• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ndihme disa detyra per emrin flm

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Joooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo
E kur them Jo eshte
JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
 
Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Pershendetje

me jepni kohe deri neser mbramje, dhe provoj tua bej keto.... meqenese kam harru çeshte togfjalesh ne shqip, porse e gjej dhe do mundohem tua bej.

Faleminderit per mirkuptim.

Ju pershendes
 
Violetta

>> KS- AL. etnike <<
këtu i ke zgjidhjet.... (nuk qene te renda)

Emri

I. Grupet e emrave të mëposhtëm i vini në numrin shumës:
a) ushtar, flamur, mburojë, mur, ulërimë, mulli, lumë, hapësirë, shkëmb, ujë, shok, kanal, shqiponjë, kalama, bari, grykë;
b) plak, derë, zog, avull, kalë, grua, mik;
c) breg, shteg, yll, pyll, gardh, pirg, pellg, zall, njeri, përrua;
ç) batanije, hardhi, qershi, shtëpi, ide, bela, shaka, anije, lule, mace;

Zgjidhja:

a. ushtarët, flamujtë, mburojat, muret, ulërimat, mullinjët, lumenjët, hapërsirat, shkëmbinjët, ujërat, shokët, kanalet, shqiponjat, kalamajtë, barishtat, grykat;

b. pleqtë, dyertë, zogjët, avujt, kuajtë, gratë, miqtë;
c. bregje, shtegje, yje, pyje, gardhe, pirgje, pellgje, zallet, njerëzit, përronjët;
ç. batanijet, hardhiat, qershitë, shtëpitë, idetë, belatë, shakatë, anijet, lulet, macat (macet).

______________________

II. Vini në shumë emrat (në trajtën e pashquar):

Dyqan, film, flamur, furrë, karvan, dokument, liqen, planet, pus, rrogoz, sup, shkelm, thesar, xham, çengel, grusht, sahat, sahan, zarf, aeroplan, karkalec, bilbil, këndes, tiç, dru, hidrocentral, filxhan, prind, hamall, çoban, gisht, drapër, detyrë, hambar, autobus, aeroport, dollap, restorant, krevat, kazan, minder, lëmsh, automobil, dembel, kandil, zinxhir, fener, karafil, nip, këlysh, bisht, det, shemb, dhelpër, bar, shi, bri, qilim, artist, shofer, civil, çarçaf, komandant, doktor, artist, yll, kufi, nxnëës, student...

Zgjidhja:

Dyqanet, filme, flamujtë, furrat, karvanet, dokumentet, liqenet, planetet, puset, rrogozat, supet, shkelmët, thesarët, xhamat, (çengel ?), grushtat, sahatët (=Orët shqip), sahanët (=pjatat shqip), zarfat, aeroplanët, karkalecët, bilbilat, (kendes ?, tiç?), drunjët, hidrocentralet, filgjanët, prindërit, hamallet, çobanët, gishtat, drapërenjët, detyrat, hambarët, autobusët, aeroportet, dollapët, restorantet, krevetët, kazanët, (minder?), lëmshet, automobilet, dembelët, kandilat, zingjirët, fenerët, karafilët (kajranfilët), nipërit, këlyshët, bishtat, detërat, shembjet, dhelpërat, barishtat, shi-rat, brinjët, qilimet, artistet, shoferët, civilët, çarçafët, komandantët, doktorët, artistët, yjet, kufijtë, nxënësit, studentët....

Perjashtim ne kete rast, keto fjale ne shumës mund te perdoren edhe pa t ne fund:

Dyqane, filme, flamujtë, furra, karvane, dokumente, liqene, planete, puse, rrogoza, supe, shkelmë, thesarë /thesare, xhama, grushta, bilbila, drunjë, hidrocentrale, filgjanë, prindër, hamalle, çobanë, gishta, drapërenjë, detyra, hambarë, autobusë, aeroporte, dollapë, restorante, krevetë, kazanë, lëmshe, automobile, dembelë, kandila, zingjirë, fenerë, nipër, këlyshë, bishta, detëra, shembje, dhelpëra, barishta, shi-ra, brinjë, qilime, artistë, shoferë, civilë, çarçafë, komandantë, doktorë, artistë, yje, kufijë, nxënës, studentë....

