Mund te kisha liri,por zgjodha te kem femije.

Arfenilla

Themelues i Forumit
Paramendoj ndonjëherë se si do dukesha unë po të mos kisha fëmijë? Do të nxitoja për punë dhe ti kryej të gjitha detyrimet. Do shkoja në drekë me miqtë pa u shqetësuar për asgjë.

Ky lloj i grave mund të ketë fëmijë një ditë, por tani mendja e saj nuk e paramendon se si do dukej mëmësia në jetën e saj. Unë akoma mund të isha ajo grua pa fëmijë. Por në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë – edhe ato 3 fëmijë në 5 vjet.

Mund të kisha një mëngjes të qetë dhe të pi një filxhan kafe rehat deri sa përgatitem.

Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.

Mund të kisha fundjava ku do flija gjumë deri vonë.

Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.

Mund të kisha më shumë para në bankë.

Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.

Mund të kisha një makinë të lezetshme.

Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.

Mund të udhëtoja në botë dhe të shihja Parisin, Londrën, Pekinin, Stambollin.

Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.

Mund të kisha mbrëmje romantike me të dashurin tim.

Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.

Mund të kisha flokë të stiluara në mënyrë të përsosur dhe veshje elegante.

Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.

Mund të kisha një shtëpi të dizajnuar bukur me mobile luksoze.

Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.

Mund t’i kaloja vitet e fundit duke u përpjekur për karrierë, duke qëndruar vonë në zyrë pa u shqetësuar për asgjë, përveç afateve dhe qëllimeve.

Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.

Mund të kisha një stomak të sheshtë, pa shenja strijesh.

Në vend të kësaj, unë zgjodha të kem fëmijë.

Unë mund të isha e lirë të bëja gjithçka që dua, sa herë që dua.

Në vend të kësaj, unë kam fëmijë./KultPlus.com/supergrate.net
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Sa shkrim pa lidhje , pse ato gra qe kane femije nuk paskan liri kshu ? 😄
E ke kuptu shume gabim..flete per lirin pak a shum te kufizuar se ja bene vetes.jo nga dikush tjeter..
 
Delirium

No description ...

E di ate kengen ti ?
kush tia beje babait kafene , le tja beje kush te doje , kush i tha te me martoje 😄😄
 
Hope

◕‿◕
edhe ato 3 fëmijë në 5 vjet.
Une i kam shume "inat" femrat qe viktimizohen sepse bejne femije! Kush i detyron te bejne femije brenda 5 viteve?
Nqs nuk e ndjen veten gati te jesh prind e te duket se po ben sakrificen madheshtore per kete pune, me mire mos e bej fare!
Fundja tere jeten do turfullosh duke thene "do beja kete e ate po mos kisha femijet!"
Jo cdo njeri duhet te kete femije, pavarsisht presionit social, sepse jo cdo njeri eshte i afte te risi e te zhvilloj emocionalisht e shpirterisht e intelektualisht nje femije.
Keshtu qe kush ben femije le te mbaj pergjegjesine e aktit tyre (seksual!)
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Ka shume femra qe per hir te femijve te tyre,per ti rritur sic duhet,sidomos kur s`kane ndihme nga te aferm,kane hequr dore per nje priudhe kohe,ose dhe jane shkeputur fare nga puna,karriera etj etj.
Por mendoj qe duhet gjetur njefare mesatarje mes te dyjave.
Ama nuk eshte e lehte dhe te cosh karrieren perpara dhe te rrisesh femijet.
Don shume pune dhe vullnet.
 
NGU

Wild child full of grace 💫
Femija eshte gjeja me e bukur qe mund te ndodhe ne kte jete :d
Pas disa vitesh do flas prap ne kte teme kur ta mare kte pergjegjesi edhe une 😋
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Une i kam shume "inat" femrat qe viktimizohen sepse bejne femije! Kush i detyron te bejne femije brenda 5 viteve?
Nqs nuk e ndjen veten gati te jesh prind e te duket se po ben sakrificen madheshtore per kete pune, me mire mos e bej fare!
Fundja tere jeten do turfullosh duke thene "do beja kete e ate po mos kisha femijet!"
Jo cdo njeri duhet te kete femije, pavarsisht presionit social, sepse jo cdo njeri eshte i afte te risi e te zhvilloj emocionalisht e shperterisht e intelektualisht nje femije.
Keshtu qe kush ben femije le te mbaj pergjegjesine e aktit tyre (seksual!)
Qendron,shume e drejte.
Por me beso mua eshte nje koncept teper prendimore dhe per shoqerite e moderuara ne thelb kjo qe thua ti.
Ne Shqiperi nuk eshte e larte % e asaj shoqerie qe shikon keshtu kete kendveshtrim.
 
