Ndihma e shpejtë

Ndihma e shpejtë

Si prind ju do të haseni me aksidente në jetën e fëmijës, shumica e të cilëve mund të jenë prerje dhe dëmtime të vogla, kështu që çdo prind duhet të dijë teknikat kryesore të ndihmës së shpejtë.


URGJENCAT

Një aksident që shkakton gjakrrjedhje të madhe është një urgjencë. Raste të tjera urgjence janë mbytja për arsye të gëlltitjes së diçkaje, një infeksion i rëndë në frymëmarrje që çon deri në bllokimin e rrugëve të kalimit të ajrit, mbytja në ujë, humbja e vetëdijes. Veprimet e menjëhershme mund të shpëtojnë jetën e fëmijës.
اfarë duhet bërë më parë?
Kur fëmija pëson aksident ju duhet të vendosni prioritetet. Thërrisni një ambulancë ndërkohë që ju verifikoni listën e gjërave si më poshtë:A është fëmija në rrezik? Nëse është e përshtatshme, hiqeni fëmijën nga rreziku ose rrezikun prej fëmijës suaj. Mos e lëvizni fëmijën nëse mendoni se ka thyerje kockash.
A është fëmija i vetëdijshëm (a është në vete)?
Shkundeni lehtë fëmijën duke e thirrur në emer.
A i është bllokuar frymëmarrja?
Hapini rrugët e frymëmarrjes duke i mbajtur kraharorin dhe duke i vënë kokën poshtë.
A po merr frymë?
Afrojeni gojën e fëmijës për tëparë nëse merr frymë. Kontrollojini kraharorin nëse ulet dhe ngrihet. Nëse nuk merrr frymë për 5 sekonda, bëjini frymëmarrje artificiale.
A ka puls?
Kontrollojini pulsin. Pulsi normal është rreth 120 rrahje në minutë për një bebe. Nëse është më pak se
60 rrahje, shtypini kraharorin. Thërrisni një ambulancë. Nëse ka vështirësi në frymëmarrje apo është pa ndjenja, thërrisni një ambulancë. Mos e lini fëmijën pa vëmendje dhe përpiquni ta sillni në vete.


SJELLJA E FثMIJثS Nث VETE

Në mënyrë që organet jetësore të funksionojnë normalisht, kanë nevojë për oksigjen. Nëse ndonjë pjesë e procesit të furnizimit me oksigjen nuk funksionon, atëherë njeriu humb vetëdijen. Nëse truri nuk furnizohet me oksigjen për më shumë se 3 minuta, fi llon të dëmtohet. Nëse preket zemra, sjell si pasojë vdekjen. Cilado qoftë arsyeja, fëmija duhet sjellë sa më shpejt në vete nëse nuk merr frymë, apo i ka ndaluar pulsi. Nëse fëmija ka humbur vetëdijen dhe nuk merr frymë, ka rrezik dëmtimi të trurit apo të infarktit të zemrës. Ju duhet të vlerësoni kushtet e tij, që të dini si ta trajtoni. Nëse i ka rënë të fikët, por merr frymë dhe ka puls, ju duhet të thërrisni për ndihmë dhe ta shtrini. Nëse është pa ndjenja dhe nuk merr frymë, por ka puls, bëjini frymëmarrje artificiale. Nëse nuk merr frymë dhe nuk ka puls, ju duhet t’i shtypni kraharorin, duke i bërë edhe frymëmarrje artificiale. Këto janë pak të ndryshme për foshnjat dhe për fëmijët.

Vlerësimi i gjendjes së një foshnjeje.

Kontrolloni nëse është i vetëdijshëm Shihni nëse fëmija është i vetëdijshëm duke thirrur emrin e tij dhe
duke e shkundur lehtë apo duke i ngacmuar shputat e këmbve. Nëse nuk përgjigjet pas 10 sekondash
kërkoni ndihmë. Pastroni rrugët e frymëmarrjes Shikoni në gojën e fëmijës nëse ka ndonjë pengesë dhe hiqjani. Hapini rrugët e frymëmarrjes duke i ngritur mjekrën pak lart dhe duke i tërhequr kokën prapa shumë lehtë. Kontrolloni për frymëmarrjen Shikoni nëse kraharori ulet dhe ngrihet. Ndiejini frymëmarrjen në faqen tuaj. Nëse nuk merr frymë, pas 5 sekondash duhet t’i bëni frymëmarrje artificiale dhe pastaj kontrollojini pulsin. Kontrollojini pulsin Vendosini dy gishtat në pjesën e brendshme të krahut, mbi bërryl dhe shtypeni lehtë. Nëse nuk ndjeni asnjë puls pas pesë sekondash, shtypini gjoksin dhe bëjini frymëmarrje artificiale për një minutë pastaj thërrisni ambulancën.

