Nard Ndoka ndryshon ‘profesion’ zbulon emisionin e tij: Do ftoj Berluskonin!

Capture-53.jpg
Një nga personazhet e njohur në politikë Nard Ndoka ka zbuluar ‘profesionin’ e tij të ri, atë moderatorit. I ftuar në një emision televiziv, Nard Ndoka tregoi projektit të tij që mban titullin, “Hola Nardi”.
Këtu ka një problem, politika është shndërruar në teatër, edhe thashë më mirë aty ku bëhet show. Është për t’i dhënë një lloj sinjali edhe politikës. Aty ku bëhet politikë, duhet seriozitet, duhet përgjegjësi. Nëse kanë ndonjë ide për show, le të vijnë ta provojnë edhe ato. Kjo ishte një ide e imja që e kisha diskutuar me miqtë e mi para disa kohësh.
Tani ishte koha e përshtatshme, sepse vura re se tashmë njerëzit kanë nevojë të qeshin, sesa të merren me politikë”, u shpreh Ndoka në ‘Weak up’.

Në këtë format, ish-deputeti do të ketë të ftuar, jo vetëm shqiptarë. Me humor dhe me sarkazëm, Ndoka u shpreh se do të ftonte edhe politikanë. Madje në fjalën e tij tha se do të kishte të ftuar edhe Edi Ramën. Por edhe Silvio Berluksoni është një emër që është kontaktuar për të qenë pjesë e emisionit.

Formati i tij do të jetë brenda emisionit “E Diell” dhe pritet të nisë së shpejti.

noa.al
 
  • Haha
Reactions: VIP
Top