• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Na turpëruan në Palermo, po “Illyrian Elite” ka plan të rrezikshëm edhe për Bosnjen


Tani është e qartë se ndeshjen e mbrëmshme ndaj Italisë e prishi grupimi “Illyrian Elite’” që është krijuar diçka më shumë se një vit më parë. Bëhet fjalë për ultras dhe kapoultras që kanë qenë më parë pjesë e grupimit “Tifozët Kuqezi”. Por, për shkak të mosmarrëveshjeve dhe hatërmbetjeve, ata janë shkëputur dhe, në këtë mënyrë, kanë krijuar grupimin e mësipërm. Një tifogrup që është problematik dhe ka krijuar incidente në shumë takime, ku kanë qenë të pranishëm. Në disa raste, kanë krijuar probleme në Lihtenshtejn apo edhe shtete të tjera ku kanë qenë të pranishëm. Ishte pikërisht ky grupim që hodhi fishekzjarrë dhe tymuese në takimin e djeshëm në Palermo duke bërë që të ndërpritej sfida.

Në një hulumtim të gazetës në faqen e grupimit në “Facebook”, duket qartë mentaliteti ultras, ku synimi është për të qenë në qendër të vëmendjes dhe se mbështetja për Kombëtaren është në plan të dytë. Në një postim në faqen e tyre në “Facebook”, 11 ditë përpara ndeshjes së djeshme, tifo*grupi paralajmëronte se diçka do të ndodhte në Palermo.

“Sapo përfunduam përgatitjet e fundit për ndeshjen e shumëpritur Itali*-Shqipëri, në të cilën do bëjmë që të ndihet fort dhe fuqishëm prania jonë. Kemi filluar organizimin për Shqipëri-Bosnjë. Megjithëse miqësore, ne duam të tregojmë që ‘Illyrian Elite’, jo vetëm që nuk janë tifozë të zakonshëm, por as ultras të rastit dhe të leverdisë. Pikërisht për këtë arsye më 28 mars, në orën 18:00, në ‘Elbasan Arena’ do mirëpresim në mesin tonë çdokënd që e ndien veten ultras dhe që e di çfarë është mentaliteti i mirëfilltë. Mbi të gjitha Shqipëria! Me ty Kombëtare”, shkruhej në statusin e grupimit.

Në postimet e tyre gjendet gjithmonë shprehja “ACAB” që do të thotë sharje për policinë. Gjithashtu, në fotot që grupimi poston, kujdeset që të mbulohen fytyrat e tifozëve. Një grupim ultras që nuk i duhet aspak Kombëtares, pasi UEFA tregohet shumë e ashpër ndaj këtyre grupimeve që tentojnë të prishin ndeshjet dhe të bëhen protagonistë nëpër stadiume. /Besar Bozgo



Dritare net
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Po shume mire...deri dje shame serbet e anglezet, sot kemi material te shajme veten...bukur fort dhe trute kallup ju dalshin ktyre ultrasve
 

Aver

VIP
Identifikim dhe vule te kuqe perjete ne ndeshjet e kombetares.

Ate imazh te mire qe e krijuam ne europian e rrenuan per disa minuta.
 

Tomka

Anëtar i ri
Gjera qe ndodhin ,mos e fryjme kot si tullumbac. Plisat dhe Illyrian elite hodhen disa flakadane ne shenje proteste ndaj Federates tone ku ne ndeshjen ndaj izraelit ne elbasan ne muajin nentor ne bashkpunim me forcat e rendit i trajtoj tifozet e vet si te ishin kriminel dhe terrorista duke i bllokuar neper dogana dhe duke mos i lene te udhetojne ne elbasan edhe pse kishin bileta. Mos flasim per hyrjen ne stadium kur i eshte fut gishti dhe ne bythe tifozve per t'i kontrrolu nga forcat izraelite qe kishin marre ne kontroll stadiumin dhe mbarvajtjen e ndeshjes. Shume njerez nuk i dine kto dhe gjykojne direkt tifozet. Une jam kundra ktyre por cdo durim e ka nje kufi.
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
Gjera qe ndodhin ,mos e fryjme kot si tullumbac. Plisat dhe Illyrian elite hodhen disa flakadane ne shenje proteste ndaj Federates tone ku ne ndeshjen ndaj izraelit ne elbasan ne muajin nentor ne bashkpunim me forcat e rendit i trajtoj tifozet e vet si te ishin kriminel dhe terrorista duke i bllokuar neper dogana dhe duke mos i lene te udhetojne ne elbasan edhe pse kishin bileta. Mos flasim per hyrjen ne stadium kur i eshte fut gishti dhe ne bythe tifozve per t'i kontrrolu nga forcat izraelite qe kishin marre ne kontroll stadiumin dhe mbarvajtjen e ndeshjes. Shume njerez nuk i dine kto dhe gjykojne direkt tifozet. Une jam kundra ktyre por cdo durim e ka nje kufi.
Dakort por kto si di gjithkush dhe skemi pse gjykohemi per keq.
Ceshtja e imazhit mbetet kur futbollin e kemi cop cop
 

Tomka

Anëtar i ri
Dakort por kto si di gjithkush dhe skemi pse gjykohemi per keq.
Ceshtja e imazhit mbetet kur futbollin e kemi cop cop
Nuk na prishet imazhi nga 15 flakadane o Monique ,sepse ate qe beme ne per here te pare ne transfertat e kombetares, italianet dhe vendet e tjera me te civilizuara e bejne cdo fundjave ne ndeshje kampionati. Imazhin na e prish tjeter gje ne ,na e prishin mjekrroshat qe flasin Shqip dhe i bashkohen Isisit ,na e prish politika ku lejon qe i gjithe vendi te mbillet me kanabis ,na e prish korrupsioni qe i ka rrenjet tek i madh e i vogel ,na e prish dyndja masive me azilant ne vendet e evropes ..e shume e shume gjera tjera. Sporti eshte gjeja e fundit qe i prish imazhin Shqiperise.
 

Vvetoni

Larguar
Ky është mentalitet i vërtet, ultras përgjithmonë. Sporti pa tifozëri të tillë nuk është sport.
 
Top