Mos u mërzit për Profetin!

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nga: Kimete Berisha


Jo Profetin Muhamed, por cilindo njeri në botë e ofendon nëse e vizaton cullak, aq më tepër dikë që as nuk e ke parë cullak, as nuk e ke idenë se si duket cullak e as se si është dukur i veshur me tesha.
Sepse, krejt bukuria dhe simbolika e figurës së Profetit Muhamed është te misterioziteti i pamjes së tij fizike.
Je i bukur, më i bukuri në botë kur askush nuk e di si dukesh!
Është bukuri e 'frikshme', që të bën ta respektosh, është një bukuri që nuk të jep mundësi ta komentosh.
Dikë që nuk e ke parë, nuk mund ta komentosh, as ta lavdërosh e as ta përqeshësh!
Po pra, këdo që e vizaton cullak me prapanicë përpjetë është ofendim, është fyerje.
Por, ofendimi dhe fyerja në këtë rast nuk kryejnë punë.
Në prapanicën e karikaturës në fjalë është vendosur një yll i verdhë, si ai ylli që ua vënin hebrenjëve, si shenjë dalluese, për t'i çuar drejt vdekjes.
Porosia e karikaturës thotë 'Është zbuluar një Yll'.
Dhe ky është dështimi i parë i autorit.
'Ylli' nuk mund të zbulohet për së vdekuri, prandaj karikaturën nuk duhet ta merrni seriozisht, sepse autori nuk ia ka arritur qëllimit, fjalën e ka për një Muhamed që u zbulua sot, sepse Profetin Muhamed është shumë vonë për ta zbuluar.
Për ta kuptuar vogëlsinë e një krijuesi, shikoje me çfarë tema merret. Sa më i vogël dhe i dështuar 'autori', aq më shumë merret me tema të mëdha.
Vet qëllimi i karikaturës në përgjithësi është fyes, duhet ta kuptoni, sepse vetëm për fyerje dhe përqeshje ekziston karikatura.
Karikaturë të 'ndershme' e sikushi, nuk ka.
Karikatura ka për qëllim të zmadhojë organe apo veti që e karakterizojnë një person!
Profeti Muhamed ka më shumë ndjekës se çdo njeri i gjallë.
Nuk bëhesh i madh duke e pikturuar cullak, as duke e fyer.
As duke kujtuar se prapanica është organ i turpshëm!
Dhe nëse kujton se kur do ta shkatërrosh dikë, preke 'aty'.
Mjerim psikik dhe varfëri e madhe kur kujton se e shkatërron, e shtin nën dhé (me një karikaturë cullak), dikë që me shekuj është nën dhé.
Askush nuk arrin asnjë të mirë me fyerje.
Dhe askush kurrë nuk u shkatërrua nga një karikaturë.
Prandaj, Ti si besimtar që je, mos u pikëllo.
Ka kush e mbron Profetin nga e keqja.
Atij as që i nevojitet mbrojtje.
Sepse e kanë mohuar dhe e kanë përqeshur për së gjalli dhe nuk është hakmarr.
Kush ka lexuar nga Ju e dini mirë se si në fillim e mohuan dhe e përqeshën Profetin, por ai kishte durim.
Bile një herë kur u sëmurë dhe nuk shkonte dot as në xhami, një komshije që e refuzonte besimin në Zot, tha e pyeti Profetin me përbuzje 'Hë, ku e ke tash Zotin, pse s'po t'ndihmon'.
Por, Profeti nuk ia ktheu me të keq.
Pra, njerëzit e mëdhenj dhe të zgjedhur, Profetë nuk bëhen pa e mësuar pikë së pari mohimin dhe fyerjen. Profeti e ka kaluar për së gjalli atë 'flamë'.
Ata që sot 'e zhveshin' cullak pa ia parë asnjë fotografi dhe pa e pasur as idenë më të vogël se si është dukur, ata ku me ditë kë e kanë zhveshur.
Askush s'mund të garantoj se karikatura në foto është e Profetit Muhamed. Karikaturisti ka qejf të mendoj se e ka zhveshur Profetin me laps.
Sepse askush s'do ta njihte Profetin edhe po ta kishte para syve.
'Muhamed' mund të jetë kushdo në karikaturë, përveç Atij që kurrë askush nuk e ka parë si duket.
Misterioziteti e mbron Profetin nga fyerja.
Mund t'ia 'mohosh' mësimet, por s'mund të dish kujt po ia mohon.
Për ta bërë karikaturë Profetin Muhamed, do të duhej ta dije si dukej.
E këtë kënaqësi feja islame nuk ia ka dhënë askujt në botë.
Dhe kjo është enigma më e bukur e fesë.
Prandaj, mos u merr me atë karikaturë. Thjesht mos e shiko.
Është e drejtë e gjithkujt të jetë 'i keq'!
Mos e mbroni të zgjedhurin e Zotit nga njeriu i thjesht, se ka kush e mbron Profetin Muhamed!
S'ka nevojë që i shenjti matanë qiejve të mbrohet nga njerëzit e kësaj bote, sepse as që jeton në këtë botë.
Thjesht vazhdo duaje Profetin tënd!
Dashuri të vrazhdtë nuk ka.
Dashuria është vetëmbrojtja më e mirë.
P.S. Nejse, me largu shkencëtarin 'aksidental'