____________________

III. Gjeni emrat që përdoren vetëm në shumës:
اdo javë i pastronte qelqurinat me kujdes. Atë vit të korrat ishin të mbara. – ke të holla me vete? – e pyeti ai. Agronit sikur iu prenë leqet e këmbëve, kur dëgjoi ç’i kishte ngjarë shokut të vet. Syzet i hoqi fare dhe filli të thërriste me sa kishte në kokë. Shtojzovallet i hasim dendur në krijimet e popullit shqiptar. Skitë i merrte me vete çdo të diel, kur shkonte në fshat. Ia kishte nxjerrë të palarat në shesh.

zgjidhja:

çdo javë -tregon secilën javë = javët
qelqurinat
te korrat
leqet
këmbëve
shtojzovallet
krijimet
çdo të diele = të dieleve
te palarat (eshte shprehje negative).

___________________________

IV. Togfjalëshat e mëposhtëm i ktheni në numrin shumës:
Vend i bukur; ujë i ftohtë; shi i madh; zbulim i rëndësishëm; mal i lartë; burim i ftohtë; komb i lashtë; fis i madh; shtet i ri; shqetësim i madh; vendim i drejtë; pus i thellë; organ i lartë; fakultet i ri; zakon i keq; seminar i organizuar; elektron i lirë...

Zgjidhja:
vendet e bukura, ujërat e ftohëta, shirat e mëdha, zbulimet e rendesishme, malet e larta, burimet e ftohëta, kombet e lashta, fiset e mëdha, shtetet e reja, shqetësimet e mëdha, vendime të drejta ose vendimet e drejta, puset e thella, organet e larta, fakultetet e reja, zakonet e keqija, seminaret e organizuara, elektronet e lira...

____________________________

V. Gjymtyrët e togfjalëshave të mëposhtëm i ktheni në trajtën e shquar:

Vaj peshku; lule dele; ujë burimi; pikë loti; dru pylli; drithëra buke; fletore shkrimi; këngë dasme; libër leximi; makinë shkrimi; shteg mali; lule fushe; zog kënete; dru lisi; kallëp misri; rrugë makine.

Zgjidhja:
Vaji i peshkut, lule e deles, uji i burimit, pika e lotit, druri i pyllit, drithërat e bukës, fletore e shkrimit, këngë e dasmës, libër e leximit, makinë e shkrimit, shteg i malit, lule e fushës, zog i kënetes, dru i list, kallëp i misrit, rrugë e makinës (autos).

Kalo bukur!
 
NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Joooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo
E kur them Jo eshte
JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
hahahahahahahahahahaha mos qofsh rob .
 
Adimne po sa vjec duhet te jesh mo xhan se detyra ish shume e thjeshte,dmth e nje femije e klases se pare mund ti bej keto?!
 
Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Abis, mendoj qe keta te rinjet gyrbetqar kan veshtiresi me shqipen.

Angjela me fillim tregova se nuk ishin te veshtira (por duhet qene sigurte per te jep nje pergjigjje), poashtu vleresohet koha qe merr per dikend, kur i duhesh.

Te pershendes
 
Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Edhe leke t'me kishte dhene,s'do i kisha bere gje :)

edhe ti mir e ke thene.... sepse as faleminderit nuk thanë. :D ..........koha po e ben te veten pra....
 
Artin

Anëtar i Respektuar
këtu i ke zgjidhjet.... (nuk qene te renda)

Emri

I. Grupet e emrave të mëposhtëm i vini në numrin shumës:
a) ushtar, flamur, mburojë, mur, ulërimë, mulli, lumë, hapësirë, shkëmb, ujë, shok, kanal, shqiponjë, kalama, bari, grykë;
b) plak, derë, zog, avull, kalë, grua, mik;
c) breg, shteg, yll, pyll, gardh, pirg, pellg, zall, njeri, përrua;
ç) batanije, hardhi, qershi, shtëpi, ide, bela, shaka, anije, lule, mace;

Zgjidhja:

a. ushtarët, flamujtë, mburojat, muret, ulërimat, mullinjët, lumenjët, hapërsirat, shkëmbinjët, ujërat, shokët, kanalet, shqiponjat, kalamajtë, barishtat, grykat;

b. pleqtë, dyertë, zogjët, avujt, kuajtë, gratë, miqtë;
c. bregje, shtegje, yje, pyje, gardhe, pirgje, pellgje, zallet, njerëzit, përronjët;
ç. batanijet, hardhiat, qershitë, shtëpitë, idetë, belatë, shakatë, anijet, lulet, macat (macet).

