NBA, LeBron James “gjunjëzon” Lakers-at

cent

...Lontano
Në “Staples Center” të Los Angeles zbret “në skenë” shfaqja e LeBron James. Miami mposht Lakers-at 99-90, falë 39 pikëve të shënuara nga “i jashtëzakonshmi” James, i cili në sulm shënon nga çdo lloj pozicioni.

6qg0hc.jpg

Miami Heat ndërton bazat e fitores gjatë periodës së 3-të, kur LeBron dhe Wade shpërthejnë me gjuajtjet e tyre dhe çojnë Miami-n në +8 pikë në fund të saj.

E kotë për Lakers-at performanca e zakonshme e Bryant, i cili edhe pse luajti mirë, nuk shënoi më shumë se 22 pikë.

Clippers-at vazhdojnë formën e tyre të mirë, edhe jashtë fushe, duke mposhtur Minnesota-n 99-70, edhe pse në mungesë të Chris Paul.

Ndeshja e yjeve “ALL-STAR”, ja përzgjedhjet

Në fund të votimit masiv të popullit dashamirës të basketbollit amerikan, janë zbuluar edhe formacionet e Lindjes dhe Perëndimit për ndeshjen e ardhshme të “All Star”, e programuar për më 20 shkurt, në Houston.

Më i votuari është Kobe Bryant i Lakers, me 1,59 milionë, duke mposhtur rivalin e tij LeBron James të Miami Heat, me 1,58 milionë vota.

Pas dy fenomenëve janë me radhë Kevin Durant, Melo Anthony dhe Dwyane Wade. Dominojnë Lakers, Clippers, Celtics dhe Heat, me nga 2 lojtarë secili.

10 më të votuarve të publikut i shtohen edhe 14 rezerva të votuar nga trajnerët. Publiku i “Toyota Center” ka apeluar ndaj këtyre të fundit, që të përzgjedhin dy “idhujt” e Houston-it, Jeremy Lin dhe James Harden.

Formacioni i Lindjes: Rondo (Boston Celtics), Wade (Miami Heat), Anthony (New York Knicks), James (Miami Heat), Garnett (Boston Celtics).

Formacioni i Perëndimit: Paul (Los Angeles Clippers), Bryant (Los Angeles Lakers), Durant (Oklahoma City Thunder), Griffin (Los Angeles Clippers), Howard (Los Angeles Lakers). /Tch
 
Top