NBA, Bryant rinovon me Lakers deri në 2016-n

cent

...Lontano
Los Angelos Lakers dhe Kobe Bryant informuan këtë të hënë se kanë gjetur marrëveshjen për një kontratë të re 2-vjeçare, e cila do të zgjasë qëndrimin e 35-vjeçarit të paktën deri në fund të sezonit 2015-16.
25aj5hs.jpg

Lajmi për rinovimin e disa herë fituesit të çmimit "MVP" është një gëzim për të gjithë basketbolldashësit, të cilët do të kenë mundësinë të shohin Koben ende në aktivitet edhe për disa kohë.

Në rinovimin e tij, Bryant theksoi se shpreson që të ketë mundësinë të fitojë ende tituj të tjerë me skuadrën ku është shndërruar në një prej legjendave të gjalla të NBA-së, përpara tërheqjes.

Nuk është bërë e ditur shuma që do të përfitojë Kobe nga kontrata e re. Aktualisht, ai është basketbollisti më i paguar i NBA-së, pasi përfiton 30,4 milionë dollarë në sezon.
/Top Channel
 
Top