Ndahet nga jeta Koço Devole

-785-0-5fa7ad0f7b0e7.png
Aktori dhe regjisori Koço Devole është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.


Top Channel raporton se artisti gjendej prej disa ditësh i shtruar në spital. Më 31 tetor, ai doli nga Infektivi pas infektimit me koronavirus, por u desh të intubohej për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe faktit që vuante nga leuçemia.

Devole, i lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945, ishte një nga figurat më të njohura të humorit shqiptar në vitet '80 dhe '90. Ndër rolet e tij më të njohura përmendim ato në telekomeditë "Të gjallë apo të vdekur", "Çanta me nje milion", "Oreksi i madh", "Mos shko o trim", "Revolja e heroit", "Pushime në Romë" etj. Në karrierën e tij, aktori u vlerësua edhe për karikaturat e njohura (revista Hosteni).
Anabelmagazine.com
 

Ber

Antarë i Respektuar
Jemi rritur me humorin e Koço Devoles! Me dhemb koka kur mendoj te qesh me humorin banal te Bes Kallakut a larove qe kane dale ditet e sotme. Ne vitet e fundit Shqiperia ka humbur shume nga Artistet me te mire te te gjitha koherave, por me e keqja eshte se shumica e tyre vdiqen te varfer dhe te pa vleresuar nga shteti dhe shoqeria per ate cfare kane dhene per publikun Shqiptar! U prehte ne paqe, ishte njeri i madh!
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Faleminderit mjeshter per te qeshurat pa fund!

U prehsh ne paqe ??

Ngushellime familjes.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
U preht ne paqe!!
Me kete virus neper kembe keq shume gjerat, e mbi te gjitha trishtim per humbjet e jeteve njerzore.
 

Landa 1

Antarë i Respektuar
Ohh sa keq ju erdhi prinderve te mi kur morrën vesh lajmin e largimit Koço Devoles ?artist me vlera më thanë . Lum kush pati fatin ta ketë njohur nga afër ?... U preftë në paqe, ngushellime familjes( patëm fatin ta njohim nga afer ish komshiun)
 

Landa 1

Antarë i Respektuar
Jemi rritur me humorin e Koço Devoles! Me dhemb koka kur mendoj te qesh me humorin banal te Bes Kallakut a larove qe kane dale ditet e sotme. Ne vitet e fundit Shqiperia ka humbur shume nga Artistet me te mire te te gjitha koherave, por me e keqja eshte se shumica e tyre vdiqen te varfer dhe te pa vleresuar nga shteti dhe shoqeria per ate cfare kane dhene per publikun Shqiptar! U prehte ne paqe, ishte njeri i madh!
Fjalë që lënë të reflektosh ?prekëse.
 
  • Përqafim
Reactions: Ber

MrCool

Old School.
Sa keq me erdhi... Artist dhe kaluar artistit..

Te qofte dheu i lehte o gjigand..
 

jana80

Super Moderator
Ngushellime familjes
Edhe pse ska qene nder te preferuaret e mi me erdhi shume keq per kete humbje..nje me pak me emeritimin e merituar artist!
U prehte ne paqe!
 
Top