit të jetës sonë!
 

ZHIGO

better than your ex, better than your next
Pe: Monolog...pyes veten!

qe mos ta lej , temën ta zej pluhuri .

po hudh ca pytje , e qe i gjeta ne nje faqe testesh online , qe ne pikpamje te par me lodhen , por ja psh sot gjeta kohen ti pergjigjem dhe te them te drejten ku i bona i analiz pergjigjeve qe dhash , me boni pershtypje vetja ime,

pytjet ,

pytja par ,
pershkruaj si kane reagu personat ne fjale ne situata konfliktesh

nena ime

babi im

mesuesja/mesuesi im

punedhensi i pare

nje tjeter person qe ka pas influenc te madhe tek une

pytja dyt ,
reagimet e mia ne lidhje me situata konfliktesh

kam reaguar (si?)...

te tjeret kane reagurar (si...)

pytja tret ,
nje konflikt qe mund ta qush i pari konflikt te cilin mund ta kujtosh saktesisht

si eshte zhvilluar ? (psh kam qene 9 vjec...etj etj)

cilet njerez ishin pjesmarres ne kete konflikt?

cfare ke ndier ( si psh:urrejtje, frike, gezim...etj etj)

cfare kam ndermarr ne kete konflikt (psh: te marr nota te mira apo, qe ...)

cfare ka qene per mua vecanarisht e rendesishme (psh: qe te me lejonin te...)

si gjindesha me pas ne vazhdimsine e ketij konflikti? (si ndjehesha ne vazhdimesine...dite , jave me pas...)

pytja katert ,
nese mendoj ne kete konflikt, cilat situata konfliktesh dhe ndienjash aktuale me jane prezent tani?

cilat konflikte jane zgjidh simbas kenaqesis/kerkeses time?

cilat konflikte kane mbet te pa zgjidhura?

cfare ka mbet saktesisht akoma hapur?

cilat konflikte jane mbyllur pa permbushjen time?

cfare ndodhi ne kete rast?

si kam raguar une?

pytja pest ,
ç'vlere ka per mua " menyra se si une sillem me/ne nje konflikt "

nese une do mundem, do beja...?

pytja gjasht ,
ne fund te mendimit dhe perpunimit te ketyre pyetjeve

si ndiehem tani?

do bej...?cfare do te bej?


tani , mund te pergjigjet ai qe e ka lente, lente dhe ka kohen , kuptoj qe dhe te tjer qe do i duken lugat (sic thash vet me siper) pytjet ,

pergjigjuni , ose jipni impresionin qe ju la vetja , pasi keni par pergjigjet tuja ,
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Pe: Monolog...pyes veten!

A duhet te jem gjithmone i kujdesshem?
-Absolutisht po, si per mire dhe per keq.
اfare me tremb?
-Me tremb vetvetja ime, kur shpesh here me fton te veproj jo karshi te duhures. Me tremb fakti qe mund te jem e dobet ne moment te caktuara dhe te veproj gabim. Me tremb vdekja, pasi e di qe besimin e kam te lekundshem.
A jam i lumtur me jeten qe bej?
-Po, jam. Ka momente qe ke veshtiresi e trishtim por jane sh te shkurtra. Cdo gje lehtesohet kur arrin te qartesosh qellimin tend ne kete jete dhe i mbeshtetesh vetem tek i Duhuri.
Cili eshte qellimi i jetes sime?
-Ta jetoj, ashtu me te mirat e te keqiat, te pranoj caktimin e Zotit dhe ta jetoj kete jete sipas udhezimit te Tij. Qellimi final eshte te fitoj Boten e Pertejshme!
Pse shpesh ndodh te behem "ziliqar", mos valle me ka munguar diçka ne jeten time?
-Deri sot s’me ka ndodhur te behem ziliqare, asnjeher, por vashdimisht kam ndjesine qe duhet te jap maksimumin tim pasi ai tjetri ska asgje me teper se une!
A kam dashuruar?
-PO!:)(ka ndodhur vetem nje here dhe uroj te jete e fundit:)
A do vij dita te martohem?
-Se shpejti, shpresoj:)
A eshte paraja kuptimi i jetes?
-JO! Paraja eshte element i fundit per te cilin kam menduar apo mendoj. Gjyshi im thote shpesh: Parane nuk e han as qeni!..:LOL.. jam shume per lumturine shpirterore, dhe boshllekun ne zemer, sta mbush kurre paraja... eshte besimi, dashuria, miqesia, e miresia qe kompletojne qellimin e kesaj jete:)
per mua sigurisht...
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Monolog...pyes veten!

