Nderim për ikonën, sot në të gjithë lokalet e Prishtinës do dëgjohen këngë të Nexhmije Pagarushës

Hera

Banned
Nderim për ikonën, sot në të gjithë lokalet e Prishtinës do dëgjohen këngë të Nexhmije Pagarushës

Nexhmije-Pagarusha-770x433.jpg

Ndarja nga jeta e këngëtares së shquar Nexhmie Pagarusha prekur zemrat e mbarë shqiptarëve. Në shenjë nderimi ditën e sotme, në të gjitha lokalet e kryeqytetit, në të njëjtën kohë, do të vendoset muzika e legjendës sonë, e cila ndërroi jetë dje në moshën 86-vjeçare. tashmë të ndjerë.


Në shenjë nderimi dhe respekti për këngëtaren, Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës, në koordinim me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Vlora Ismail Dumoshi, janë dakorduar që të vendosin një vepër simbolike për nder të vdekjes së ikonës shqiptare.
lg.php

lg.php

“Artistët jetojnë për të krijuar dhe madhështia e veprave të tyre matet përmes rrezes që përçon arti që ata i dedikojnë jetën. Prandaj amshimi i artistëve nuk është vdekje, meqë krijimtaria ua siguron përjetësinë tokësore që mundësohet nga kultivimi i përhershëm i artit të tyre. Nexhmije Pagarusha është një krijuese e kësaj përmase dhe konsumimi i vazhdueshëm i artit të saj do t’ia sigurojë përjetësinë. Diva origjinale e trevave tona nesër do dëgjohet, në sinkron, në të gjitha lokalet e Prishtinës, në të njëjtën kohë, për të prodhuar një kontrast që bashkëvepron. Zëri i saj do shkrijë mërzinë tonë dhe në anën tjetër do ta ngrijë kujtimin për të në mendjet tona”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës.
lg.php

Nexhmije Pagarusha, u nda nga jeta pas një sëmundje. E njohur si “Bilbili i muzikës shqipe”, Nexhmije Pagarusha u largua nga kjo botë me një karrierë të madhe muzikore, e cila ka lënë gjurmë në diskografinë e muzikës së mirëfilltë.
(BalkanWeb)
 

Attachments

  • Nexhmije-Pagarusha-770x433.jpg
    Nexhmije-Pagarusha-770x433.jpg
    67.2 KB · Shikime: 0
  • Nexhmije-Pagarusha-770x433.jpg
    Nexhmije-Pagarusha-770x433.jpg
    67.2 KB · Shikime: 0

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Sa interesant eshte jeta.
U largua nga fshati i saj, me nje mentalitet te vrazhde, e pergojuar dhe tallur si 'rospie' dhe tani po kthehet aty, la amanet te varroset aty, si nje dive e paharruar per ta bere dhe vet fshatin te paharruar.

Sa te eger ishim.
 

elle

Chill
Sa interesant eshte jeta.
U largua nga fshati i saj, me nje mentalitet te vrazhde, e pergojuar dhe tallur si 'rospie' dhe tani po kthehet aty, la amanet te varroset aty, si nje dive e paharruar per ta bere dhe vet fshatin te paharruar.

Sa te eger ishim.
injoranca keshtu e ka … te pakten ajo i fali
 
Top