• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ndikimi i kafeinës tek gratë shtazane

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Sipas studimit, gratë shtatzane që pijnë më shumë se 200 miligram kafe në ditë, dyfishojnë rrezikun e dështimit të barrës. Studimi paralajmëron edhe ndaj çajit, pijeve freskuese që përmbajnë kafeinë masdje edhe disa barna, që prekin shtatzaninë.

Mjekja Tracy Flanagan thotë se ajo që e dallon këtë studim nga studimet e mëparëshme është se edhe një nivel i ulët kafeine mund të shkaktojë dështimin tek gratë shtatzane. Kërkimet në këtë fushë tregojnë se gratë shtatzane që konsumojnë më pak se 200 miligram kafe në ditë, gjithashtu rrezikojnë barrën e tyre. Deri tani nuk dihet përse kafeina ndikon kaq shumë tek shtatzania, por eksertët thonë se kafeina mund të shtojë ritmin e rrahjeve të zemrës tek fetusi ose bllokon ose kufizon qarkullimin e gjakut tek foshnja në barkun e nënës.

Studimi u krye nga qëndra mjekësore March of Dimes. Të paktën një ekspert thotë se shumica e aborteve apo dështimeve rezultojnë nga anomalitë në fetus. Por autorja e studimit thotë se gratë duhet të përpiqen të heqin dorë nga kafeina gjatë të paktën 3 ose 4 muajve të parë të shtatzanisë për të patur një lindje të suksesëshme e pa probleme.

Zëri i Amerikës
 

Lola

Antarë i ri
lola .nese esht e mundur ta di sa sa nidim te keq ka duhani tek femia ,jamshtadzane 4 muaj ,pi 10cigre ne dit mirpo konsumoj shum pem dhe perime.ju lutem me tregoni sitja bej sepse nukmundem fare ta le
 

El'Mejor

Daja
Mesa di une duhet sidomos gjate shatzanise te nderpresesh se sben ...Sepse do kete probleme femija disa shoke te mi edhe pse gruaja atij e ndrepreu duhanin femijet ne fillim kishin probleme keshtu qe per te miren e fmijes te keshilloj duhanin ta heqesh sa me shpejt ...!!!


:djalle:
 

Karamele Zana

Anëtar i Nderuar
lola .nese esht e mundur ta di sa sa nidim te keq ka duhani tek femia ,jamshtadzane 4 muaj ,pi 10cigre ne dit mirpo konsumoj shum pem dhe perime.ju lutem me tregoni sitja bej sepse nukmundem fare ta le
Po me cigaren cte duhet ty mi?

Cigarja permban rreth 4000 kimikatesh, nje pjese e tyre te cojne drejt kancerit. Kur ti pi cigare keto kimikate futen direkt ne gjak. Femija jot nga e merr oksigjenin? Nga gjaku... Duke mos patur oksigjen te mjaftueshem femija nuk zhvillohet normal (dhe me fal qe te ta them kete te fundit, por cigarja e con femijen tend ne "stillbirth" qe do te thote vdekje e fetusit gjate shtatezanise, ose gjate lindjes)

DHe thua nuk mund ta le? Atehere mos prit femije te shendetshem.

Kujt i jep zoti femije...?!
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
lola .nese esht e mundur ta di sa sa nidim te keq ka duhani tek femia ,jamshtadzane 4 muaj ,pi 10cigre ne dit mirpo konsumoj shum pem dhe perime.ju lutem me tregoni sitja bej sepse nukmundem fare ta le
Duhani në shtatzëni dëmton enët e gjakut të fëmijës

Ekzistojnë shumë të dhëna të cilat tregojnë se duhani në shtatzëni është i dëmshëm për foshnjën, ndërsa së fundi, shkencëtarët holandezë kanë treguar se duhanpirja e të dy prindërve dëmton enët e gjakut të fëmijës, dëmtim i cili vërehet gjatë moshës madhore. Rezultatet e publikuara në revistën “Arteriosclerosis, Thrombosis and Vascular Biology” janë të bazuara në analizat me ultrazë të gjendjes së enëve të gjakut të 732 personave në moshë 28-vjeçare.

Në bazë të të dhënave të grumbulluara, 29% e nënave dhe 60% e baballarëve të këtyre fëmijëve kishin qenë duhanpirës gjatë kohës kur nëna bartte fëmijën. Ndërsa muret e enëve të gjakut kishin qenë më të dëmtuara te participantët, nënat e të cilëve kishin pirë duhan gjatë gjithë shtatzënisë. /telegrafi/
Ne momentin qe more vesh qe je me barr, duhet te kishe lene automatikisht duhanin...sepse sben gje tj pervec se te INTOKSIKOSH bebushin, nqs do te lindi ( largqoft) me malformacione...do ja falesh me veten pastaj?
Per 9 muaj...svdes njeri pa duhan + alcool...eshte per nje jete...jo per ty...se ti sja di vleren jetes aq kohe sa pi duhan pa patur asnje kontroll mbi teje...
E fakti qe ha perime nuk e ndalon ne asnje menyre efektin e duhanit mbi femijen tende...
NDALO DUHANIN SA NUK ESHTE VONE! dhe ik bej eko te shofesh si eshte femija, mos ket probleme...
 

El'Mejor

Daja
Kjo duhet ta kishte ndaluar qe ne fillim por edhe tani prap mund te beje mire bebes ....


:djalle:
 
Top