Ndahet nga jeta legjenda italiane e futbollit

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Ish-futbollisti italian Paolo Rossi, i cili udhëhoqi ekipin kombëtar drejt fitores në Kupën e Botës në vitin 1982, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare.



Gruaja e tij Federica Cappelletti postoi në Instagram një fotografi të tyre së bashku me mbishkrimin "Per sempre" ("përgjithmonë"). Ajo nuk bëri të ditur shkakun e vdekjes, por mediat italiane raportojnë se Rossi vuante prej kohësh nga një sëmundje.
 

Tomka

Anëtar i ri
Brazilianet ne futboll kane 3 mankthe ne historine e tyre, Uruguay ( ai i 1950 qe u mori boterorin ne shpi t'vet), Gjermania me 7-1 e famshem ne 2014 dhe Paolo Rossi me 3 golat e boterorit te 82 qe eleminoi brazilin.

64 vjec, gjynah shume i ri.
U prehte ne paqe!
 

Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Me kujtohet kur qanim me lot gezimi per golat e ktyre titaneve te futbollit italian :)
 

Baboon

Relax
Botërori i 82'shit boni shumë Shqiptarë tifozë të Italisë. Edhe tim atë, si rrjedhojë më vonë edhe mua...
dhe kryefjala e Kombëtares axurre në atë botëror ishte pikërisht Paolo Rossi.
U prehsh në paqe kampion!
Paolo-Rossi-1.jpg
 
Top