Ndërron jetë në Nju Xhersi ish-ushtari i UاK-së Fatmir Abdullai – Begu

legjenda

Tetova
NEW JERSEY : Fatmir Abdullai – Begu ishte ushtar i UاK-së nga Batalioni Atlantiku, me luftëtar nga Amerika, në luftën e Kosovë në vitin 1999. Ai është nga Dibra e Madhe, por ka emigruar në Shtetet e Bashkuara, ku jetonte së bashku me familjen e tij .
Ai ndrrojë jetë dje në Nju Jork, nga një vdekje e parakohshme. Lajmin e kobshëm, e bënë të ditur përmes rrejeteve sociale, menjëher dje miq dhe ish bashkëluftëtarë të tij në zonën e Tri-Shtetshit.
Bashkëluftëtarët e tij thanë se: “Me indinjim të madh pranuam lajmin mortar për vdekjen e luftëtarit trim e sypatrembur të UاK-së, atdhetarin dibran e mbarëkombëtar, Fatmir Abdullai – Begu. Dhimbjen e ndajmë sëbashku me familjen e nderuar, Begu dhe shpirti i tij le të prehet në paqe, atje ku rrjedhin lumenj të mrekullueshem, në Xhehnet – Parajsë , dhe lavdi veprës së ndritur të tij. Lavdi!”, shkruan në këtë ditë pikëllimi të thell – miqt e tij në facebook.
Në varrimin e të ndjerit morën pjesë më shumë se 300 veta – anëtarë të familjes Abdullai, miq, shokë dhe dashamirë, nga Nju Jorku, Nju Xhersi dhe Kenektikët.
Varrimi u bë sot në mesdrek, në varrezat në Millstone Township në New Jersey – dhe Abdullai, u përcoll për në amshim, me të gjitha nderimet –
Ndërkohë, arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kuq e zi dhe atë të UاK-së, tha një nga bashkëluftëtarët e tij – Arber Muriqi , ish ushtar i Batalionit te Atlantikut, i cili ishte në këtë ceremoni së bashku me 38 bashkëluftëtar të Batalionit Atlantiku, për t’i dhënë lamtumirën e fundit shokut të tyre – i cili vdiq nga një vdekje e parakoheshme.
Fjalën lamtumirës mes emicioneve dhe të një betimi para arkivolit me trupin e tij e mbajti Komandanti i Batalionit Atlantiku dhe tash Kryetar i Shoqatës me ish luftëtar të Atlantikut -, z. Gani Shehu
Një nga momentet më emocionuese të kësaj ceremonie, ishte kur gruaja e tij ,mori në duar flamurin e luftës – flamurin e UاK-ës, duke e puthur atë dhe shtrënguar afër zemrës.
Në statusin e saj në rrjetin social facebook, Shoqata Atlantiku në New York, shkruan sot se :” Sot, re të zeza e mbuluan Dibrën, New Yorkun dhe gjithë Dardaninë. Këto re sollën lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëluftetarit tonë Fatmir Abdullahut – Begu, të Batalionit Atlantiku. Lajm ky, i cili na tronditi thellë dhe na la pa frymë të gjithëve. Ky trim i paepur në kohën kur Kosova po digjej flakë nga barbarët serb, la gruan, fëmijët dhe aktivitetin privat në New York, duke ju bashkuar kështu luftës për liri. Ishte luftëtar i rrallë, besnik dhe i dashur për të gjithë, ndaj kujtimi për të është i pavdekshëm.”
Ngushellime familjes në Dibër dhe në New York, shkruajnë bashkëluftëtarët e tij në rrjetin social duke shtuar Ngushëllime të gjithe atyre që e njohën. Vepra yte vëlla i yni është shembulli më i mirë për çdo shqiptar se sa e shtrenjtë është liria.
Lavdi e perjetshme të qoftë i dashur Fatmir!/i poshter Sina
ish-ushtari.png
//www.voal.ch
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Ndërron jetë në Nju Xhersi ish-ushtari i UاK-së Fatmir Abdullai – Begu

I PERJETSHEM QOFT KUJTIMI I TIJ !
Pjesmarrsit aktiv ne luften per lirin e Kosoves duhet te gezojn respektin e te gjithe kombit
shqiptar . Per mua jan te gjithe heronj , edhe ata qe jetojn jan heronje te gjalle . Respekt !
Ne kohen e asaj lufte te shenjt , gjaku me vlonte dhe nje ze brenda meje me thoshte ;
Pse nuk shkon dhe ti atje ku e atdheu te therret dhe te pret !!
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Ndërron jetë në Nju Xhersi ish-ushtari i UاK-së Fatmir Abdullai – Begu

Te luftosh per token tende, e te varrosesh ne nje toke te huaj .. me duket pak e cuditshme.

Gjithsesi, zgjedhja e tyre ... Ngushellime familjes.
 

Marla

Themelues i Forumit
Titulli: Ndërron jetë në Nju Xhersi ish-ushtari i UاK-së Fatmir Abdullai – Begu

I qofte dheu i New Jersey-t i lehte!
 
Top