Ndeshjet e Champions-Europa League .

Liga e Europës/ Mbyllet akti i parë i 1/16-ave, Napoli bie në Granada. Rejnxhërs triumfon me shpirt të paepur në Belgjikë, ja rezultatet

Përfunduan të gjitha ndeshjet e aktit të parë të fazës së 1/16-ave të Ligës së Europës. Në 7 sfidat e orës 21:00 u realizuan plot 24 gola. Në sy bie triumfi i Granadas 2-0 ndaj Napolit në Spanjë. Një betejë e paepur ishte ajo mes Antverpit dhe Glasgou Rejnxhërsit, e cila prodhoi 7 gola. Skocezët mundën të përmbysnin takimin në 7 minutat e fundit nga 3-2 në 3-4.
Arsenali, njëri prej pretendetëve për të fituar kompeticionin, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Romë kundër Benfikës. Ajaksi fitoi me jo pak vështirësi ndaj Lilës, duke relizuar dy herë brenda dy minutave nga fundi i takimit.

Nuk gabojnë as Vijareali me Shakhtar Donetskun. Spanjollët dhe ukrainasit mposhtën me të njëjtin rezultatin (0-2) Salzburgun dhe Makabi Tel Avivin. Një sfidë spektakolare ishte dhe Molde-Hofenhaim, e cila përfundoi me 6 gola pa fitues.

16 skuadrat që do të vazhdojnë garën do të përcaktohen javën e ardhshme në sfidat e kthimit në 24-25 shkurt.
20210219_000828.jpg
20210219_000801.jpg
 

Champions League, Atletico përballë Chelsea, sfida zhvendoset në BudapestUntitled-collage-16-1-1100x620.jpg


●Në një duel mjaft interesant, dy skuadra që kanë pak a shumë të njëjtin nivel, përballen për një vend në çerekfinale. Chelsea-Atletiko Madrid është sfida tjetër që luhet në Budapest për shkak të bllokimit të fluturimeve nga Anglia, ndeshje ku madrilenët janë favoritë, por që gjithçka mund të ndodhë nga momenti që Chelsea ka dikë tjetër tanimë në krye të stolit.

Londinezët nuk kanë asnjë humbje me gjermanin Tmoas Tuhel nën drejtimin e skuadrës. Në kampionat vijnë nga një barazim me Sauthampton. Atletico Madrid është skuadra që kryeson La Ligan, megjithatë madrilenët kanë pësuar një rënie në javët e fundit, pasi kanë marrë vetëm 1 pikë në dy ndeshje dhe kanë rihapur llogaritë e titullit.

Interesant është fakti që në 5 ndeshjet e fundit në shtëpi në Champions, Atletiko ka fituar me një gol që ka ardhur pas minutës së 75. Për herë të fundit këto dy skuadra janë përballur në 2017, me ndeshjen që mbyllej në barazim në fazën e grupeve, por me Atletikon që nuk ia dilte të kualfikohej më tej.

Në takimin tjetër, Lazio sfidon kampionët në fuqi të Bayern Munich. Në letër, duket një mision i pamundur për italianët, megjithatë ekipi i Simone Inzaghit shpreson se mund të përfitojë nga një formë jo dhe aq optimale e Bayern që ka siguruar gjithashtu vetëm 1 pikë nga dy takimet e fundit në kampionat.

●Lazio do të tentojë të bëjë surprizën dhe të kërkojë golin duke qenë se ndeshja e kthimit luhet në Allianz Arena dhe niveli i vështirësisë do të jetë edhe me i lartë. Gjermanët kanë edhe një numër të lartë lojtarësh në infermieri sikundër ndodhet edhe Thomas Strakosha dhe Luiz Felipe te lacialët. Lazio dhe Bayern nuk janë përballur kurrë me njëri-tjetrin në Champions League.

A2news.com
 

Nëntë mungesa për Zidane, Real Madrid ka vetëm 11 lojtarë ndaj Atalantësstadiume-1-1100x620.jpg

Real Madrid në emergjencë të plotë për ndeshjen e parë me eliminimin direkt në Champions League me Atalantën. Trajneri Zinedine Zidane ka grumbulluar vetëm 19 lojtarë për duelin në Bergamo, ndërsa konfirmohet edhe mungesa e qendërsulmuesit, Karim Benzema.

Golashënuesi më i mirë i skuadrës, me 17 gola në 28 ndeshje në të gjitha aktivitetet, i shtohet listës së mungesave, me numrin e të padisponueshmëve që shkon në 9. Nga lojtarët që nuk janë gati për ndeshjen kundër skuadrës së kuqeziut Berat Gjimshiti, janë edhe kapiteni Sergio Ramos, Militao, Valverde, Marcelo, Carvajal, Odriozola, Hazard e Rodrygo.

Benzema mungoi edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Valladolid, ndërsa kontrollet e specializuara mjekësore konfirmuan se gjendja e sulmuesit po përmirësohet, por ai nuk është ende gati dhe aktivizimi përballë Atalantës do të ishte një rrezik i panevojshëm.

Në situatën e krijuar, Zidane i ka alternativat tejet të kufizuara. Trajneri ka në dispozicion vetëm 11 futbollistë nga ekipi i parë. Pjesa tjetër e skuadrës përbëhet nga tre portierët, si edhe pesë futbollistë nga skuadra e të rinjve.

