"Mos godisni me gurë partinë që ju bëri milionerë"

Murrizi 'shtanget' nga deklarata e ish-kandidates për deputete të LSI-së: Qenka shumë e sinqertë...​

-640-0-60071084ab0d6.jpg
"Mos godisni me gurë partinë që ju bëri milionerë". Kjo është thirrja që i bën të gjithë të larguarve nga LSI ditët dhe javët e fundit, ish-kandidatja për deputete e LSI në Elbasan ku kandidonte krah Monika Kryemadhi, si dhe drejtuese e LRI atje, Anisa Bahiti.



Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar deputeti Myslim Murrizi. Ai shkruan se kjo është e vërteta dhe realiteti i politikës prej 30 vitesh.


“Nuk ka deklarate me te sinqerte se kjo e ish kandidates per deputete te LSI.

Kjo eshte e verteta dhe realiteti i politikes prej 30 vitesh


Kerkojne voten per te patur pushtet dhe pushtetin e duan per tu bere milionier duke vjedhur si grykesa

Edhe sa kohe Shqiptaret do votojne hajdute ordinere?????”, shkruan Murrizi.

Sot.com.al
 
Top