Mourinho: Te Reali për të mundur Barcën

cent

...Lontano
2j5z8cy.jpg Trajneri i Realit të Madridit, Hose Mourinho flet për zgjedhjen e bërë prej tij në vitin 2010 kur pranoi kalimin tek skuadra merenges. Në një interviste për të përditshmen spanjolle 'AS', tekniku portugez deklaroi se i pëlqenin sfidat e vështira, sidomos rivaliteti me Barcelonën.

'Preferova të merrja drejtimin e Realit të Madridit për t'u përballur me një skuadër si Barcelona-tha në intervistën e tij Mourinho. - Në çdo kampionat tjetër do ta kisha të lehtë për të fituar. Sezonin e kaluar e ndërpremë serinë e fitoreve të Barcelonës kjo edhe për meritë të kësaj të fundit pasi na stimuloi jashtë mase".

Më pas Mourinho foli edhe për futbollin italian ku ai qëndroi për 2 sezone me skuadrën e Interit me të cilin arriti të fitojë edhe Ligën e Kampioneve përvec Serisë A dhe Kupës së Italisë.

'Futbolli italian po jeton momente shumë të vështira-vijoi Mourinho, - vetëm Juventusi është në gjendje të mbajë hapin e skuadrave të tjerë të mëdha evropiane'
 

My Self

Born To Be Happy
Re: Mourinho: Te Reali për të mundur Barcën

kot mundohesh se ske shanc me Barcelonen :D
 
Titulli: Mourinho: Te Reali për të mundur Barcën

Mourinho eshte strateg futbolli , mendoi se per futboll cdo ekip qe e ka menagjuar si Porton , Celsin , Interin e tani me Real Madridin i ka bere Kampion ka arrit suksese . Barcelones ja murr ligen kampionatine fundit te liges . Tani ne keto dite ja fitoi superkupen mendoi si me ekipet e tjera qe e ka fituar Ligen e Kampioneve kesaj radhe do ta fitoj edhe me Realin .
Eshte prej trajnerve me te zot duhet dhene doren , eshte per duartrokitje suksesi i tij .
 
Top