Delirium

No description ...
Une i kam shume "inat" femrat qe viktimizohen sepse bejne femije! Kush i detyron te bejne femije brenda 5 viteve?
Nqs nuk e ndjen veten gati te jesh prind e te duket se po ben sakrificen madheshtore per kete pune, me mire mos e bej fare!
Fundja tere jeten do turfullosh duke thene "do beja kete e ate po mos kisha femijet!"
Jo cdo njeri duhet te kete femije, pavarsisht presionit social, sepse jo cdo njeri eshte i afte te risi e te zhvilloj emocionalisht e shpirterisht e intelektualisht nje femije.
Keshtu qe kush ben femije le te mbaj pergjegjesine e aktit tyre (seksual!)
Burri analfet & rural e detyron , per cfare i do 3 femije ne 5 vjet ?
 
Hope

◕‿◕
Qendron,shume e drejte.
Por me beso mua eshte nje koncept teper prendimore dhe per shoqerite e moderuara ne thelb kjo qe thua ti.
Ne Shqiperi nuk eshte e larte % e asaj shoqerie qe shikon keshtu kete kendveshtrim.
Se di, besoj qe me ka ardhur mua ne maj te hundes koncepti e u shpreha ashper, por seshte vetem shoqeria aty. Dhe ne perendim ke familje me 3 a 5 femije ku nena ri ne shtepi e meret me ta... por sekziston ky viktimizim, jane te kenaqur me zgjedhjen e tyre dhe me stilin e jetes te zgjedhur.
Ne jete duhet te zgjedhesh cfare ka me shume rendesi familja apo paraja. Veshtire ti besh mire te dyja kur sti mbeshtet njeri krahet! Por cdo gje kerkon nje sakrific e nje kompromis. Sic i ritur/adult i mer te gjitha parasysh para se te besh 1 a 3 femije!
 
Grensi

Dhe vjen nje dite..
LIRIA eshte gjeja me e cmuar per qeniet njerezore sidomos(sepse gjalllesat tjera e kane pak a shume...sidomos kafshet e pyllit..)
 
Delirium

No description ...
Hmmm po mire burrin analfabet kush e zgjodhi? Komshia?!
Mbleseria !
Hope per mashkullin eshte e thjeshte fare se 5 min pune ka , gruaja si mund ti kaloje 5 vjet te jetes ne nje rutine te tille ?
Pra ideja e ktij ruralit eshte qe ta izoloje gruan brenda shtepise , pa aktivitete pa asgje , si me qen kafshe . Nje cift i emancipuar nuk i ben kto gabime .
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Une i kam shume "inat" femrat qe viktimizohen sepse bejne femije! Kush i detyron te bejne femije brenda 5 viteve?
Nqs nuk e ndjen veten gati te jesh prind e te duket se po ben sakrificen madheshtore per kete pune, me mire mos e bej fare!
Fundja tere jeten do turfullosh duke thene "do beja kete e ate po mos kisha femijet!"
Jo cdo njeri duhet te kete femije, pavarsisht presionit social, sepse jo cdo njeri eshte i afte te risi e te zhvilloj emocionalisht e shpirterisht e intelektualisht nje femije.
Keshtu qe kush ben femije le te mbaj pergjegjesine e aktit tyre (seksual!)
Se besoi se viktimizohen..Se ni Nene kur vendos te kete femije,ajo i merr parasysh gjerat mundesit se nuk munde ti kete gjitha sikur kur eshte pa femije.Por thon mbase,haku i femive kam nderpre nje pune ose shkollimin..ama thelbi i jetes fillon mu ateher kur vin femijet ne jete..
Sado karier te keshe ,asgje nuk e plotson femiun..Prandaj nuk besoi se viktimizohen kur e mendojn ate knaqesi se i ofron femiu.
 
E ke shume gabim, jo cdo femer e ka kete kenaqesi edhe eshte me se normale, jemi ndryshe, kemi perspektiva te ndryshme!
Por ka femra qe sjane te sinqerta me veten e tyre ne radhe te pare te pranojne qe sduan te kene femije e i bejne vetem sepse "duhet", sepse ca do thot lagja, se kush do vij ne pleqeri e te tjera...
Mos u bazoni tek vetja te mendoni qe te gjitha jane njesoj.
 
Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Liria eshte nocion qe ne vete e vendosim
Sot e me shume e kuptojme ,e jo sepse zgjodhem te bejme femi, por na ka marre erzin pandemia!
 
Hope

◕‿◕
Mbleseria !
Hope per mashkullin eshte e thjeshte fare se 5 min pune ka , gruaja si mund ti kaloje 5 vjet te jetes ne nje rutine te tille ?
Pra ideja e ktij ruralit eshte qe ta izoloje gruan brenda shtepise , pa aktivitete pa asgje , si me qen kafshe . Nje cift i emancipuar nuk i ben kto gabime .
O Delirium, sic po te thoja qe ne perendim ka familje me me shume se 3 femije e asnjeri nuk qahet sepse eshte nje zgjedhje!
Edhe tema nuk i referohet asnje ruraleje qe do te vej te shetisi ne Pekin e ne Paris!
 
Delirium

No description ...
O Delirium, sic po te thoja qe ne perendim ka familje me me shume se 3 femije e asnjeri nuk qahet sepse eshte nje zgjedhje!
Edhe tema nuk i referohet asnje ruraleje qe do te vej te shetisi ne Pekin e ne Paris!
Po ka , ish e dashura ime Franceze kishte 4 femije , ama me gjithe burrin kishin bashkjetuar edhe punuar 10 vjet te dy bashke , para se te vendosnin ti benin , dmth kishin mundesite financiare per ta bere dicka te tille , plus ndihma e shtetit !
Si mundet nje puntor ndertimi ne Shqiperi te beje 3 femije dhe ti mbaje me nje rroge ?
Se gruaja nuk punon dot , a do mbaje femijet , do laj do gatuaj etj ! Jeta e asaj do jete vetem brenda 4 mureve , ska asnje aktivitet tjeter per ate , me pak fjale skllave !

Per mos te folur pastaj per divorcet , rekord ne Alb , me shume ndahen se martohen .

Tema te lodhshme per nje jo-prind si puna ime , flm 🙂
 
DeliriumMind

Antarë i Respektuar
Te them te drejten, pavarsisht se e di qe ndikohem nga deshira qe gjithmon kam pasur per tu bere nene, nuk jam ndjer kurr me liri te kufizuar... perkundrazi, me ka ngjyrosur ditet..
edhe qoft me panolino gjith mut qe i hypte deri ne kurriz kur e bente te holle.

Qe kur ka lindur, e kam marr kudo me vete... si me karroc neper autobuza, si me fasho kur kisha pun neper zyra dhe me duhej te ecja me shpejtesi.
E kam mare gjithmon me vete neper supermarket, neper pub-e, restorante apo dhe thjesht disko te hapur gjat pushimeve verore (ate nate ka flejt sikur me qen kukull me bizhamet e bugs bunny 😍).
Per mu ka qen gjithmon motiv krenarie... edhe kur e kapnin krizat e te qajtmes... doja te isha gjithmon prezente dhe kjo ndjesi vazhdon akoma sot.
Ama jam ndjere vetem. Dmth... jam izoluar sepse te gjitha shoqet/shoket e mi, flisnin per gjera qe tashme per mu ishin pa rendesi...
Punen nuk e kam lan... perkundrazi, full time dhe skam pothuajse fare ndihm qe kur ka lind.

Eshte me deshire
Askush nuk ju detyron sepse femija sot si sot,ka goxha shpenzime ... sidomos nese je si une qe i blen edhe henen.
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
E ke shume gabim, jo cdo femer e ka kete kenaqesi edhe eshte me se normale, jemi ndryshe, kemi perspektiva te ndryshme!
Por ka femra qe sjane te sinqerta me veten e tyre ne radhe te pare te pranojne qe sduan te kene femije e i bejne vetem sepse "duhet", sepse ca do thot lagja, se kush do vij ne pleqeri e te tjera...
Mos u bazoni tek vetja te mendoni qe te gjitha jane njesoj.
Nje nene se eshte nene ne kuptimin e plot te fjales per te kurr nuk eshte ngarkes femia.
Ka nena se i braktisin foshnje te posalindura..po ato jan te pa mbeshtetur .
Ja sonte lexova nje shkrim te nje gruaje ,qe ka ushtru profesionin e prostitutes,dhe ajo se me beri mos ta urrej kete grua..ishte pikrishte dashuria se ushqente per vajzat e saj..Ajo thot se nuk di ase kush eshte babai i tyre,por kurr nuk i braktisi.Ajo se me shtyri ne ate rrug thot ishte lufta per ekzistenc se kisha nje femij nga martesa e pare..
Pra dashuria e nenes per femiun ,kurr nuk konsumohet.
Kur mungon dashuria,mbeshtetja e partnerit femra shtyhet drejte nje zgjedhje shum here te gabuar.
Pastaj kemi raste nga lufta ne kosove..shume femra edhe pse te detyruar te braktisira nga familja dhe rrethi i ngushte familjar.kan vendos ti rrisin ata femij se kan ardhe si pasoj e dhunimit.
 
