Ndarje.

Bebw

Antarë i Respektuar
Pershendetje! Doja nje mendimin tuaj. Ne keto momente po vuaj ne ndarje nga nje person qe e kam dashur shume ...(ende e dua) . Kemi vetem 10 dite qe jemi ndare. Ndoshta shume nga ju do me paragjykojne por ky cuni ishte 8.5 vite me i vogel se une. Ne fillim skam dashur ,kemi ndejt gati 2- 3 muajt e pare tu fol me shume si shok dhe pse pelqeheshim dhe ia theksoja gjithmone qe mendoje mire se jam sh me e madhe..me thoshte s perben fare problem mosha mua me pelqen ne tip etj . Nejse u lidhem dhe ndejtem gati 1 vit te lidhur. Dhe pse me premtonte qe me shihte seriozisht ,,prape ende ne familje nuk me prezantonte. Nejse, deshironte te takonte te shpise sime ne fillim pastaj te me prezantonte te tijet. Ua prezantova, ishin ok dhe pse diferenca ne mes . Ai iu dha siguri. Kur me prezantoi te shpise se tij , e ndjeva qe e kishin problem diference por kurr sma priste mendja qe ata pak dite me vone do ishin shkaku i ndarjes. E ndjeja qe dhe ky s ishte i njejte ditet ne vazhdim, derisa mora nje mesazh te gjate nga ky. Vec fjalet e para kam lexuar..se me ra si bombe. Tha s mund te vazhdojme me , duhet te ndahemi te gjithe jane kunder. Erdhi me takoi dhe ma tha e ne sy qe familja e tij eshte komplet kunder , nderkohe familjes time iu tha do ti dal per zot. Mesazhi i fundit ishte shiko jeten tende me harro, sjam i duhuri. Une ende e dua dhe pse ai hoqi dore ...por dhe e urrej qe u dorezua. Mendoni ,qe mund te pendohet e rikthehet ? sh flm
Përshëndetje Elaa,mirë se erdhe!
Se di sa e vërtet mund të jet kjo që ke sjell si temë këtu midis nesh,por edhe nëse është kështu duhet të dish që asgjë nuk zgjatë përgjithmonë,çdo fillim e ka 1 fund dhe për më tepër që lidhja juaj ka qn një lidhje pa themele të forta sepse pjekuria jote ka diferenc të madhe tek djaloshi.Tingëllon pak keq si gjykim por mashkulli për mendimin tim duhet të jet më i madhë ose edhe 1 moshë apo max 2,3vite më i vogël se femra por me këtë diferenc është shumë,ndaj më vjen keq që paske fjet mbi dafina për një gjë që ishte e pritshme të ndodhte .Paske dhe moshë të madhe the mbi 35 vjeçe,mblidh mendjen se nuk ja vlen të vuash si adoleshente ?,vazhdo të ecësh përpara,stakoje mendjen se nuk do jeni më kurrë bashkë
 
Elaaa

Antar Aktiv
Duke qene qe je mbi 35 atehere ai paska moshen per tu burreru por paska ngel adoleshent akoma ? quje veten me fat qe maroi me kaq dhe falendero veten per momentet e bukra qe ke pas me te (nese ke pas te tilla)
Jo se falenderoj biles e denoj sepse duhet ti kisha nuhat gjerat kohe me pare sepse nuk u futa nje lidhje per aventure per te pasur kujtime te bukura se s jam tip i tille . Kshu qe per mua s jane fare kujtime te bukura.
 
Elaaa

Antar Aktiv
Përshëndetje Elaa,mirë se erdhe!
Se di sa e vërtet mund të jet kjo që ke sjell si temë këtu midis nesh,por edhe nëse është kështu duhet të dish që asgjë nuk zgjatë përgjithmonë,çdo fillim e ka 1 fund dhe për më tepër që lidhja juaj ka qn një lidhje pa themele të forta sepse pjekuria jote ka diferenc të madhe tek djaloshi.Tingëllon pak keq si gjykim por mashkulli për mendimin tim duhet të jet më i madhë ose edhe 1 moshë apo max 2,3vite më i vogël se femra por me këtë diferenc është shumë,ndaj më vjen keq që paske fjet mbi dafina për një gjë që ishte e pritshme të ndodhte .Paske dhe moshë të madhe the mbi 35 vjeçe,mblidh mendjen se nuk ja vlen të vuash si adoleshente ?,vazhdo të ecësh përpara,stakoje mendjen se nuk do jeni më kurrë bashkë
Flm per pergjigjen e sinqert, e vleresoj ?
 
ɒlɿɒM

ƨiɿɘnɘǫ iuƨ
Themelues
?‍♀️?‍♀️?‍♀️?‍♀️?‍♀️?‍♀️
 
Vajza

NocturnalMoron
Staf në FV.AL
Adm
Nuk të them as mos i u kthe e as nuk të bëj moral. Vetëm do të them, mos u ndjer e shfrytëzuar një vjet më ty nuk kalon asnjë që nuk ka pasur ndjenja për ty. Kujtojë kohën si diçka të bukur, sepse e di që keni pasur ditë të bukura. Sa për vitet ka shumë gra që mund të jenë më të mëdha në vite por shumë më mirë të mbajtura edhe prej ato që janë më të reja. Un smundem të paragjykoj as çunin sepse dhe ne nuk dim në çfarë situatë ose gjëndje ndodhet, dhe si i ka raportet me familjen e tij. Një ditë do të harrosh, dhe nëse nuk e harron, sdo të dhëmbë shpirti si sot. Ngrejë kokën, e bë sa më shumë aktivitete, dil, njoh njerëz të ri argëtohu, dhe përpiqu mos të mbash aty mëndjen ?

