Ndalni menjëherë përdorimin e “Ranitidine”

Arfenilla

Themelues i Forumit
.


Ranital apo Ranitidine ose Zantac, ky ilaç që ka tre emra, ka përdorim të shpeshtë nga qytetarët sa herë ndiejnë probleme të stomakut, madje e marrin edhe pa recete në farmaci, nuk duhet të përdoret më.

Bëhet fjalë për principin aktiv ranitidine, tabletë në formë doze 150 mg dhe 300 mg, tek të cilat ka rezultuar papastërti kancerogjene.
Alarmi i Agjencisë Europiane të Barnave: Ndalni menjëherë përdorimin e “Ranitidine”

Ky ilaç po tërhiqet nga tregu, nga kompania prodhuese, pas alarmit të dhënë nga Agjencia Europaine e Barnave.
Agjencia e barnave këtë njoftim të rëndësishëm e kanë publikuar në faqen zyrtare të tyre, ndërkohë që mjeket po njoftohen nga urdhrat përkatës në mënyrë që të mos e përshkruajnë më në recetë.
Qytetarët që janë duke ndjekur një terapi mjekimi me ranitidine duhet të kontaktojnë mjekun gastroheopatolog, para se ta ndërpresin mjekimin, në mënyrë që mjekimi të mund të zëvendësohet me një bar alternativ.
Po kështu qytetarët të cilët e marrin pa recetë duhet të konsultohen me farmacistin0DFDD114-AEF7-461A-8877-E3B398EC4694.png
 
Redaktimi i fundit:

Frank

Anëtarë i respektuar.
E pashe qepare ne lajme dhe me erdhi nje si pyetje!
Po me ata qe e kane marre si ilaç deri me sot, çdo behet?!
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Meqe merret pa recet te doktorit eshte nese me kujtohet per ata se kan dhembje lukthi?
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Wtffff??????

Une e perdor shume duke qene se vuaj nga gastriti :(

Mgjth gastroskopine e bera vjet e me doli shkelqyeshem...

U dashkan lene :(
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Wtffff??????

Une e perdor shume duke qene se vuaj nga gastriti :(

Mgjth gastroskopine e bera vjet e me doli shkelqyeshem...

U dashkan lene :(
Po he mi se shum njerz njoh se kan perdore ket medikament..86 vjeqar tani ka vdek nje burr qe kishte 20vjet duke marr keto tableta.

Ama shum cdo tablet eshte e rrezikshme..i got qumsht te ftoht ta qetson dhimbjen.
 

Didi

C'est la vie.
Ka shume ilace qe kane perberje qe shkaktojn kancer. Gjithsesi nuk eshte vetem ky, ka dhe te tjere (disa i kane hequr direkt nga qarkullimi). Ndersa ka akoma te tjere qe po u bejn kontrollet. Ata qe marin marin nga keto duhet te shkojn tek doktori qe tu nderrohet me dicka tjeter.
 

Vajza

Kupa me kapak, kupa pa kapak.
Staf në FV.AL
.


Ranital apo Ranitidine ose Zantac, ky ilaç që ka tre emra, ka përdorim të shpeshtë nga qytetarët sa herë ndiejnë probleme të stomakut, madje e marrin edhe pa recete në farmaci, nuk duhet të përdoret më.

Bëhet fjalë për principin aktiv ranitidine, tabletë në formë doze 150 mg dhe 300 mg, tek të cilat ka rezultuar papastërti kancerogjene.
Alarmi i Agjencisë Europiane të Barnave: Ndalni menjëherë përdorimin e “Ranitidine”

Ky ilaç po tërhiqet nga tregu, nga kompania prodhuese, pas alarmit të dhënë nga Agjencia Europaine e Barnave.
Agjencia e barnave këtë njoftim të rëndësishëm e kanë publikuar në faqen zyrtare të tyre, ndërkohë që mjeket po njoftohen nga urdhrat përkatës në mënyrë që të mos e përshkruajnë më në recetë.
Qytetarët që janë duke ndjekur një terapi mjekimi me ranitidine duhet të kontaktojnë mjekun gastroheopatolog, para se ta ndërpresin mjekimin, në mënyrë që mjekimi të mund të zëvendësohet me një bar alternativ.
Po kështu qytetarët të cilët e marrin pa recetë duhet të konsultohen me farmacistinShiko fotografinë 1697146
Shkova e un ☹
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Jo te gjith batches qe jane ne treg jane terhequr, sepse jo te gjitha kane papasterti, kshu qe mos perhapni panik.
Megjithese une vajta kontrollova kto tabletat qe pi vet, por s’qekan Zantac :p
 

Desa

Felix - Culpa
Pse bëhet përzgjdhja e Ranitidinës e jo Pantoprazolës? Kanë mjekët një arsye?...përvec dallimin mes gjendjeve që trajtohen medikamentalisht.
 

titan

Requiem for a dream
Shyqyr e kam lukthin top. Deri tani ca thelpi hudhra e jem ne terezi. Lol lol
 
Top