______________________

II. Vini në shumë emrat (në trajtën e pashquar):

Dyqan, film, flamur, furrë, karvan, dokument, liqen, planet, pus, rrogoz, sup, shkelm, thesar, xham, çengel, grusht, sahat, sahan, zarf, aeroplan, karkalec, bilbil, këndes, tiç, dru, hidrocentral, filxhan, prind, hamall, çoban, gisht, drapër, detyrë, hambar, autobus, aeroport, dollap, restorant, krevat, kazan, minder, lëmsh, automobil, dembel, kandil, zinxhir, fener, karafil, nip, këlysh, bisht, det, shemb, dhelpër, bar, shi, bri, qilim, artist, shofer, civil, çarçaf, komandant, doktor, artist, yll, kufi, nxnëës, student...

Zgjidhja:

Dyqanet, filme, flamujtë, furrat, karvanet, dokumentet, liqenet, planetet, puset, rrogozat, supet, shkelmët, thesarët, xhamat, (çengel ?), grushtat, sahatët (=Orët shqip), sahanët (=pjatat shqip), zarfat, aeroplanët, karkalecët, bilbilat, (kendes ?, tiç?), drunjët, hidrocentralet, filgjanët, prindërit, hamallet, çobanët, gishtat, drapërenjët, detyrat, hambarët, autobusët, aeroportet, dollapët, restorantet, krevetët, kazanët, (minder?), lëmshet, automobilet, dembelët, kandilat, zingjirët, fenerët, karafilët (kajranfilët), nipërit, këlyshët, bishtat, detërat, shembjet, dhelpërat, barishtat, shi-rat, brinjët, qilimet, artistet, shoferët, civilët, çarçafët, komandantët, doktorët, artistët, yjet, kufijtë, nxënësit, studentët....

Perjashtim ne kete rast, keto fjale ne shumës mund te perdoren edhe pa t ne fund:

Dyqane, filme, flamujtë, furra, karvane, dokumente, liqene, planete, puse, rrogoza, supe, shkelmë, thesarë /thesare, xhama, grushta, bilbila, drunjë, hidrocentrale, filgjanë, prindër, hamalle, çobanë, gishta, drapërenjë, detyra, hambarë, autobusë, aeroporte, dollapë, restorante, krevetë, kazanë, lëmshe, automobile, dembelë, kandila, zingjirë, fenerë, nipër, këlyshë, bishta, detëra, shembje, dhelpëra, barishta, shi-ra, brinjë, qilime, artistë, shoferë, civilë, çarçafë, komandantë, doktorë, artistë, yje, kufijë, nxënës, studentë....

____________________

III. Gjeni emrat që përdoren vetëm në shumës:
اdo javë i pastronte qelqurinat me kujdes. Atë vit të korrat ishin të mbara. – ke të holla me vete? – e pyeti ai. Agronit sikur iu prenë leqet e këmbëve, kur dëgjoi ç’i kishte ngjarë shokut të vet. Syzet i hoqi fare dhe filli të thërriste me sa kishte në kokë. Shtojzovallet i hasim dendur në krijimet e popullit shqiptar. Skitë i merrte me vete çdo të diel, kur shkonte në fshat. Ia kishte nxjerrë të palarat në shesh.

zgjidhja:

çdo javë -tregon secilën javë = javët
qelqurinat
te korrat
leqet
këmbëve
shtojzovallet
krijimet
çdo të diele = të dieleve
te palarat (eshte shprehje negative).

