• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ne kerkim te konkubines sime.

Lauri

Anunnak
Edhe une, ne vitin e trete te qendrimit tim ne stamboll, e ndava te bleja nje skllave(konkubine). Kisha degjuar shume per keto gjera dhe vendosa te shikoja neper shtepite e ndermjetesve. Pune qe, doemos, duhej bere ne fshehtesi te madhe. Im ate nuk i kuptonte shakate ne kete drejtim dhe une do te kisha pasur pasoja te papelqyeshme. Por edhe vetem nuk doja te shkoja, keshtu qe nuk me mbeti gje tjeter veçse te kerkoja ndihmen e mikut tim te mire, don Luigjit. E keqja ishte se don Luigji dukej shkoqur qe nuk ishte as turk, as mysliman, mjakrra te qethur shkurt dhe mustaqet e vogla majuce, i jepnin atij, me teper pamjen e nje "bravo"-je fiorentin, nga mesjeta. Per tu turqizuar disi, une e vesha me nje redingote te bukur te tim eti, me jelek te bardhe, kravate te zeze dhe pantallona me vija gri te zeza; me tej nje pale pansè te arta me kordon te zi te gjyshes dhe nje fes te kuq mbi koke duhej te plotesonim pamjen e tij si mjek. C'mund te ishte me e natyrshme sesa fakti qe nje "zoteri i madh", mirrte doktorin me vete kur nisej per nje pazar kaq te rendesishem? Te ndrequr e te ujdisur si per nje aksion te rendesishem shtetror, ne morem nje kallauz, hipem ne njeren nga karrocar tona te bukura dhe u nisem per t'u njohur me tregtare te ndryshem skllevrish. Tregti skllevrish ne shekullin 20-te dhe ne mes te Europes? Nuk eshte perralle, por nje realitet. Ne Perandorine Osmane (sidomos ne Stamboll dhe ne Arabi) deri ne vitin 1908 kane ekzistuar sklleverit dhe tregtia e tyre, natyrisht ne nje forme te ndryshuar, te pershtatur kohes, por ne thelb po ajo. Ne vitin 1873 Perandoria Osmane nenshkroj marreveshjen nderkombetare per heqjen e skllaverise. Por zakoni i rrenjosur ne qindra e qindra vjet nuk mund te hiqej me nje dekret. Tregu publik i sklleverve (Esirçeler Pazari) u mbyll, por tregtimi i vajzave qe mbaheshin ne pensione te ndryshme per t'ua shitur njerzeve qe paguanin mire, vazhdoi fshehurazi edhe me tej. Koheve te kaluara ishin luftetaret e P. Osmane, qe furrnizonin tregun e sklleverve me mall te ****it mashkull apo femer. Pas vitit 1830 (grabitja e fundit e madhe e njerzeve ndodhi me 1822, ne Chios, pas shtypjes se kryengritjes) grabitja e njerzeve pushoj edhe ne P. Osmane dhe nuk mbeti keshtu tjeter veçse te silleshin puntore zezak afrikane nepermjet Jemenit dhe Libise. Edhe eunuket e zinj qe u duheshin haramave te ndrysheme vinin nga Abisinia ne Arabi e prej andej ne Stamboll. Qender tjeter e furnizimit me keto krijesa te gjymtuara e fatmjera ka qene Fesani. Prej tregut te Murzuqit ato çoheshin ne Tripoli e me tej ne Stamboll. Ne pallatet e Turqise, ne kohen time, ato nuk ishin te shumta, por sidoqofte numri i tyre i kalonte disa qindra.
Por Afrika nuk mund te furnizonte gjithe ate materjal njerzor femror dhe gjithe ato obaliska per hareme, se pari per ate te Sulltanit. Keshtu qe u be e nevojshme te shiheshin e te shiteshin dhjetra e mije vajza nga popullsite kaukaziane te ardhura e te vendosura ne Anadoll ne perjudhen mes viteve 1855-1871. Nga ana tjeter, dihet qe keto fise kaukaziane, qofte ne Mesjete, qofte ne kohen e re, i shisnin femijet e tyre me para dhe se keta skllever kaukaziane themeluan ne Egjypt nje mbreteri, mbreterine e " memlukeve" (mameluk, ne zhargonin europian). Ata i dhane shtetit osman burra te medhenje, haremeve te tije grate me te bukura. Ky zakon ishte ruajtur deri ne kohen time, por nuk kishte asgje te perbashket me kodoshllekun dhe tregtine amorale. Po te ishte vajza e bukur(djemte nuk shiteshin me) dhe me pak fat, nje dite ajo mund te behej guraja e Sulltanit, e ndonje pashai te madh apo e ndonje qytetari te pasur, po te mos ishte aq e bukur, mund, megjithate, te shpresonte te shkonte sherbetore ne ndonje shtepi te mire dhe nje dite prej ditesh te marre nje burre per te qene. Cmimi i blerjes per kategorine e pare luhatej midis 700 dhe 500 sterlina, per te dyten 400 dhe 200 sterlina. Per fantazine e ndezur nga perrallat orjentale te nje evropiani, keto vajza duhej te ishin te pajisuar me joshje estetike veçanarisht terheqese, per te pasur mundesi qe nje dote te beheshin grua e Sulltanit apo e ndonje pashai te madh.