prej France nuk është ide e keqe.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Profeti Muhamed ka më shumë ndjekës se çdo njeri i gjallë
Sa mir e ka then🌟


Mos e mbroni të zgjedhurin e Zotit nga njeriu i thjesht, se ka kush e mbron Profetin Muhamed

👍👍👍
 
Profeti Muhamed ka më shumë ndjekës se çdo njeri i gjallë
Sa mir e ka then🌟


Mos e mbroni të zgjedhurin e Zotit nga njeriu i thjesht, se ka kush e mbron Profetin Muhamed

👍👍👍
Dhe ne fakt ketu ne fv se ka mbrojtur asnjeri, perfshire ty👍
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Dhe ne fakt ketu ne fv se ka mbrojtur asnjeri, perfshire ty👍
Mbase se jemi shum te thjeshte per ta mbrojt dike se zoti e ka perzgjedhur si prejgamber me te dashur dhe vul si prejgamber te fundit👍
 
Redaktimi i fundit:

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Kjo u drejtohet muslimaneve qe te qetesohen e te mos merren me revista aq te uleta!

Ti e ke mire, dhe une ashtu them ama Kur shoh njerez qe njoh por dhe qe nuk i njoh qe thone se eshte liri fjale, kur media e ben kryefjale, kur "presidenti europes" thote islam terrorist dhe kjo rrjedhimisht me ben mua muslimane terroriste(sipas tij) nuk me rrihet te mundohem me i qartesu se liri fjale nuk do me thene Ofendim! 🤗 Fundja njerez prej mishi e gjaku jemi! 😂

Dhe po, e pranoj! Une nuk dua ta shoh profetin tim te imagjinuar prej tyre lakuriq. Edhe sa here te kem mundesi apo te vihet ne dyshim figura e tij do e pranoj se jam aq falenderuese Zotit qe me ka mundesuar ta njoh dhe besoj ate! Dhe me fjalen time do perpiqem te shkruaj per vlerat qe ai Njeri ka percuar e percon!
 

Vinjol

Status Online....... Po zihem me grate e forumit
Besim i sinqerte quhet ai qe besohet me zemer e me shpirt sic beson cdo mysliman << perfshire dhe mua >>
sepse ne gjera materiale besojne te gjithe

Nuk ekziston ne kte bote nji shenje e Profetit Mohamed s,a,v,s
Por njerezia beson ne fjalet e tij e ne veprat e tij
 
Top