___________________________

IV. Togfjalëshat e mëposhtëm i ktheni në numrin shumës:
Vend i bukur; ujë i ftohtë; shi i madh; zbulim i rëndësishëm; mal i lartë; burim i ftohtë; komb i lashtë; fis i madh; shtet i ri; shqetësim i madh; vendim i drejtë; pus i thellë; organ i lartë; fakultet i ri; zakon i keq; seminar i organizuar; elektron i lirë...

Zgjidhja:
vendet e bukura, ujërat e ftohëta, shirat e mëdha, zbulimet e rendesishme, malet e larta, burimet e ftohëta, kombet e lashta, fiset e mëdha, shtetet e reja, shqetësimet e mëdha, vendime të drejta ose vendimet e drejta, puset e thella, organet e larta, fakultetet e reja, zakonet e keqija, seminaret e organizuara, elektronet e lira...

____________________________

V. Gjymtyrët e togfjalëshave të mëposhtëm i ktheni në trajtën e shquar:

Vaj peshku; lule dele; ujë burimi; pikë loti; dru pylli; drithëra buke; fletore shkrimi; këngë dasme; libër leximi; makinë shkrimi; shteg mali; lule fushe; zog kënete; dru lisi; kallëp misri; rrugë makine.

Zgjidhja:
Vaji i peshkut, lule e deles, uji i burimit, pika e lotit, druri i pyllit, drithërat e bukës, fletore e shkrimit, këngë e dasmës, libër e leximit, makinë e shkrimit, shteg i malit, lule e fushës, zog i kënetes, dru i list, kallëp i misrit, rrugë e makinës (autos).

Kalo bukur!
Ke shumë gabime, Jetesa.
Do t'i shkruaj unë nga darka, se tani s'kam kohë, dua të dal.
 
Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Ke shumë gabime, Jetesa.
Do t'i shkruaj unë nga darka, se tani s'kam kohë, dua të dal.

don te me ngushtosh, apo cka? :D Nese ti dije ma mir, pse nuk e beje ti me kohe?

po beje pra, seshte vone ta bejsh dhe ti formatin tend! Bye!
 
Artin

Anëtar i Respektuar
Jo, nuk e bëj për atë, po tani e pashë këtë temë.
Sa për gabimet, shiko vetëm rreshtin e parë, fjalët me të kuqe i ke gabim.

I. Grupet e emrave të mëposhtëm i vini në numrin shumës:
a) ushtar, flamur, mburojë, mur, ulërimë, mulli, lumë, hapësirë, shkëmb, ujë, shok, kanal, shqiponjë, kalama, bari, grykë;

Zgjidhja:

a. ushtarët, flamujtë, mburojat, muret, ulërimat, mullinjët, lumenjët, hapësirat, shkëmbinjët, ujërat, shokët, kanalet, shqiponjat, kalamajtë, barishtat, grykat;
 
Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Jo, nuk e bëj për atë, po tani e pashë këtë temë.
Sa për gabimet, shiko vetëm rreshtin e parë, fjalët me të kuqe i ke gabim.

shihe: Ne dijsh me mire, beje ti me mir... nuk me pengon........por: MOS komento postimin tim si te nenvleresuar.... sepse e kam ber ashtu cfare kam mendu se eshte me sakte.

Nese ka ndonje gabim te vogel... ok rregullo ti me versionin tend!

te pershendes pra
 
Artin

Anëtar i Respektuar
Nuk të nënvlerësova, por të thashë që ke gabime, se e tillë është tema.
Në drejtshkrim s'ka versione të tuat e të miat, por ka vetëm një, që është ai i sakti.
Citimet, komentet e debatet, nuk janë të ndaluara. Nëse jep mendime në një temë, duhen pranuar edhe këto.
Të përshëndes edhe unë!
 
Redaktimi i fundit:

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
te preferoj: Sjelle ti ate qe di me mir ti, edhe u kry biseda.... Sa ke ber 3postime per kosh, sjelle tendin dhe aq e kuptuam tani.

Natyrisht eshte per mendime te ndryshme, por nese shfrytezohet forumi me shum per bla bla bla .... me vjen keq vertet.
 