pytja par ,
pershkruaj si kane reagu personat ne fjale ne situata konfliktesh

Varet tek konflikti,zakonisht shoqerohen me ngritje zeri...

nena ime

Ngritje zeri,veprime me duar,tregim apo shfaqje nervozizmi...

babi im

Kunderpergjigje nenes time...


mesuesja/mesuesi im

Ehu kush i jepte rendesi...


punedhensi i pare

Skam probleme te tilla...

nje tjeter person qe ka pas influenc te madhe tek une

Mbaj mend te kete hedhur tel per mur,copa copa tel....
pytja dyt ,
reagimet e mia ne lidhje me situata konfliktesh

Zakonisht shoqeroj me sy veorimet e tjereve,une nuk reagoj ne konflikte...Thjesht shoqeroj veorimet,degjoj fjalet e tjereve,jap ndonje buzeqeshje(me thone qe jane acaruese keta gjera bohhh)...
kam reaguar (si?)...

Zakonisht nuk reagoj,kjo sdo te thot qe skam mendime,skam nerva....Mund dhe te dridhem nga nervat,por histerizmat,ngritjet e zerit si kam qejf...
te tjeret kane reagurar (si...)

Ne menyra te ndryshme,varet tek konflikti...
pytja tret ,
nje konflikt qe mund ta qush i pari konflikt te cilin mund ta kujtosh saktesisht

Bohhh...

si eshte zhvilluar ? (psh kam qene 9 vjec...etj etj)

Disa vite me pare kjo gje,debat per arsye te dobeta,shkaqet tjera,pasojat tjerat....

cilet njerez ishin pjesmarres ne kete konflikt?
Une dhe dikush tjeter....


cfare ke ndier ( si psh:urrejtje, frike, gezim...etj etj)

Frike jo,urrjetje jo,nerva po...

cfare kam ndermarr ne kete konflikt (psh: te marr nota te mira apo, qe ...)

Asgje,asnje konflikt nuk sjell gjera te mira...Bashkebisedimi po...


cfare ka qene per mua vecanarisht e rendesishme (psh: qe te me lejonin te...)

Qe ka njerez qe dhe momente nervash kane logjike te forte...

si gjindesha me pas ne vazhdimsine e ketij konflikti? (si ndjehesha ne vazhdimesine...dite , jave me pas...)

E harrova pas gjysme ore...

pytja katert ,
nese mendoj ne kete konflikt, cilat situata konfliktesh dhe ndienjash aktuale me jane prezent tani?

Asnje gje...

cilat konflikte jane zgjidh simbas kenaqesis/kerkeses time?

Te thuash konflikte zgjidhur sipas menyres time,i bie te jesh kapricoze,dhe konflikti te jete zhvilluar thjesht se do koken tende...Konflikti zhvillohet dhe zgjidhet kur ka arsyetim...
cilat konflikte kane mbet te pa zgjidhura?

Asnje gje,cdo gje qe nis e coj deri ne fund....

cfare ka mbet saktesisht akoma hapur?

Asgje...
cilat konflikte jane mbyllur pa permbushjen time?

Asnje,ndryshe dmth qe une nuk isha pjese e konfliktit dhe sigurisht sdo jem as e zgjidhjes...

cfare ndodhi ne kete rast?

