Ndahet nga jeta trajneri i Atletikës Vildan Tufi

Rrelse

Zikaltër⚫🔵

Ndahet nga jeta trajneri i Atletikës Vildan Tufi​



vildan tufi 1100x620



Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare trajneri i Atletikës, Vildan Tufi, i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Vildan Tufi ka lindur, më 14 prill 1945, në Shkodër, dhe jetën e tij ia ka përkushtuar Atletikës. Ai ka trajnuar kampionë të mëdhenj kombëtarë, por edhe me rezultatet më të larta ndërkombëtare për vite me radhë.
Në qershor të këtij viti, profesor Vildan Tufi u dekorua nga presidenti Meta me titullin mjeshtër i madh.
Ndërkaq, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, përmes një mesazhi ngushëllimi në facebook, e ka cilësuar ndarjen e tij nga jeta një humbje të madhe për sportin shqiptar.
WhatsApp-Image-2020-10-18-at-12.13.19-580x579.jpeg

A2CNN
 
Ikona e atletikes shqiptare.
Nje nga heronjte e heshtur e Shqiperise👍
 
Top