Mosha per te perdorur grimin

Hermosita

Antar Aktiv
Cila eshte sipas jush mosha e duhur per te perdorur grimin, duke filluar nga hijezimet me te lehta qe mund t'i japim syve apo buzeve, dhe duke vazhduar tek truku i rende... Cfare mendoni kur shihni nje "pothuajse femije" te lyer si nje i rritur?
 

Schila

VIP
Diku te 14-15 vjec duke filluar me nuancat me te lehta te syve apo tek shkelqyesat ebuzeve, ndonje rimel tek tuk.............por absolutisht jo tek lapsi i zi.
 

shiHanny!!

psiko pa shpres sherimi
per veten teme kurr hiq ....kur i bon 18 vj besoj, pikturohu, tranohu, bon seks e bon qa dush:rolleyes:...qa menoj kur shoh ni bebush t'pikturume??beh qe ska prind me ja flakaresh qysh duhet..
 
Une mendoj se deri ne moshen 17 - 18 vjece vajzat nuk kane nevoje per grim - kane bukurine dhe freskine e vet. Disa behen si klounet e cirkut kur lyhen qe ne moshe te re. :fluturoze:
 

sensuu

sweet
ku i dihet..tani vajzat e dine vete kur ta perdorin grimin..normalisht ndodh atehere kur fillojne dashurickat:p...per t'ju dukur e bukur nje cuni.......qe ne 8 -vjecare dmth::D

une 17 kam filluar perdor pak,por edhe atehere nuk dija....qe te isha baraz me te tjerat ahhaha
 
mire eshte qe trukimi te perdoret aty rreth moshes 17 vjec,por kush te degjon sot!!!! tani fillojn lyhen qe ne moshen 12 vjec e ngjajn si 20 vjec!
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
Se di, une vete 19 kam qene kur kam filluar me lapsin e zi dhe rimelin, por me pare vetem lip gloss dhe lip balm (shyqyr nuk kam vuajtur nga pucrat qe te patinoja fytyren me lloj lloj kremrash, dhe akoma nuk i perdor keto, mbase kur te plakem).
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Mosha per te perdorur grimin

Sot spo kane moshe fare,kujt ti teket e ben dhe lyhen...Kam pare vajza 14 vjece ose 15 me vetualla te hequra,me dy gisht krem puder,e te nxira ne sy qe me kane bere vertet peshtypje...Me vertete qe sot si femrat si meshkujt,por po marr rastin e femrave jane te zhvilluara ne trup dhe ne mendje,por jane te dhena qe ne moshe te njome pas makiazheve...Une si moshe te pershtashme do jepja moshen mbi 18,aty duhet te fillojne te bejne pak ndryshime..Duhet te fillojne me dicka te lehte me shume drejt natyrales,duke mos ja humbur vleren tipareve te tyre...Me ka rastis te shoh femra ose femije po i them se 15 vjec femije eshte akoma,pa makiazh dhe me vone ta shoh me makiazh ca ndryshimi...Kur ishte pa makiazh kishte freskine dhe pmajen e taman nje te moshes se saj,me makiazh kam mbet e habitur dukej si 20 vjece...Se kuptoj pse gjith ky ngut per ritje,per ''plakje'',kur cdo etape jete ka nje rendesi te saj sic ka dhe nje bukuri te vetvete...
 

sensuu

sweet
Titulli: Mosha per te perdorur grimin

pse ndodh qe kur je adoleshente te pelqen te perdoresh grim .........me vone ste pelqen me???
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Titulli: Mosha per te perdorur grimin

pse ndodh qe kur je adoleshente te pelqen te perdoresh grim .........me vone ste pelqen me???

Mua me ka pelqeyer gjithmone...Por kjo qe thua ti besoj se ndodh sepse do te eksplorosh ,tashme je kurioze per cdo gje dhe sidomos per trupin tend,pa llogarit se ashtu do ndihesh me e madhe te duket se fiton ''kredi'' ne shoqeri...Gjithashtu te ''hy vetja ne qejf'' ske aq pjekuri ca te vendosesh se cdo,por do sado pak te terheqesh vemendje..E ke vene re se zakonisht adoleshentet jo se kane probleme por i krijojne vete problemet se duan te jene ne qender te vemendjes...
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Mosha per te perdorur grimin

un kur isha nshkoll tmesme nuk perdorja tualet :D
Kur hyra ne universitet nga viti i par me merrr njera nga ato gocat e me heq vetullat e mberi tualet
Ateher m hyri ne qef edhe fillova tlyhesha vet
kam qen 18_19 vjece kur perdora tualet per her tpar
 

Endrra

VIP
Titulli: Mosha per te perdorur grimin

ah tualet per here te pare ?

اa ti pikturosh nje Baby Face aman ... edhe parukierja kish ren ne hall.

Po te bej shume kacurrela per vellon qe te duket ndryshimi se fytyres se di cti ndryshoj ahahaha
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Mosha per te perdorur grimin

diku mosha 16 , pak laps per syte dhe buzet lol
kur ikja ne shkolle kallangjosesha , sa arrija ne fshihesha

mbaj mend time moter qe me thosh, po mos u ly mi se dukesh si qorre lol
 
Titulli: Mosha per te perdorur grimin

Nga mosha 16-17 fillova une duke kopjuar shoqkat por jo pudra e kshu gjerash vec syte pak e nje buzekuq ne ngjyren e buzeve qe mos bija ne sy shume,si cupkelinka hesapi :p
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Mosha per te perdorur grimin

E Kam perdore diku ne gjimnaz nga viti trete,pak tualet syve.
Por asnjehere nuk kam bere tualet te rend.
Ndersa vitet e fundit,pergjethsisht vendose vetem krem hidratues,mund te kalojne muaji pa tualet fare.
Por dhe kur bej ngelem fans e tualetit te lehte fare,ose me sakte telendis pak syckat ahahahha.
Nese do thoja kur duhet te fillojne tualetin femrat.?
Pas 17 vjec e pas ,kur te duan.
Por ama ta bejne te lehte dhe te fresket pa u kallangjosur ne ngjyra e bojra si klloun.
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Mosha per te perdorur grimin

Tani vone kam filluar ta perdori .... & me pelqen , nuk e perdori shume rende ... por syte dhe vetullat me pelqen ti theksoj .
 
Titulli: Mosha per te perdorur grimin

Une nga mosha 20 vj.fillova i çik te perdor ngjyra veç pak nuanca per floket.
Pjese e tjr skisha nevoj fale zotit .hahaha
 
Top