Ne jemi yje (Mjegulla e madhe e Magelanit)

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
"Mjegulla e madhe e Magelanit"
Gjindet vetem 160.000 vite drite
Jo me shume se 1milion e gjyse vite me para ( sa hap e mbyll syte) ne Tarantula Nebula lindi kjo turme yjesh,nje vater e vertete e monstrave qiellor dhe te nxehre dhe te shndritshem.Ylli me i fuqishem ndodhet mu ne mes te mjegulles Astronomet i kane vene numrin R136a1,sdin te vene emra ata. Ka nje ndriqim gati sa 8.7 milion diellA. Eshte ylli me i madh per te cilin kemi njohuri. I lindur me 320 masa diellore. Por ylli i Wolf-Rayet eshte nje psikopate e vertete. Ajo largon tutje masat e hidrogjenit qe jane ne ekstreme dhe i flak gjithandej. Sa me shume vjetrohet aq me shume humb "peshe" . ( masa diellore) Nuk dihet kur do ike,por me siguri do ike me shperthime. Do kemi nje supernova.
Fotonet e prodhuar ne nje yll sherbejne qe te rigjenerojne presionin qe kontriubon qe kundervepron me gravitetin.
Tani keto fotona i pergjigjen mekanikes kuantike nganjehere kjo i transformon ne elektron-pozitron. Sa me energjik te jete fotoni aq me e larte eshte mundesia e transformimit. Midis 130 e 250 masave diellore kjo gje ndodh shpesh dhe si rezultat kemi renie te presionit. Situata behet e paqendrueshme ,ylli bie dhe shperthen pa krijuar vrima te zeza apo yje neutrosh sic mund te bejne supernovat e tjera. Mendohet se pak a shume se vdekja e R136a1mund te cliroje 10 masa diellore hekur,e njejta qe sherben per hemoglobinen pa te cilen sdo jetonin dot.
Sipas jush,kush ua dha hekurin juve?
Nje supernova ua ka dhene
1f642.png


#ne jemi trupa qiellor.


mjegulla.jpgyje.jpg
 
Last edited by a moderator:

Element

Anëtar i Respektuar
Keto avantura kozmike i preferoje për pasione erotike 😝.... nga se nuk ka kodë të rregullimit për qarkullim 🤣
E sa për hekurin, e preferoje Spirulinen 😆
 

Marla

Themelues i Forumit
Njerezimi ka shpikur nanorobotet, por kemi ngelur akoma te mikro dhe makrokozmosi i Einstein-it.
Nano-robotet e kane kuptuar lidhjen ndermjet mikro dhe makrokozmosit, ndaj po kerkojme Einstein te tjere. Zoti krijoi token krijoi bimet, krijoi kafshet. U mundua te krijonte shembelltyren e tij. Por ju desh shume pune per kete te fundit pasi i ka dhene pak karbon dhe pak nitrogjen per ta shfrytezuar. Por pyetja ekzistenciale eshte se sa pune i eshte dashur te zotit per te krijuar ZOTIN?
PYETJA ESHTE Kush e krijoi Zotin?!🤔
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Njerezimi ka shpikur nanorobotet, por kemi ngelur akoma te mikro dhe makrokozmosi i Einstein-it.
Nano-robotet e kane kuptuar lidhjen ndermjet mikro dhe makrokozmosit, ndaj po kerkojme Einstein te tjere. Zoti krijoi token krijoi bimet, krijoi kafshet. U mundua te krijonte shembelltyren e tij. Por ju desh shume pune per kete te fundit pasi i ka dhene pak karbon dhe pak nitrogjen per ta shfrytezuar. Por pyetja ekzistenciale është se sa pune i është dashur te zotit per te krijuar ZOTIN?
PYETJA është Kush e krijoi Zotin?!🤔
Marla u vonova ca por kisha nje pergjigje qe lexova diku,por prap nuk harrova.

Planetet per te qendruar ashtu sic jane kane nevoje per energji,energjia per te qene e tille ka gjithmone nevoje per energji...ndaj kjo e fundit ka ekzistuar gjithmone.

Pra mund te themi qe Zoti ka ekzistuar gjithmone...?
 

Marla

Themelues i Forumit
Marla u vonova ca por kisha një pergjigje që lexova diku,por prap nuk harrova.

Planetet per te qendruar ashtu sic jane kane nevoje per energji,energjia per te qene e tille ka gjithmone nevoje per energji...ndaj kjo e fundit ka ekzistuar gjithmone.

Pra mund te themi që Zoti ka ekzistuar gjithmone...?


Nese Zotin e pranojme si energji atehere PO :)
 

Desa

Felix - Culpa
Toka është një yll dhe ne kemi përbërje të elementeve të saj.
Ne jemi të përbërë nga molekula të përbëra nga atome (elemente) dhe na duhen gjithsej të paktën 28 elemente.

Patjetër se jemi yje. :)
 
Top