Mos ndërhyni në vuajtjet e të tjerëve

Ky shkrim më bëri përshtypje. Do doja mendimin tuaj pasi më futi në dilemë 🤔

"Asnjëherë mos ndërhy në vuajtjet e të tjerëve.
Njeriu duhet të lodhet nga vetja dhe të pijë deri në fund filxhanin e helmit që meriton.
Mos jini mendjemëdhenj dhe mos shpresoni të jeni në gjendje t'i ndihmoni të gjithë, është e mundur vetëm të ndihmoni ata që janë të gatshëm të pranojnë ndihmën.
Një person në dhimbje e sheh botën përmes dhimbjes së tij, dhe për këtë arsye është i shurdhër dhe i verbër.
Të gjithë e tërheqin me vete përvojën e tyre jetësore pa e parë që është një peshë e vdekur.
Nëse ndërhyni në vuajtjet e të tjerëve, vorbulla karmike do t'ju thithë në një lojë që është e huaj për ju.
Mos harroni se njeriu është i aftë të infektojë, me vuajtjet e tij.
Vazhdoni rrugën tuaj pa shikuar prapa.
Vetëm nëse jeni duke bërë rrugën tuaj, mund t'i ndihmoni njerëzit të ngrihen."

(Satyananda Saraswati)
Mësues indian në yoga
IMG_20220509_223306.jpg

Këtu, mbase nuk po flitet për të mos ndihmuar ata që vuajnë pa dallim, por për të ndaluar së ndihmuari duke çekuilibruar ata që nuk dinë të vlerësojnë situatën e të sëmurit, që nuk mund të ndihmojnë veten e tyre dhe nuk dinë të shohin dhe kuptojnë atë që duhet të refuzojnë. në jetën e tyre për t'u përmirësuar (ai duhet të lodhet nga vetja ... peshën e të vdekurit... kush është gati të pranojë ndihmë.)
Nuk mund t'i ndihmoni ata që nuk duan të ndihmohen. Nëse përpiqesh, psh, të shpëtosh dikë që po mbytet dhe nuk dëshiron të shpëtosh, rrezikon të mbytesh me të..🤔

Dilemë e madhe për Anunnaki 👍🤔🙈
 
Ne nuk mund te shpetojme askend, por jo rralle here Zoti na jep mundesine qe t'i lehtesojme nje situate XY personi.
Deshira per te ndihmuar e bere mire duhet te na shoqeroje ne cdo sekond, por duhet te jemi vigjilent qe te dime kur dhe si ta perdorim. Ka raste kur heshtja apo lenia ne hallin e tij eshte me e mire, ka raste te tjera kur duhet te dish me shume sesa te kesh, sepse me perpjekjen tende mund t'a perkeqesosh gjendjen me shume. Por mbi te gjitha, duhet te dime edhe si te shpetojme veten! Shpesh gjendemi perballe disa njerezve qe vete jane ne dite te hallit e mundohen si te "ndihmojne" tjetrin. (me i dhene mend me shume)
 
Ah Sikur te mund te kisha forcen per te ndryshuar gjerat sikur…….

Do i shpetoja jeten nje nene dhe do i riktheja buzeqeshjen nje bebe .

Un jam dakort qe kur nje person Eshte në hall ka nevoj per qetesi …ama jam dhe pak kunder sepse un jam ai lloj njeriu qe Ndoshta nuk bej shume ama i jap zemren time Nese mundem.
Nese jo .. kohen time , e degjoj, qendroj prane , nuk lejoj ti bejn keq .

Mundohem ti marr nje buzeqeshje dhe kur syt i ka me lot .
Gjera minimale qe mund ti fal cdo kush qe te ka per zemer .
 