Monique

Staf në FV.AL
Njejes flamur - shumes flamunj
Mulli - mullinj
Lume -lumenj
Shkemb - shkembinj

Kshu duheshin

Gjuha shqipe ska si me pelqen mua apo si e di une.
Sintaksa apo gramatika eshte nje e vetme , mos e deformojme ate duke u indinjuar kot.

Artini ka te drejte!
 
Violetta

>> KS- AL. etnike <<
kush ka drejt e kush jo... pffff... // nje gjuhe e kemi te gjithe.... Nuk kam then askund se gjuha shqipe duhet deformuar, perkundrazi e mbroj me gjithqka kam.

kam dhen ne shumes siq e kam menduar ashtu te drejt (sakte).... nese dikush di me mire... ok urdheroni!
 
Po mire cke qe nxehesh....pike e zeze
Po ti dole partizane ti jepje dikujt nje detyre , ok bravo.....por pervec mundimin duhet edhe saktesia.
Personalisht sdo e merrja persiper, ose edhe nese do sigurohesha 100 hete qe infot te ishin te sakta.
Smund te thuash epo une kshu e di,

Nejse ...
 
Violetta

>> KS- AL. etnike <<
hahaha me vjen keq qe keni paraqitje negative per mua (dhe pse te nxehem pa arsye)... //vertet sjam negativ, se kur jam diqka e pranoj ate gje, porse skam faktikisht ate natyre negative fare. JU vazhdimisht e dini qe jam e distancuar dhe kursej veten vazhdimisht dhe qellimisht nga fjalet e shumeta kot, prandaj ska pse te keqkuptohemi.... //

as partizane nuk dola.... Te jemi te qarte me pak shkronja:

kjo fjale, kjo, kjo, kjo.... nuk qene drejt, qene gabim, dhe keshtu eshte korrekt. U kry biseda, dhe do i kuptojme gabimet ne pak vende...... dhe jo te polemizohet gjer e gjate, nuk e shoh aq drejt, me falni pra.

Uroj ne mirkuptim. Tung.
 
Redaktimi i fundit:

Artin

Anëtar i Respektuar
Njejes flamur - shumes flamunj
Mulli - mullinj
Lume -lumenj
Shkemb - shkembinj

Kshu duheshin

Gjuha shqipe ska si me pelqen mua apo si e di une.
Sintaksa apo gramatika eshte nje e vetme , mos e deformojme ate duke u indinjuar kot.

Artini ka te drejte!
Shumësi i flamurit është flamuj, por i thashë që e kishte gabim sepse në trajtën e shquar shkruhet pa ë, pra flamujt, jo flamujtë.
Thashë që do t'i shkruaja dje, por nuk munda, e tani më duhet të dal prapë.
Sot në darkë do t'i shkruaj patjetër.
 
Zana1

Braveheart
Nuk e di nese ka nje teme perkatese ne lidhje me gjuhen Shqipe ?

Por meqe jemi k'tu ... k'tu ne Albania lexoj shpeshhere qe fjalen bulmet e shkruajne bylmet ? Une vete I them bulmet se keshtu e kam degjuar gjithmone... jam
Confused se cila eshte gramatika e duhur?
 
Artin

Anëtar i Respektuar
Emri

I. Grupet e emrave të mëposhtëm i vini në numrin shumës:

a) ushtar/ushtarë, flamur/flamuj, mburojë/mburoja, mur/mure, ulërimë/ulërima, mulli/mullinj, lumë/lumenj, hapësirë/hapësira, shkëmb/shkëmbinj, ujë/ujëra, shok/shokë, kanal/kanale, shqiponjë/shqiponja, kalama/kalamaj, bari/barinj, grykë/gryka;
b) plak/pleq, derë/dyer, zog/zogj, avull/avuj, kalë/kuaj, grua/gra, mik/miq;
c) breg/brigje, shteg/shtigje, yll/yje, pyll/pyje, gardh/gardhe, pirg/pirgje, pellg/pellgje, zall/zeje, njeri/njerëz, përrua/përrenj;
ç) batanije/batanije, hardhi/hardhi, qershi/qershi, shtëpi/shtëpi, ide/ide, bela/bela, shaka/shaka, anije/anije, lule/lule, mace/mace;