Dhe mirë se erdhe mes nesh ❤️
 
Mo.

You keep the sunshine,save me the rain !
Jo se falenderoj biles e denoj sepse duhet ti kisha nuhat gjerat kohe me pare sepse nuk u futa nje lidhje per aventure per te pasur kujtime te bukura se s jam tip i tille . Kshu qe per mua s jane fare kujtime te bukura.
Po fillove te denosh veten ske gja per terezi
 
ɒlɿɒM

ƨiɿɘnɘǫ iuƨ
Themelues
  • Haha
Reactions: Mo.

ɒlɿɒM

ƨiɿɘnɘǫ iuƨ
Themelues
Fillove te ndjesh djegie lekure bota? Sillu mire me mu se do vish e hapesh ti teme kshu si ela por me nick tjeter ?
Pse akoma se kuptove qe une jam Ela dhe ti je ai 8 pike pesa lool
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Pershendetje! Doja nje mendimin tuaj. Ne keto momente po vuaj ne ndarje nga nje person qe e kam dashur shume ...(ende e dua) . Kemi vetem 10 dite qe jemi ndare. Ndoshta shume nga ju do me paragjykojne por ky cuni ishte 8.5 vite me i vogel se une. Ne fillim skam dashur ,kemi ndejt gati 2- 3 muajt e pare tu fol me shume si shok dhe pse pelqeheshim dhe ia theksoja gjithmone qe mendoje mire se jam sh me e madhe..me thoshte s perben fare problem mosha mua me pelqen ne tip etj . Nejse u lidhem dhe ndejtem gati 1 vit te lidhur. Dhe pse me premtonte qe me shihte seriozisht ,,prape ende ne familje nuk me prezantonte. Nejse, deshironte te takonte te shpise sime ne fillim pastaj te me prezantonte te tijet. Ua prezantova, ishin ok dhe pse diferenca ne mes . Ai iu dha siguri. Kur me prezantoi te shpise se tij , e ndjeva qe e kishin problem diference por kurr sma priste mendja qe ata pak dite me vone do ishin shkaku i ndarjes. E ndjeja qe dhe ky s ishte i njejte ditet ne vazhdim, derisa mora nje mesazh te gjate nga ky. Vec fjalet e para kam lexuar..se me ra si bombe. Tha s mund te vazhdojme me , duhet te ndahemi te gjithe jane kunder. Erdhi me takoi dhe ma tha e ne sy qe familja e tij eshte komplet kunder , nderkohe familjes time iu tha do ti dal per zot. Mesazhi i fundit ishte shiko jeten tende me harro, sjam i duhuri. Une ende e dua dhe pse ai hoqi dore ...por dhe e urrej qe u dorezua. Mendoni ,qe mund te pendohet e rikthehet ? sh flm
Nuk ishte dasht te filloje lidhjen qe ne fillim.
Duke njohur mentalitetin shqiptare,eshte pak e veshtire kur ka diferenc moshe.
Pasi familjet e djemve zakonisht jane shume te ashper dhe mos pranues.
Tani ka ndodh c`ka ndodh,jepi duart e shiko perpara!
Pasi nje mashkull qe ben pas fillimisht nga mentaliteti i familjes,tregon qe ska akoma pavarsine e duhur.
Pavarsi te cilen mund mos ta perfitojee as ne vitet ne vazhdim!
Cka do te thote ,ske qe do afer nje mashkull qe nuk mundet te marre persiper vendimet e ti.
 
Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Nuk te gjykoj te dashuria jote.por kjo mosha dhe nese sdo kishte qene problemi i familjes tij do ishte problem i joti me kalimet e viteve. Te jet mashkulli 8 vjet me i madh eshte diference e madhe .e di qe ndjenjat nuk komandohen por mundohu shiko para .
 
  • Kot
Reactions: Mo.

Mo.

You keep the sunshine,save me the rain !
Nuk te gjykoj te dashuria jote.por kjo mosha dhe nese sdo kishte qene problemi i familjes tij do ishte problem i joti me kalimet e viteve. Te jet mashkulli 8 vjet me i madh eshte diference e madhe .e di qe ndjenjat nuk komandohen por mundohu shiko para .
Ik o pirvu
 
Është më i vogël mamita
 
NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Une kam ardhur i deshperuar ne fillim, por fal ketij forumi dhe fale jush qe jeni te mrekullueshem... shpetova veten nga vetvrasja. Tani kam 6 te dashura?
Pukuuu keqq pukuuu keqqq. :(
 
Fiks!
 
ɒlɿɒM

ƨiɿɘnɘǫ iuƨ
Themelues
Top