• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

MotoGp, tjetër sukses për Marc Marquez

cent

Banned
Marc Marquez siguroi në Cmimin e Madh të Cekisë fitoren e katërt radhazi dhe 20-vjecari debutues vazhdon mbretërimin e tij në edicionin e sivjetshëm të Moto Gp. ثshtë e habitshme mënyra sesi numri 93 I Honda-s është përshtatur kaq shpejt me motorin e tij apo dhe klasin 1000 cc, megjithatë gara e Brno-s konfirmoi sërish talentin e jashtëzakonshëm që zotëron piloti katalan. Në garën e 11 të sezonit si dhe të dytën rresht në harkun e vetëm 8 ditëve, pas triumfit në Indianapolis, Marc Marquez ishte thjesht perfekt duke shfaqur një miks qetësie, kujdesi, agresiviteti dhe në fund kur pati nevojë madje nxorri në pah edhe vlerat e tij në mbrojtje duke mbajtur pas shokun e tij të skuadrës Pedrosa. Crutchlow startoi për herë të dytë në këtë sezon nga pole position, sidoqoftë mjaftuan vetëm tre kthesa që britaniku t’I shikonte të tjerët përpara vetes.

Në xhiron e dytë u regjistrua një përplasje ndërmjet spanjollit Hector Barbera dhe italianit Claudio Corti, gjithsesi në krye muzika vazhdoi po njësoj me tre tenorët spanjollë që diktuan ritmin. Lorenzo ashtu si edhe në Indy provoi të shkëputej nga dy motorët e ekipit HRC, megjithatë u duk vërtet që ishte një mision tepër i vështirë sidomos pas pikave të para të shiut që nisën në mesin e garës, kur edhe u shpalosën flamujt e bardhë, për t’I hapur rrugë procedurës së një gare “flag to flag”. Jorge u parakalua 7 xhiro para fundit, gjithsesi 26-vjecari nga Majorka nuk u dorëzua dhe tre xhiro më vonë rimori kryesimin. Mendohej të ishte një garë pro motorëve Yamaha për shkak të kohëve mjaft të mira në prova por në fakt gjërat shkuan krejt ndryshe dhe në fund kampioni në fuqi nuk I rezistoi dot presionit në rritje të dyshes Marquez – Pedrosa që jo vetëm e parakaloi por dhuroi gjithashtu një duel mjaft të bukur në dy xhirot e fundit. Marquez zmbrapsi të gjitha tentativat e shokut të skuadrës duke koleksionuar njëkohësisht suksesin e tij të pestë sezonal, rezultat ky që përbën një rekord absolut në Klasin Mbretëror pasi e bën 20-vjecarin nga Cervera të parin pilot në histori që arrin të fitojë pesë gara gjatë sezonit të tij debutues në Moto Gp.

Britaniku Cal Crutchlow u rrëzua në xhiron e 8, kur ndodhej në pozicionin e katërt, gjithsesi ky vend në fund shkoi për 9 herë kampionin e botës Valentino Rossi, që mundi për 0,077” spanjollin tjetër Alvaro Baustista, sidoqoftë në fund vlen të përmendet se diferenca e Doktorit me Marquez ishte plot 10”. Gjithsej mbeten edhe 7 gara deri në fund të sezonit dhe prova e radhës për të gjithë pilotët do të jetë pas vetëm një jave në Silverstone, për Cmimin e Madh të Britanisë, megjithatë cështja e titullit duket qartë që kalon nga ekipi HRC, pasi Marquez udhëheq renditjen e përgjithshme me 26 pikë më tepër se Pedrosa, ndërsa Lorenzo tashmë e shikon veten plot 44 pikë larg kreut.
/S.Sport
 
Top