Hic...

si kam raguar une?

Asnje reagim....

pytja pest ,
ç'vlere ka per mua " menyra se si une sillem me/ne nje konflikt "

Rendesi ka qe ne komente nervash respekti per tjetrin te jete me e forte se vete nervi...Nese logjika te pushton nervin,je ok...Por nese nervat marrin kontrollin e situates thuaji bye bye atij personi...

nese une do mundem, do beja...?

Ndoshta duhet te filloj te reagoj ne konflikte pak me shume,jo te rri e keshtu ndoshta sdo mendojne tjeret qe sma ndjen,ose sdo acarohen nga mos reagimi...

pytja gjasht ,
ne fund te mendimit dhe perpunimit te ketyre pyetjeve

si ndiehem tani?

Si gjithmone....


do bej...?cfare do te bej?

Si gjithmone,si cdo dite...Jeta vazhdon...
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Pe: Monolog...pyes veten!

qe mos ta lej , temën ta zej pluhuri .

po hudh ca pytje , e qe i gjeta ne nje faqe testesh online , qe ne pikpamje te par me lodhen , por ja psh sot gjeta kohen ti pergjigjem dhe te them te drejten ku i bona i analiz pergjigjeve qe dhash , me boni pershtypje vetja ime,
,

1- Meqe doje ta pastroje nga pluhuri, pse nuk u pergjigje po shton pyetje te tjera?!
2-U pergjigje? Ku?Kur? Pse si pame ne?:p
3-Kur te kan lodhur ty, imagjino sa na lodhin neve ato pyetje... apo dhe nuk paske manine ti zgjatesh muhabetet qe c'te te them:p
 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Titulli: Monolog...pyes veten!

A duhet te jem gjithmone i kujdesshem?
Te jem vetvetja me gjithe pakujdesite qe mund te kem
اfare me tremb?
Me tremb fakti se nje dite do i heq nje vije te madhe cdo gjeje dhe te nis nga zero dhe do u shkaktoj dhimbje njerzve qe VERTET me duan
A jam i lumtur me jeten qe bej?
Ne pergjithsi mjaft por ne disa gjera jo dhe aq do thosha me shume lumturi momentale por nuk kam vuajtur per gje sidomos ne aspektin material....
Cili eshte qellimi i jetes sime?
Qellimi i jetes time te jem nje njeri i mire , te mos i bej keq njeriu dhe te kem nje familje te mire dhe te lumtur
Pse shpesh ndodh te behem "ziliqar", mos valle me ka munguar diçka ne jeten time?
Nje here jam bere ziliqar me lumturine e dikujt per faktin se mendova dhe une dua me shpirt pse nuk ja arrij dot....
A kam dashuruar?
Kam dashuruar dhe jam i dashuruar
A do vij dita te martohem?
Eshte gjeja e fundit qe kam ne mendje ne keto momente do i vije koha dhe kesaj gjeje dhe shpresoj te jem une atje
A eshte paraja kuptimi i jetes?
Parane gjithmone e kam pare si menyren per te lehtesuar disi gjerat per te bere jeten me te lehte por skam qene kurre pre i lekut dhe shpresoj mos bje thjesht jam per disa gjera i kujdeshem qe te mos kem problem me vone.....
 
Titulli: Monolog...pyes veten!

