NBA: Magics ‘lëndojnë’ Lakersat nё Los Angles

Erblinaa

Anëtar i ri
NBA: Magics ‘lëndojnë’ Lakersat nё Los Angles

Jameer Nelson ka shёnuar 15 nga 28 pikёt nё ndeshje nё çerekun e katërt, pёr t’i ndihmuar mysafirët e Orlando Magic tё mposhtin Los Angeles Lakers me rezultat 109-103.
Nelson shënoi tri pikё kur kishin mbetur 35 sekonda nga fundi i ndeshjes, pёr tё çuar mysafirët nё avantazh 104-103, dhe shënoi edhe katër gjuajtje tё lira pёr tё vulosur rezultatin.

Dwight Howard shënoi 25 pikё dhe 20 kërcime pёr Orlando Magic, ndërsa tek Los Angeles Lakers mё i dalluari ishte si gjithmonë Kobe Bryant, qё shënoi triple-double (28 pikё, 13 kёrcime dhe 11 asistime). Bryant nuk arriti tё shënojë njё trepikësh, 10 sekonda para fundit tё ndeshjes.

Kjo ishte humbja e dytё me radhё e LA Lakers, tё cilёt tё mёrkuёn dёshtuan edhe ndaj San Antonio Spurs, kur u mposhtёn me njё pikё diferencё, 112-111, pas njё gjuajtjeje nё sekondën e fundit. Lakers tash kanё 31 fitore dhe 8 humbje.


telegarfi
 
Top