• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Në Islandë, çdo i dhjeti banor boton një libër

Tuana

Nada é por acaso!
Islanda po përjeton një bum librash. Shteti ishullor i 300 000 banorëve ka më shumë shkrimtarë, libra të botuar dhe të lexuar për frymë, se çdo vend tjetër i botës.ثshtë e vështirë t’i shmangësh shkrimtarët në Reikjavik. Ekziston një shprehje në Islandë ad ganga med bok I maganum, pra çdo njeri lind një libër. Me kuptimin e plotë të fjalës çdo vendas ka një libër në stomak. Një në dhjetë islandezë publikon një libër, transmeton BBC.

A është situata konkurruese? Një novelist i ri përgjigjet pozitivisht duke shtuar se situata bëhet akoma më konkurruese, kur jeton me nënën dhe partneren që janë gjithashtu shkrimtare me kohë të plotë.

اdo objekt tërheqës i qytetit ka nga një sagë që daton që prej shekullit të 13. اdo njeri, që nga udhëheqësit e guidave deri te shoferët e taksive ka nga një poezi apo biografi të vetën.

Shkrimtarët e Reikjavikut trajtohen shumë mirë nga të gjithë, ata madje rrinë krah për krah me shkrimtarë të mëdhenj, që kanë fituar çmime ndërkombëtare. Disa prej tyre shkruajnë për këngëtarë kombëtarë dhe ka nga ata që marrin edhe një rrogë mujore për të shkruarit e tyre.

Qendra e letërsisë islandeze ofron gjithashtu mbështetje dhe përkthim për shkrimtarët. Zhanret janë nga të më ndryshmit që nga sagat moderne, te poezia, librat e fëmijëve, erotikat, por edhe zhanri i lulëzuar i krimit.

Kjo nuk është surprizuese për këtë shtet nordik. Por shifrat e shitjeve të novelave mbi krimin dhe detektivët janë dy herë më të larta se në çdo shtet fqinj.

Pra, çfarë ka çuar në këtë lulëzim fenomenal të librave? Shpjegimi mund të jetë kultura e shkrimtarëve të mirë, që tregojnë histori magjepsëse me ekonomi elegante dhe personazhe të mrekullueshme.

Të shkruara fillimisht në shekullin e 13, sagat përmbajnë disa nga llojet e të shkruarit më të pasur dhe më të jashtëzakonshëm të Mesjetës.

Të mbushura me heronj, feudalë dhe të jashtëligjshëm, me një hije fantazmash dhe historish qesharake, sagat kanë frymëzuar shkrimtarët bashkëkohorë vendas më në zë.

Llava e zezë në shtretërit e lumenjve, vullkanet e tmerrshme dhe përrenjtë përrallorë e bëjnë këtë ishull vendin ideal të tregimit të historive mahnitshme vendase.

Poeti islandez, Seamus Hinej, është mahnitur prej vendlindjes së tij, ndërsa UNESCO e ka quajtur Reikjavikun qytet të letërsisë. Solvi Bjorn Sigurdson, një novelist islandez thotë se shkrimtarët i detyrohen shumë të shkuarës së vendit.

“Ne jemi një komb rrëfimtarësh. Kur ishte errësirë dhe ftohtë, nuk kishim asgjë për të bërë. Falë odave poetike dhe sagave mesjetare, ne kemi qenë gjithnjë të rrethuar nga historitë. Pas pavarësisë prej Danimarkës në vitin 1944, letërsia na ndihmoi të përcaktonim identitetin tonë”, tregon ai.

Novelisti Sigurdson i bën homazh laureatit të çmimit Nobel në letërsi, islandezit Halldor Laksnes, librat e të cilit shiten në stacione karburantesh dhe në qendra turistike kudo nëpër vend. Vendasit i emërtojnë macet e tyre sipas këtij novelisti dhe bëjnë pelegrinazhe të rregullta në shtëpinë e tij.



Kur Laksnes fitoi Nobelin në vitin 1955, ai e vuri letërsinë islandeze në hartën e botës. Ai u dha islandezëve kurajën të shkruanin.

Kriza financiare e vitit 2008 dhe më pas ajo e krijuar nga aktiviteti i vullkaneve në 2010-n, i solli islandezët me këmbë në tokë.

Vendasit i tremben një krize të tillë në letërsi. Shkrimtarët e shumtë ushtrojnë shumë presion te botuesit e librave. Vjeshta dhe Krishtlindjet janë koha kur libraritë e Islandës mbushen plot me prurje të reja./K.net/
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Interesante. :)

Mendoj qe cdo kush ka cte shkruaj dhe te tregoj.
Shpesh fjala e germezuar ne nje flete ka me shume fuqi se ajo akustike e nje momenti qe komunikojme apo rrefejme qofte ne shoqeri apo me gjere.
 

Nicktjeter

Per aspera ad astra.
Ne Islande cdo 1 banor ka 10 dele.
Nese humbin librat nje nga keto 10 delet i kane ngrene.
#vrasimdeletshpetojmeletersine.
 
Top