Nga eksperiencat e mia ne jete,nga kontakte sociale,shoqerore,pune shoqerie etj etj.
Sigurisht iden time modeste jap,pasi keto jane aspekte relative dhe ne varsi se si i mendon gjithsecili.
Por ajo qe kam kuptuar eshte;
Ka dy lloje te dukshem njerzish.
Njera pale qe e perballon dhimbjen,vuajtjen apo rendesen e nje situate ne jete.
Tjetra pale,qe pervec se ka vend per shume permirsim ne perballimin e ketyre situatave,ajo qe me ka bere pershtypje,tashme jo dhe aq,por dikure shume.
Eshte fakti qe disa njerez nuk jetojne dot pa perjetuar ne mendimet,perditshmerine e tyre me vuajtje, stres dhe drama.
Kjo kategori per mendimin tim,vertet e kane forme jete.
Nuk e di cili eshte shkaku apo arsyeja qe con ne kete lloj koncepti ne brendesine e trurit tyre.
Por me Bindje mund te them, qe tek kjo kategori duhet te distancohesh.
Kete e them sepse sic e thash ne fillim gjate jetes,jam gjendur prane me natyra te tilla,perseri nese gjendem bej dicka apo perpiqem por me nje mase te caktuar.
Jo me si dikur!
PSe? Sepse thejsht eshte ne stilin e tyre te jetojne ne ate forme!
Per sa i perket ndihmeses ne pergjethsi,njeriu duhet te jete i gatshem ta jap ndihmen e ti,aty ku e shikon te arsyeshme dhe normalisht kupton ose vlerson qe kjo ndihme do beje sadopak permirsim.
Ne te kundert nuk ka pse njeriu te harxhoj energjine e ti,duke ditur qe ska asnje peshe aty ku e hedh.
 
Atëherë sipas jush, duhet analizuar çdo rast në vete. T'a ndihmoni apo jo 🤔
Ta merr mendja! 😁
Ja pashe 1 njeri qe po mbytet ne lume. Une(uroj) te kem mendte ne vend ne ate cast e te mos hidhem per t'a shpetuar. Sepse, nuk di not (serio)!
E sigurte qe do mbytemi te dy!
 
Ta merr mendja! 😁
Ja pashe 1 njeri qe po mbytet ne lume. Une(uroj) te kem mendte ne vend ne ate cast e te mos hidhem per t'a shpetuar. Sepse, nuk di not (serio)!
E sigurte qe do mbytemi te dy!
Si nuk di not 🙈
Mos e merr as si shembull që mund të shpëtosh dikë nga mbytja 😀
 
Atëherë sipas jush, duhet analizuar çdo rast në vete. T'a ndihmoni apo jo 🤔
Nese ne ,marrim gjithnje anen e ndihmes,i bie qe kalojme ne termin absolut.
une ndihmesi dhe tjetri vuajtesi.
Qendron!?
No!
Atehere shoqeria njerzore eshte e ndertuar mbi boshtin.ndihmojme e na ndihmojne. Ky eshte kusht i shoqeris njerzore.
Thjesht ne thelb te kesaj eshte afrueshmeria e llojit te ndihmes qe mund te kuptosh dhe ta pranosh,e po aq te dish ta japesh dhe te zej vend.
PRa si ne cdo fushe tjeter,eshte pikerisht diversiteti i ndihmes qe bene nje fushe luajale dhe sipas situates ,rastit dhe rrethanave.
 
Atëherë sipas jush, duhet analizuar çdo rast në vete. T'a ndihmoni apo jo 🤔
Ti do ndihmoje ? Ke ndihmuar ?

Sa per pyetjen normale qe varet nga rasti dhe mundesia . Reciprociteti Eshte i rendesishem Por …..dhe Nese ska reciprocitet cdo e mire qe behet e ben se e ndjen .

Pa patur pritshmeri.
 
Shum teme e mir,sepse cdo dite kemi njerze ne rrethin tone se ballafaqohen me vujtje dhe dhimbje..
Ndima me e madhe eshte nje fjal e mir dhe cdo here larg dhimbjes se ka..pastaj jo te shqetsojm cdo minut sepse kta cecular tani sikur jan ba te besdiseshen ku nuk mbete gje private.

Urojm nga zemra te kemi sa me pak vujtje dhe aspak fare dhimbje 🤲
 
Ndihmë.
Tani zemrën nuk ja jap dot dikujt që kërkon transplant zemre.
Vjen një moment kur ti lodhesh duke qen diell për të gjithë.
Dhe personi tjetër përfiton nga rasti,duke qen se ti je gjithmon aty për të.
E dim se jeta është e shkurtër,por pak egoizëm na bën mirë ndonjëherë.
 
Askush nuk duhet te prishe qetesine e njerezve.
Sepse disa nderhyjne pa ftuar, thjeshte per te treguar se ja, cfare bej une.
Por, te jesh njeri i mire apo te dukesh, nga te jesh njeri i drejte eshte krejt tjeter gje.
Prandaj njerezit nuk duhet te nderhyjne, kurreee!
 
Top