Mos shkoni në dhomën tjetër për të diskutuar

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
o-FIGHTING-IN-FRONT-OF-KIDS-facebook.jpg



Shumë prindër harrojnë mënyrat e krijimit të një jete familjare pozitive dhe mundohen të ndreqin gabimet e palës përballë duke harruar veten. Lënia e diskutimit në një vend tjetër për të shmangur ndikimin e fëmijëve është shumë e gabuar.

Prof. Adem Gunes, ka prezantuar librin e tij të titulluar “Komunikimi pozitiv në edukimin e fëmijës”. Në këtë libër mund të shohim qartë shembujt ku prindërit ndërrojnë vendin e diskutimit nga salloni shkojnë në dhomën e gjumit për të diskutuar, në mënyrë që të mos i shohin e dëgjojnë fëmijët. Por shembuj të tillë nuk janë të drejtë dhe kjo mënyrë është shumë e gabuar. Diskutoni pranë fëmijëve tuaj.

Diskutimet familjare duhen bërë në prezencë të fëmijëve. Nëse diskutimet zhvillohen pranë fëmijëve ata do të mësojnë ndryshimin mes grindjes dhe diskutimit. Kur fëmija nuk ndodhet pranë prindërve ndërkohë që ata diskutojnë apo grinden, ai përpiqet të imagjinojë ngjarjen dhe ndihet fajtor për këtë. Dhe kjo shkakton një situatë shumë të padrejtë. Për këtë arsye fëmija duhet të jetë prezent në diskutim dhe gjithashtu të jetë dëshmitar i përfundimit të diskutimit.

Problemet e pazgjidhura brenda familjes shkaktojnë shpërqendrim dhe hiperaktivitet te fëmijët. Në diskutimet ku fëmija është prezent diskutimit i duhet dhënë fund aty për aty dhe fëmija duhet të mendojë se problemi është zgjidhur. Kur prindërit diskutojnë pranë fëmijëve ata arrijnë të kuptojnë mënyrën e menaxhimit të një diskutimi. Si rrjedhojë edhe bashkëshortët i zgjidhin më lehtë problemet ngaqë janë pranë fëmijëve dhe mësojnë të diskutojnë pa kaluar në grindje.

/Revista Drita Islame, Maj 2013 /
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Mos shkoni në dhomën tjetër për të diskutuar

Per mua jo.
Sepse femija me pak ngritje zeri kujton moa grinden
do marre anen e do jete me i lidhur me ate personin e qete.

Pastaj helebete njerez jemi nga nje diskutim ca sthua pastaj
smerr sh parasysh ke ke afer
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Mos shkoni në dhomën tjetër për të diskutuar

Realisht jam per diskutimin konstruktiv ne prani te femijve...ate regresivin me menu kafshesh brenda jo. Sepse do kishim nje femije i cili do krijonte pershtypjen se "dhuna" e fjalve eshte legjitime per aq kohe sa dy shtyllat ku ai mbeshtetet e bejne kete.
Femijet nuk jane aq te zote te gjykojne...ata jane te zote te kopjojne.kjo eshte teper e rende!
 
Titulli: Mos shkoni në dhomën tjetër për të diskutuar

mbaj mend si sot kur ato nderruan dhom dhe un qaja.

Del mami nga dhoma dhe mpyt ca kisha

"jeni merzit se boj prapsina prandaj po ziheni"

qeshi me te madhe, me perqafoj dhe mtha qe e kisha gabim.
Por ate dit kam vazhduar te ndihesha fajtore...


Prandaj dhash like ksaj teme
 
Top