Arfenilla

Themelues i Forumit
Po ka , ish e dashura ime Franceze kishte 4 femije , ama me gjithe burrin kishin bashkjetuar edhe punuar 10 vjet te dy bashke , para se te vendosnin ti benin , dmth kishin mundesite financiare per ta bere dicka te tille , plus ndihma e shtetit !
Si mundet nje puntor ndertimi ne Shqiperi te beje 3 femije dhe ti mbaje me nje rroge ?
Se gruaja nuk punon dot , a do mbaje femijet , do laj do gatuaj etj ! Jeta e asaj do jete vetem brenda 4 mureve , ska asnje aktivitet tjeter per ate , me pak fjale skllave !

Per mos te folur pastaj per divorcet , rekord ne Alb , me shume ndahen se martohen .

Tema te lodhshme per nje jo-prind si puna ime , flm 🙂
Ca thu mo..po ne ks me 200£jeton familja me 7antare..mos i mendo ato femilje se shkojn cdo muaj duke vizitu shume vende apo se han sushi.po ja dalin mir.
Po gjyshrit tan.nenat se kan linde nga 10femije shume me te lumtura kan qen atehere me gjitha mungesat financiare,po kan pas dashurin dhe mbeshtetjen e njeri tjetrit..jo si sote,me nje femij 3here kerkon shkurorzim😡
 
Seriozisht e ke ? Nga 20 cent jane ushqimet ne Kosove ? Veshjet nga 1 euro ?
Mos fol kot Arfe 100 € ti don njeri fmi vec Pampers !
A me qene rrogat nga 700€ edhe ja del disi , i menaxhon ben hall 😄
 
Hope

◕‿◕
Nje nene se eshte nene ne kuptimin e plot te fjales per te kurr nuk eshte ngarkes femia.
Ka nena se i braktisin foshnje te posalindura..po ato jan te pa mbeshtetur .
Ja sonte lexova nje shkrim te nje gruaje ,qe ka ushtru profesionin e prostitutes,dhe ajo se me beri mos ta urrej kete grua..ishte pikrishte dashuria se ushqente per vajzat e saj..Ajo thot se nuk di ase kush eshte babai i tyre,por kurr nuk i braktisi.Ajo se me shtyri ne ate rrug thot ishte lufta per ekzistenc se kisha nje femij nga martesa e pare..
Pra dashuria e nenes per femiun ,kurr nuk konsumohet.
Kur mungon dashuria,mbeshtetja e partnerit femra shtyhet drejte nje zgjedhje shum here te gabuar.
Pastaj kemi raste nga lufta ne kosove..shume femra edhe pse te detyruar te braktisira nga familja dhe rrethi i ngushte familjar.kan vendos ti rrisin ata femij se kan ardhe si pasoj e dhunimit.
Nuk flasim per rastet ekstreme te dhunes e femijet si kjo pasoj.
Tema flet pikerisht per femren qe VENDOS vete te bej femije, qe e ka djenine e partenerit dhe pasojave te pasur femije.
Pra ku dua te dal eshte qe nje femer nqs se ka instinktin matern ska pse e forcon veten te behet nene sepse do shkatroj jeten e saj sic dhe te femijes.
 
Hope

◕‿◕
Seriozisht e ke ? Nga 20 cent jane ushqimet ne Kosove ? Veshjet nga 1 euro ?
Mos fol kot Arfe 100 € ti don njeri fmi vec Pampers !
A me qene rrogat nga 700€ edhe ja del disi , i menaxhon ben hall 😄
Sjemi ritur te gjithe me Pampers....
Kur si mer parasysh kostot, ben me ca e sa ke!
Pa merak se njerzit ja dalin....
 
Delirium

No description ...
Sjemi ritur te gjithe me Pampers....
Kur si mer parasysh kostot, ben me ca e sa ke!
Pa merak se njerzit ja dalin....
Nuk kam merak jo , ata qe i “pjellin” do i mbajne , ne mos i nxjerrin rrugve me lyp !
 
Top