II. Vini në shumës emrat (në trajtën e pashquar):

Dyqan/dyqane, film/filma, flamur/flamuj, furrë/furra, karvan/karvanë, dokument/dokumente, liqen/liqene, planet/planetë, pus/puse, rrogoz/rrogoza, sup/supe, shkelm/shkelma, thesar/thesare, xham/xhama, çengel/çengela, grusht/grushte, sahat/sahate, sahan/sahanë, zarf/zarfe, aeroplan/aeroplanë, karkalec/karkaleca, bilbil/bilbila, këndes/këndesa, tip/tipa, dru/drurë, hidrocentral/hidrocentrale, filxhan/filxhanë, prind/prindër, hamall/hamej, çoban/çobanë, gisht/gishta, drapër/drapërinj, detyrë/detyra, hambar/hambarë, autobus/autobusë, aeroport/aeroporte, dollap/dollapë, restorant/restorante, krevat/krevatë, kazan/kazanë, minder/mindere, lëmsh/lëmshe, automobil/automobila, dembel/dembelë, kandil/kandila, zinxhir/zinxhirë, fener/fenerë, karafil/karafila, nip/nipa/nipër, këlysh/këlyshë, bisht/bishta, det/dete, shembull/shembuj, dhelpër/dhelpra, bar/barëra, shi/shira, bri/brirë, qilim/qilima, artist/artistë, shofer/shoferë, çarçaf/çarçafë, komandant/komandantë, doktor/doktorë, artist/artistë, yll/yje, kufi/kufij, nxënës/nxënës, student/studentë.

III. Gjeni emrat që përdoren vetëm në shumës:

اdo javë i pastronte qelqurinat me kujdes. Atë vit të korrat ishin të mbara. – ke të holla me vete? – e pyeti ai. Agronit sikur iu prenë leqet e këmbëve, kur dëgjoi ç’i kishte ngjarë shokut të vet. Syzet i hoqi fare dhe filloi të thërriste me sa kishte në kokë. Shtojzovallet i hasim dendur në krijimet e popullit shqiptar. Skitë i merrte me vete çdo të diel, kur shkonte në fshat. Ia kishte nxjerrë palarat në shesh.

IV. Togfjalëshat e mëposhtëm i ktheni në numrin shumës:

Vend i bukur/vende të bukura; ujë i ftohtë/ujëra të ftohta; shi i madh/shira të mëdha; zbulim i rëndësishëm/zbulime të rëndësishme; mal i lartë/male të larta; burim i ftohtë/burime të ftohta; komb i lashtë/kombe të lashta; fis i madh/fise të mëdha; shtet i ri/shtete të reja; shqetësim i madh/shqetësime të mëdha; vendim i drejtë/vendime të drejta; pus i thellë/puse të thella; organ i lartë/organe të larta; fakultet i ri/fakultete të reja; zakon i keq/zakone të këqija; seminar i organizuar/seminare të organizuara; elektron i lirë/elektrone të lira.

V. Gjymtyrët e togfjalëshave të mëposhtëm i ktheni në trajtën e shquar:

Vaj peshku/vaji i peshkut; lule dele/ lulja e deles; ujë burimi/uji i burimit; pikë loti/pika e lotit; dru pylli/druri i pyllit; drithëra buke/drithërat e bukës; fletore shkrimi/fletorja e shkrimit; këngë dasme/kënga e dasmës; libër leximi/libri i leximit; makinë shkrimi/makina e shkrimit; shteg mali/shtegu i malit; lule fushe/lulja e fushës; zog kënete/zogu i kënetës; dru lisi/druri i lisit; kallëp misri/kallëpi i misrit; rrugë makine/rruga e makinës.
 
Redaktimi i fundit:

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

rroft fjalori i bukur gramatikor shqip
.... (mqs nuk dija ku ekziston ne internet).

Personalisht e flas gjuhen letrare (pa dialekt), ashtu edhe e shkruaj korrekt... por ne rast leshimi te ndonje gabimi paqellim, ndjej turp. //
 
Top