Përveç problemit të rreshtimit dhe mungesës së alternativave, Reali do të ketë edhe probleme me sulmin. Nga futbollistët që do të luajnë këtë të mërkurë, ai që ka realizuar më tepër gola është mesfushori me tipare mbrojtëse, Casemiro, i cili në rast nevoje aktivizohet edhe në qendër të repartit difensiv.

A2news.com
 
Atletiko Madrid - chelsea 0-1 (Giroud )

Lazio -Bayern Munich 1-4 (Lewandowski .Musiala Sane .Acervi O.G / correa)
 

Fitore e vuajtur e Realit në Bergamo, Atalanta jep “leksion” kurajoje. Arbitri gjerman, protagonist

ndaj Atalantës në Bergamo. 13-herë kampionët e Europës mundën të thyenin mbrojtjen bergameske vetëm në minutën e 86-të kur mbrojtësi Ferland Mendi shënoi nga jashtë zone. Bergameskët zhvilluan një ndeshje kurajoze ndaj “Los Blancos” teksa nga minuta e 17-të luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Frojler, i cili mbeti episodi më kontrovers i takimit.
Mesfushori zviceran u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri gjerman Shtiler teksa rrëzoi jashtë zone mbrojtësin francez Ferland Mendi të Realit. Edhe pse lojtari madrilen nuk ishte në pozicion të pastër shënimi goli, arbitir kryesor ka befasuar të gjithë duke nxjerrë nga fusha Frojlerin.

Në këto kushte, trajneri Gasperini shtoi mbulimin në mbrojtje dhe Reali sulmoi gjatë gjithë pjesës së mbetur të lojës. Bergameskët zikaltër rezistuan me forcë valëve të njëpasnjëshme të ofensivës madrilene. Megjithatë, ishte Mendi ai që zgjidhi takimin për Realin duke mposhtur portierin Golini me goditje të saktë jashtë zone.

Ndeshja e ardhshme luhet në 16 mars në Madrid. Edhe pse Reali ka shënuar në fushën kundërshtare, pritet që Atalanta të luajë mjaft e vendosur ndaj spanjollëve.

FT| ATALANTA-REAL MADRID 0-1
Golat:
F.Mendi 86′

Fitorja e 19-të radhazi! Siti i Guardiolës i pandalshëm, “shtyp” edhe Gladbahun në Champions

Mançester Siti nuk di të ndalet as në Champions! Skuadra e Guardiolës ka marrë një tjetër fitore, teksa ditën e sotme ka mposhtur në aktin e parë të 1/16-ve Borusia M’Gladbahun me rezultatin 2-0.
Gol i Bernardo Silvës në minutën e 29’ dhe Gabriel Zhezus në minutën e 65’, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme Sitit, për ta pasur më të lehtë kualifikimin në ndeshjen e radhës. Anglezët nuk e vunë për asnjë moment në dyshim fitoren, teksa ishin dominues absolutë në ndeshje, aq sa Gladbahu gjuajtjen e parë në kuadrat e bëri në minutën e fundit.

Vlen të theksohet se kjo është fitorja e 19-të radhazi për Sitin, me skuadrën e Guardiolës që po “shtyp” çdo skuadër që i del para.

FT| Gladbah-Siti 0-2

B. Silva 28′, Zhezus 65′

PanoramaSport.al
 
Nuk e ndoqa po Atalanta jo me kot është aty ku eshte. Kurse ndeshja tjetër nuk pritej noj surprizë besoj. Edhe pse sitin nuk e shoh me teper se ne 8'she
 
Nuk e ndoqa po Atalanta jo me kot është aty ku eshte. Kurse ndeshja tjetër nuk pritej noj surprizë besoj. Edhe pse sitin nuk e shoh me teper se ne 8'she
As un joo por si ekip atalanta esht grup o konsolidum por para realit esht teper e vogel si skuader ndersa per sitin aq sa do i do i zgjasi suksesi .
 
Epo perderisa je tifoz mir apo keq mbaje ekipin ashu sic esht .
Po un qe kam milain yhyyy nje zot e di kur ka hy n'champion per her t fundi ...
Apo duhet te ndryshoj ekip se jaaa spo ma bon qejfin 😂

Une e mbaj por edhe e kritikoj, kam ca miq tifoz tmilanit, nuk guxoj t'ua kritikoj se edhe nga lista e fb tfshijne :p
 

Shorti i Europa League, Milani sfidon Manchester United për një vend në çerekfinaleKR-MILAN-MANCHESTER-UNITED-SHORTI-EUROPA-LEAGUE_frame_373-1100x620.jpg

Sfida entuziazmuese, që erdhën si rrjedhojë e një shorti të vështirë në Europa League. Goglat vendosën që në fazën e 1/8-ave, Milani do të sfidojë Manchester United, që cilësohet si një prej skuadrave favorite për ta fituar trofeun.

Avantazhi i vetëm i “Djallit”, duket fakti që ndeshjen e parë do ta luajë në Old Trafford, më 11 mars, ndërsa takimin e kthimit e ka në San Siro më datë 18 mars.

Në takimet e tjera,
》 Roma sfidon Shakhtar,
》Olimpiakos-Arsenal,
》 Dinamo Zagreb-Totenham
》Slavia Pragë-Rejnxhërs.

A2news.com
 
Top