ikubinfo​
 

redi-

Anëtar i Respektuar
Bukur me Pelqen kjo. Sikur ti vepronim!:)
___________________________________________________________________
By redi
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Mamaja duhet ti mbaj syte 4 dhe te mos humbet nqs ndodh gje.
Femijet e vegjell jan te predispozuar per "marifete", fusin ne goje/hunde gjithe budalleqet (guricka, lodra te vogla), ose mund te vriten, te digjen.
Cdo gje mund te ndodhi, mamaja ose kush ka kujdes per femijen duhet te mbaj gjakun e ftoht qe te mund ti shpetoj jeten.
 

redi-

Anëtar i Respektuar
Ndihma e Shpejte Mjekesore

Hemoragjia dhe Plaget
Per te ndalur gjakderdhjen shtypni fuqishem dy buzet e plages me ane te dy gishtave te medhenj. Pastroni plagen perreth duke u kujdesur te mos ngacmoni gjakun e mpiksur ne te. Mbajeni te shtypur pjesen e gjakosur me rrobe ose me nje cope pambuk te paster dhe bandazhojeni fort. Nese rrjedhja nuk pushon vendosni garza sterile ose ndonje rrobe te paster, te hekurosur me hekur te nxehte dhe shterngojeni fort me dore ose me fashature tjeter.

Shoku
Shenjat jane: zbehja, lekura e ftohte, pulsi i shpejte, frymemarrje siperfaqesore, dobesia. Qetesojeni te semurin duke e shtrire per toke ne qetesi absolute, lironi rrobat e shternguara, mbeshtilleni me batanije ose xhakete, por pa e mbinxehur. Ne te kunderten siguroni ngrohje artificiale ose ferkojeni. اojeni te semurin ne spital sa me shpejt.

Djegiet
Per te lehtesuar dhimbjet zhytet anesia ne uje te akullt. Mos hiqni rrobat e djegura. اani flluskat e lekures dhe vendosni mbi to pomade ose vaj. Mbulojeni pjesen e djegur me garza te thata e te pastra. Ne djegiet e renda çojeni pacientin sa me shpejt ne spital.

Thyerja e Kockave
Frakturat duhet te levizin sa me shpejt. Fiksoni dhe mbeshtesni pjesen e demtuar sa me pare. Krahet duhet te sigurohen me delikatese pas trupit. Kur thyhet kemba lereni te demtuarin shtrire ne pozicionin me te pershtatshem. Therrisni vetem mjekun specialist ose urgjencen mjekesore. Gjate rruges lidhni kemben e thyer me ate te shendoshe.

Helmimi
Nese i demtuari eshte pa ndjenja perdorni vetem frymemarrjen artificiale. Ata qe jane te ndergjegjshem se jane demtuar nga helme grryese qe shkaterrojne indet (siç jane acidet, etj) te pine sasi te medha qumeshti. Ne rastet e helmimeve me ilace gjumedhenese ose qetesuese duhet provokuar vjellja duke ngacmuar fytin ose duke i dhene te demtuarit te pije nje gote te ngrohte me dy luge kripe.

Te Fiktit
Uleni personin qe i merren mendte. Lagini fytyren me uje te ftohte. Ulni koken me poshte se gjunjte. Nese humbet ndjenjat shtrijeni per toke, i ktheni koken anash dhe jepini te nuhase amoniak. Nese gjendja nuk permiresohet mbajeni ne qetesi absolute dhe njoftoni mjekun.

Ngrirja
Ngrohni pjeset e ngrira te trupit me uje ne temepraturen 38-40 grade C. Mos perdorni reflektore apo borsa me uje te ngrohte.

Goditja nga Dielli
Lahet trupi me uje te ftohte.

Humbja e lengjeve nga dielli (Dehidratimi)
Jepini te semurit disa gllenjka me uje te kripur, gjysem gote uje cdo 15 minuta gjate nje ore. Lirojeni te demtuarin nga rrobat dhe vendosni kompresa me uje te ftohte ne trup. Kembet te mbahen ne pozicion ngritur. Me pas dergoni te semurin ne spital.

Pickimet nga Insektet
Perpiquni te hiqni thumbin qe eshte ngulur ne trup dhe lyheni zonen e pickuar me locion kalamine per te menjanuar te kruajturit. Nese personi i humbet ndjenjat ose ka enjtje te trupit duhet thirrur menjehere mjeku.

Atak Zemre
Shenjat jane: dhimbje e zgjatur shtypese ose shqetesim i pazakonte prapa drrases se kraharorit. Dhimbja perhapet ne shpatull, qafe, krah ose nofull. Shoqerimi me djersitje, te perziera, te vjella, frymemarrje e veshtiresuar. Disa here personi qetesohet dhe me pas i rishfaqen shenjat e mesiperme. Ne keto raste minutat jane te çmuara, thirrni me urgjence mjekun.
 
Top