“Mund të udhëtojmë në kohë përmes mendjes!”

cia-905x395.png

Ky raport i CIA-s po i habit të gjithë.​


Përdoruesit e TikTok kanë nxjerrë një raport te CIA-s, me pretendimin se “njerëzit mund të udhëtonin në kohë dhe hapësirë”, duke përdorur mendjet e tyre.

Raporti i vitit 1983 u bë i disponueshëm për publikun në vitin 2003 dhe shpjegon me detaje besimin e një teknike të quajtur “The Gateway Experience”.

Sipas CIA-s, “Përvoja Gateway” mund t’i lejojë njerëzit të kapërcejnë hapësirën dhe kohën.

Raporti i CIA-s konfirmon meditimin “e jashtëzakonshëm”, hipnozën dhe manifestimin / biofeedback dhe u referohet të gjitha këtyre si “pika fillestare të arsyeshme për të filluar”.

Përdorues të tjerë thonë se artikulli nuk ka marrë vëmendje më parë, sepse “është shumë i gjatë” dhe njerëzit s’e kanë lexuar.
Capture-2.png
Sipas Carey, dokumenti shpjegon se “ku shkojmë kur vdesim, çfarë është “vetëdija”, ç’është udhëtimi në kohë, dërgimi i mesazheve telepatike etj”.

Në raportin e quajtur “The Analysis and Assessment of The Gateway Process”, autori, nënkoloneli i ushtrisë amerikane, Wayne McDonnel shpjegon teknikën unike si një “sistem trajnimi”.

McDonnell thotë se sistemi është “krijuar për të sjellë forcë të shtuar, fokus dhe koherencë në amplituda dhe frekuencën e daljes së valës së trurit, midis hemisferës së majtë dhe të djathtë, në mënyrë që të ndryshojë vetëdijen, duke e zhvendosur atë jashtë sferës fizike dhe duke e “shpëtuar” kështu nga kufizimet e kohës dhe nga hapësira”.

Regjistrimet zanore përdoren në “përvojën” për të kontrolluar valët e trurit, për të alternuar mendjen.

Njerëzit, sidoqoftë, po kërkojnë që më shumë shpjegime të postohen në YouTube dhe raporti të shfaqet më i thjeshtëzuar.

j.l./ dita
 
Eshte mbreselenese te lexosh qe nje gje e tille eshte e mundur. Njerzimi i ka ditur te gjitha gjithmone, por nuk e kuptoj pse na jane percjelle si perralla, mite, fantazi e jo si dicka reale. Lexova nje pjese te dokumentit (ne internet), se ishte shume i gjate me te vertete dhe sipas tij, po truri mund te stervitet per te shkuar ne gjendje te ndryshuar te ndergjegjjes dhe kjo behet nepermjet sinkronizimit te hemisferes se majte te trurit me hemisferen e djathte.
Shume interesant si dokument.
 
Per momentin nuk jam ne gjendje mendore te jap nje shpjegim, ndoshta duhet provu ajo droga e filmit "Lucy" qe ti kapercej kufinjt e imagjinates, dhe tu percjell nese eshte e mundur apo jo 😋lol
 
Per momentin nuk jam ne gjendje mendore te jap nje shpjegim, ndoshta duhet provu ajo droga e filmit "Lucy" qe ti kapercej kufinjt e imagjinates, dhe tu percjell nese eshte e mundur apo jo 😋lol
Jo, s'ka nevoje per droge. Perdoret hipnoza, meditimi transendental, biofeedback-u. (Thote dokumenti.)
 
Eshte mbreselenese te lexosh qe nje gje e tille eshte e mundur. Njerzimi i ka ditur te gjitha gjithmone, por nuk e kuptoj pse na jane percjelle si perralla, mite, fantazi e jo si dicka reale.
sepse nuk duan qe ta bejne kte gje te gjithe ... mundesia eshte por kur mendojn se eshte budallek as qe i futen asaj rruge ...
 
Top