Nata e bekuar Beraet!

Marla

Quo Vadis!

beraet.jpg


Është “Beraet”, nata e pafajësisë, shpëtimit prej një situate të keqe, marrje e faljes dhe begatisë.
Nata e Beraetit është nata që lidh ditën e 14 me ditën e 15 të muajit Shaban sipas kalendarit hënor.
Shpesh, të tilla netë, në gjuhën popullore quhen thjesht “Natë e Mirë”, por përtej kësaj, kjo është një Natë e Madhe, Nata e Begatë, Nata e Pafajsisë.
Nëse vlerësohet si duhet në aspektin e adhurimit është një mundësi e dhënë nga Zoti i Gjithësisë për të dalë i pastër nga gjynahet dhe gabimet.
Kjo natë quhet edhe “Sak”, dekret shpëtimi.
Gjithashtu mban emrin Nata e Mëshirës meqë njerëzit përfitojnë nga mirësia dhe mëshira e madhe e Allahut (xh.sh.).
Veçoritë e kësaj nate:
– Në këtë natë bëhet ndarja dhe përzgjedhja e punëve më të rëndësishme.
– Adhurimet që bëhen në këtë natë dhe agjërimi që mbahet ditën kanë vlera shumë të mëdha.
– Është një natë e mbushur plot me mirësi hyjnore dhe me begati.
– Është nata e faljes.
– I është dhënë e drejta e plotë Resulullahut për të bërë shefaat (ndërmjetësim për falje).
Të privuarit nga mëshira dhe begatia e kësaj nate janë të “ikurit”, ata që i ikin më kokëfortësi mëshirës së Zotit (xh.sh.).
Profeti (a.s.) na mëson se në këtë natë Allahu e shton edhe më shumë mëshirën e Tij mbi tokë dhe urdhëron e thotë:
-A ka ndonjë që kërkon falje dhe unë ta fal?
A ka ndonjë që kërkon rrisk dhe unë ta furnizoj me rrisk?
A ka ndonjë që kërkon të shpëtojë prej vështirësive që unë t’i jap shpëtim?
Të nderuar besimtarë, nga unë i pari dhe të gjithë ne, shpesh përfshihemi dhe rendim pas kësaj dynjaje hallemadhe e halle pasosur.
T’i rikujtojmë njeri-tjetrit në këtë Natë Beraeti përkohshmërinë e kësaj dynjaje, të ndalojmë një çast, të përfitojmë faljen e mëshirën e Zotit (xh.sh.) dhe të ridimensionojmë edhe njëherë balancën midis kësaj dynjaje dhe ahiretit tonë.
I lutemi Zotit të Gjithësisë për falje, mëshirë, begati, i lutemi të na lehtësojë çështjet e kësaj dynjaje, të shërojë të sëmurët midis nesh dhe të na bëje më të vëmendshëm ndaj ahiretit tonë.
Ne jemi gabimtarë, por Zoti (xh.sh.) na premton falje dhe mëshirë nëse pendohemi me sinqeritet.

Qoftë kjo Natë Beraeti falje për këdo që kërkon falje, mëshirë për këdo që kërkon mëshirë, shërim për këdo që kërkon shërim!
Amin!
 
Top