Napoli i rikthen buzëqeshjen Gattuso-s, 6 gola Fiorentinës dhe ngjitet i treti

insigne-1100x620.jpg

Napoli u rikthye i frikshëm në Serie A, ku në ndeshjen e mesditës së kësaj të diele triumfoi 6-0 ndaj Fiorentinës. Lorenzo Insigne ishte lojtari që shkëlqeu me dy gola dhe një asist.

Me këtë fitore, Napoli ngjitet në vendin e tretë në renditje me 34 pikë, po aq sa edhe Roma, por me një ndeshje më pak, atë ndaj Juventusit.

Ndërkohë, Sassuolo u ndan në një barazim 1-1 nga Parma, ndërsa Crotone fitoi 4-1 ndaj Beneventos.

Në mbrëmje luhet ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave, Inter-Juventus.

A2news.com
 
Top