A duhet te jem gjithmone i kujdesshem?
Deri me tani kam qene gjithmone e kujdesshme, duke u perpjekur ne maksimum te mos lendoj askend, dhe keshtu perfundoj duke lenduar gjithmone veten time... kesaj here STOP... e kujdesshme do tregohem vetem per veten dhe familjen time... per te tjerat ... do filloj te ec me moton "I don't care" ... me mire keshtu
اfare me tremb?
Thone qe kur provon nje dhimbje te madhe... te tjerat duken si shuplaka pa qeder... por ashtu si e mira, edhe e keqja s'ka fund... ndaj e vetmja gje qe do uroja me shpirt, eshte shendeti i njerezve qe dua...
A jam i lumtur me jeten qe bej?
Do te thoja qe ndihem mire. kam njerez qe i dua dhe me duan. Lumturia eshte nje cast... e caste te bukura nuk me kane munguar, e uroj te mos me mungojne kurre. njeriu nuk gjen rehat kurre, sa me mire te jete, aq me mire kerkon... jo cdo gje duam mund ta kemi, ama ato qe kemi mund t'i perdorim ne menyren me te mire te mundshme per te bere jete te qete...
Cili eshte qellimi i jetes sime?
Qellimi??? Te jetoj! Me njerezit qe dua, dhe ashtu si gjithmone e kam enderruar... :)
Pse shpesh ndodh te behem "ziliqar", mos valle me ka munguar diçka ne jeten time?
kam qene ziliqare, ne kuptimin kam pasur ambicie deri diku... gjithmone kam dashur te kem nje pozite profesionale e pune me te miren te mundshme... e tani... JO.
tani dua te jem e qete, me nje pune qe te me lejoje te jem edhe nje grua e nene e mire :) duhen menduar te gjitha :p
A kam dashuruar?
PO
A do vij dita te martohem?
normale qe po, e ta mendosh qe me kane vendosur edhe afat :p
kjo pune do kohen e vet, nuk ka rendesi dita, por personi... ne momentin kur dikush te duket i pranueshem edhe te disa gjeste qe tek te tjeret i kishe urryer... atehere HOPA... :p

A eshte paraja kuptimi i jetes?
nuk eshte gjithcka, por dicka eshte... rendesi ka te punosh qe te fitosh aq sa per te bere nje jete te qete. po pate shume do kesh probleme, por edhe po s'pate ndryshon shume situata.
keshtu qe sa per vete dhe familjen eshte "OK" :)
 

flowmaster

Anëtar i Nderuar
Pe: Monolog...pyes veten!

A duhet te jem gjithmone i kujdesshem?
Jo, gjithmone..

اfare me tremb?
Vetem budallai ska frike :)

A jam i lumtur me jeten qe bej?
Patjeter qe po

Cili eshte qellimi i jetes sime?
Beyond good and evil

Pse shpesh ndodh te behem "ziliqar", mos valle me ka munguar diçka ne jeten time?
S'para behem ziliqar..

A kam dashuruar?
Po

A do vij dita te martohem?
Pse jo?

A eshte paraja kuptimi i jetes?
Cne kshu ti jap paras kaq shume rendesi :p
 
Redaktimi i fundit:

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Monolog...pyes veten!

A duhet te jem gjithmone i kujdesshem?
Jo,besoj qe njeriu duhet tere kohen nen fasaden e kujdesit,se do harroj si eshte spontania natyrale e njeriut..

اfare me tremb?
Ne varsi te situates,dhe se sa thelle mund te jene pasojat e saj..

A jam i lumtur me jeten qe bej?
Per derisa e jetoj me kenaqsi besoj qe po,gjithesesi lumturia jetes,ngelet pikerisht relativiteti i saj emocional e pikant..

Cili eshte qellimi i jetes sime?
Te jem nje njeri me objektiva dhe mendime racionale,ate c"ka ben e afron per te tjeret apo per veten,te jete e mbushur me ndjenja reale njerzore..

Pse shpesh ndodh te behem "ziliqar", mos valle me ka munguar diçka ne jeten time?
Jemi njerez,ka disa pjese qe lendohen shume brenda nesh,e kjo shpesh dergon ne nje zili kundrejt dikuj apo dickaje,keto qeliza duhet ti luftojm,mos tu leme hapsir zhvillimi brenda nesh..

A kam dashuruar?
Po,sigurishte..

