Nata, miku im

Penda me eshte thare, caji me eshte ftohur. Brenda kater mureve mbreteron nje qetesi e madhe, ndegjohen vetem tik-taket e ores se ngjitur ne mur. Jashte debora e madhe i ka mbuluar pullazet e shtepive. Po te kisha pasur krahe te fluturoje, do t'i shihja nga lart keto pullaze sikur te ishin mbuluar me nje carcaf te bardhe. Hapi dritaren dhe ne ato momente futet nje ajer i paster nga jashte, mu ashtu sikur nje dashuri e fresket kur futet ne zemren e nje njeriu qe dashurohet per here te pare. Marr fryme thelle, ndegjoj te lehurat e qenve endacak, te cilet sa me dhimbsen aq edhe i urrej nganjehere kur me ndjekin rruges kur kthehem ne shtepi ne oret e vona.
Nata, ky miku im i vjeter. Ate cfare nuk arrij ta mendoje diten, e mendoj naten. Thone se truri eshte me i kthjellet dhe me i qete kur pushon dhe ben gjumin mire dhe ne rregull por, ja qe ky rregull per mua nuk vlen tash e sa vite....

To be continued


Screenshot_1.png
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Ti e ke shkruar kete???????

Ti qenke talent i fshehur
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Ate cfare nuk arrij ta mendoje diten, e mendoj naten. Thone se truri eshte me i kthjellet dhe me i qete kur pushon dhe ben gjumin mire dhe ne rregull por, ja qe ky rregull per mua nuk vlen tash e sa vite.... 🤗🤗🤗🤗🤗🤗🤗
 
Top