A do vij dita te martohem?
E kam bere martesen ..:)

A eshte paraja kuptimi i jetes?
Jo,por e e ben ate me te leht ne perballimin e perditshmeris apo e dicka me teper,ne varsi te individeve..
 

sensuu

sweet
Titulli: Monolog...pyes veten!

A duhet te jem gjithmone i kujdesshem?
po,duhet te jem gjithmone e kujdesshme dhe jam gjithmone e kujdesshme.
اfare me tremb?
paragjykimet e njerezve
A jam i lumtur me jeten qe bej?
jo,por mendoj qe do jete me mire ne te ardhmen :p
Cili eshte qellimi i jetes sime?
te jem e pavarur
Pse shpesh ndodh te behem "ziliqar", mos valle me ka munguar diçka ne jeten time?
po ndodh...por per gjera te vogla :p
A kam dashuruar?
po...dhe jam penduar
A do vij dita te martohem?
ndoshta
A eshte paraja kuptimi i jetes?
po eshte
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Monolog...pyes veten!

Kam ëndërruar që jeta të jetë e lumtur. Kur jam zgjuar kam kuptuar se jeta është e vështirë. Kam punuar dhe jam bindur se te vështirësia qëndron lumturia.
 
Pe: Monolog...pyes veten!

S`kam kohe fare te pyes veten :p
 

Opozitari

Antar Aktiv
Titulli: Monolog...pyes veten!

A duhet te vazhdoj te besoj ne parimin se: "Nuk kam atdhe rezerve!"
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Monolog...pyes veten!

A duhet te jem gjithmone i kujdesshem?

Virtyti me i lart per nje njeri eshte,, kur analizon gjerat se don ti thot tjetrit, Ndosha pa deshiren ton dhe lendojm dike!? por duhet te fajsojm pak dhe situaten ne te cilen ndodhemi.. eeee jan njerz se te sjellin ne lloj lloj situatash...

اfare me tremb?
Mos forca ime , nese un dorzohem e di mir se do deshtoj.urrej qaste kur ndihem pesimiste..

A jam i lumtur me jeten qe bej?

Immm lumturi aposlute nuk ka keshtuqe mundohem te mos dorzohem perball cdo sfide se me del para..


Cili eshte qellimi i jetes sime?

Te mos zhgenje njerz se me rrethojn per asnje moment ... te pajtohem me sprovat e jetes...


Pse shpesh ndodh te behem "ziliqar", mos valle me ka munguar diçka ne jeten time?

Ziliqar!?Shum her prindi im na thoshte, ''knaqun me ate se e keni e jo me ate se e mendoni''! gjerat e mir jan ato se te sfidojn her pas her,por mir se jeta ka shum ngjyra .....


A kam dashuruar?

Ndoshta jo sa eshte kerku ............?!


A do vij dita te martohem?

Enderr e cdo njeriut eshte martesa,qellimi im eshte te me pranoj keshtu siq jam .Pretendoj te jem bashkshorte shembullore, nje kuzhinjere e mir nje nene e kujdesshme nje grua mendjehapur nje biznismene e suskseshme...


A eshte paraja kuptimi i jetes?

Mvaret nga situata,pa lek je askushi me lek dhe dor shtrenguar je kerkushi !
 
Titulli: Monolog...pyes veten!

A duhet te jem gjithmone i kujdesshem?

Duhet !

اfare me tremb?

Kur nje femer me refuzon :haha

A jam i lumtur me jeten qe bej?

Shume , jam falenderus Zotit per udhezimin dhe lumturin shpirterore .

Cili eshte qellimi i jetes sime?


Njohja dhe adhurimi i Zotit .

Pse shpesh ndodh te behem "ziliqar", mos valle me ka munguar diçka ne jeten time?

Zilis nuk ja mundesoj te qendroj ne zemren time .

A kam dashuruar?

Jo ende (ashtu si duhet) ! Ndjenja , mendime te bukura kam pasur per x personin , ama te dashurohem nuk me ka ndodhur ...

A do vij dita te martohem?

Nuk ka dite tjeter te cilen e presum me padurim se sa kete dite hahaha !!! Inshalla kemi ymer(jete) ta presum kete dite .

A eshte paraja kuptimi i jetes?

Paraja per mua eshte dytesore , jane gjera tjera shume me rendesi se sa paraja . Rob i paras asnjehere nuk do te behem qe ti humbas te mirat tjera ne kete jete !
 

Shej

Sirius
Titulli: Monolog...pyes veten!


A duhet te jem gjithmone i kujdesshem?
PO


اfare me tremb?
Vetja ime.


A jam i lumtur me jeten qe bej?
Lumturia eshte iluzion, zgjat vetem pak caste.


Cili eshte qellimi i jetes sime?
ADN time ne kete bote kur mos te jem me.


Pse shpesh ndodh te behem "ziliqar", mos valle me ka munguar diçka ne jeten time?
Nuk jam e tille.


A kam dashuruar?
PO.


A do vij dita te martohem?
Jo.


A eshte paraja kuptimi i jetes?
Paraja ndihmon te besh jete me te mire, por pa shendetin dhe dashurine jane thjesht copa letre pa vlere.
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Monolog...pyes veten!

A duhet te jem gjithmone i kujdesshem?
Kujdesi tregon pjese te karakterit tim...ku ne baze te tij nuk demtoj por as me demtojne!

اfare me tremb?
Asgje ...pervec dhimbjes qe do le pas ate dite kur te largohem pa kthim!

A jam i lumtur me jeten qe bej?
Lumturia eshte perceptim i disa momenteve qe ti i ndjen si te tilla pasi i kthehesh ....kam qene e lumtur ! ndoshta neser kur te kujtoj te djeshmen do jem serisht !

Cili eshte qellimi i jetes sime?
Te jetoj jeten time e pakushtezuar....te jem Free Spirit as i am

Pse shpesh ndodh te behem "ziliqar", mos valle me ka munguar diçka ne jeten time?

ne ato momente zilie , nuk kam patur ate qe tjetri ka!...ndoshta kjo mund te kete qene

A kam dashuruar?

Kam dashur 1 here sa per tere jeten!

A do vij dita te martohem?
Kush u martua e s'u gezua!

A eshte paraja kuptimi i jetes?

Kuptimi i jetes eshte vete jeta...pjesa tjeter jane perberes per te bere diferencen midis nje jete te mire a te keqe
paraja te mundeson te jetosh nje jete me kushte te mira...por nuk te fal Kuptimin e jetes
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Monolog...pyes veten!

A duhet te jem gjithmone i kujdesshem?Po!
اfare me tremb? - Keqkuptimet!
A jam i lumtur me jeten qe bej? - Deri me tani jam 90%!
Cili eshte qellimi i jetes sime? - Te jetoj dhe vdes i lumtur!
Pse shpesh ndodh te behem "ziliqar", mos valle me ka munguar diçka ne jeten time? - Mendoj vetem nese kjo ka ndodhur me fajin tim!
A kam dashuruar? - Une po, por mua jo!
A do vij dita te martohem? - Nuk mendoj ne lidhje me kete, kur te vij, le te vije!
A eshte paraja kuptimi i jetes? - Jo, por edhe pa to nuk ben!
 
Redaktimi i fundit:

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Monolog...pyes veten!

Po e ndryshoj pak temen se keto pyetjet nuk i bej më :)

Pse duhet patjeter njeriut qe i beson me shume te vije nje dite dhe te te lendoje?
Pse zhgenjehemi kaq shume? Thua ka ndryshuar koha apo njerezit?
Pse tradhetojme njerezit qe duam?
Pse egziston urrejtja gjithandej?
Pse kjo bote eshte kaq e padrejte?!?
Pse?

E di qe keto Pse-te kurre nuk do te kene nje sepse...? Por shpresa egziston, duke uruar se do te vine dite me te mira..


large.jpg
 
Top