Por vizionet e fantazise per odaliskat perrallore nuk kane asgje te perbashket me realitetin! Une kam pare me qindra nga keta vajza- me teper flokezeza sesa flokeverdha- pra edhe pas marteses se tyre, qe mbaheshin per bukuroshe, madje te shkelqyera. E midis tyre nuk kam takuar asnjeren qe te ishte e huaj per mua. Keshtu qe une nuk e kisha mirekuptimin e duhur ndaj vetive te tyre fizike, isha, pra i pa afte per nje gjykim te paanshem. Per te pershkruar ne menyre te qarte pamjen e tyre do t'i ndaja ato ne dy kategori: the thjeshta dhe te pispillosura.

Shprehja e fetyres se ketyre vajzave nuk thoshte agje, as te mire, as te keqe, nje shprehje krejt " e shplare". Por veshtrimi i tyre i trembur tradhtonte shqetesimin e brendshem, dyshimet dhe dinakerine qe fshihnin thelle ne gji.

Nga 1870 e deri ne 1900 edhe disa familje bejleresh shqiptar hyri ne mode martesa me keto vajza. Te sielle nga Stambolli ne Shqiperine e eger nje mace e tille perqallese dhe ta parapelqeje ate per bashkeshortore para nje vajze shqiptare, disi te vrazhde, por edhe me karakter, do te thoshte te ishte "modern dhe perparimtar". Kater e pese bejlere shqiptare (me vone pashallare tejet te turqizuar) e bene kete eksperiment qe duhet ta pohoj, nuk doli fort i keq, mirepo ne kete pune ato nuk paten pasues nga rradhet e brezit te ri. Keto vajza te blera çerkeze ishin mbase, me te sterholluara, me te lehta per t'u drejtuar, kishin ate joshjen "turko-orientale", shkurt ishin me te qytetruara se sa vjazat energjike dhe te rrepta shqiptare, por ato nuk i kishin kurrsesi vetite e mrekullueshme shtepiake dhe kombetre, qe e benin gruan shqiptare aq te cmueshme per fisin dhe per familjen e saj.

Nese une flas ketu per "gra te blera" deshiroj te mos keqkuptohem. Skllaveria e Lindjes nuk ka asgje te perbashket me konceptin e skllaverise kristiane-evropiane, apo qofte edhe me ate amerikane. Skllavi ne Lindje ka qene antare i shtepise, madje edhe i familjes; clirimi i tije nga skllaveria, pra kthimi ne njeri te lire, quhej si nje vepeim i pelqyer nga Perendia.

Ate dite te bukur vjeshte, pra, kur ndermora udhtimin tim zbulimor ne fushen e "trgtise se skllereve", une e don Luigji dhe udhezuesi yne, u nisem drejte lagjeve te vjetra te qytetit, Ejup dhe Vefa, per te gjetur "odalisken" time. Gjithcka ishte e parapergatitur. Kudo na prisnin! Se pari trokitem ne nje dericke dosido kopshti ne lagjen Vefa. Dikush nga brenda na e hapi, pa pare njeri. Ndersa cdo levizje jona vezhgohej prej njerzeve te shtepise nga prapa kafazeve te trashe te dritareve. Ne sallon ana priti nje gura e moshuar, me pamje te fisme dhe koken e mbuluar me nje shami te bardhe mendafshi. Mjedisi ishte mjaft i mirembajtur, gjithcka shkelqente dhe vetetinte... nje sherbetore zezake na ofroj cigare dhe na e ndezi. Ne pritem me durim dhe pa levizur nje cerek, nje gjysem ore; shtepia kredhur ne nje heshtje shtypse varri, ku degjohej vetem zezerima e mizave. Se fundi u hap dera dhe brenda hyri njera nga grate e sherbimit me nje tabaka ne duar, ku ishin vene tri kupa dhe tre filxhan vezullues argjendi. Pas saje vinte nje vajze me koken te ulur, shtamesatare dhe e hajthme, flokegeshtenje dhe me sy te bukur, por tmerrsisht te grimuar. Ne mes te dhomes ajo qendroj dhe pershendeti me nje temena te thelle, nderkohe qe dora e saje e djathte nga lartesia e gjurit, ngihej perpara gjoksit dhe perfundonte ne balle. Kuptimi i kesaje pershendetje te bukur ishte ky: " Edhe pluhur po te behesh une do te ngere, do te fus ne zemer dhe do te ve permbi koke". Brenda ishte futur, me çap dhe pamje te vendosur, edhe zonja e moshuar. Sherbyesja me tabaka u ndal para nesh, vajza ia mori ate dhe na e zgjati. Me njeren nga luget ne kupen e majte duhej ngrene pak reçel nga kupa e mesit, pastaj luga duhej lene ne kupen e djathte dhe duhej rufitur pak uje nga filxhani. Kjo ishte ceremonia e paraqitjes. Pastaj na sollen kafete te cilat na i dha perseri vjaza. Ndersa pime kafete vajza qendronte ne mes te dhomes me duar te kryqezuar mbi bark: ne mund ta sodisnim dhe te vendosnim. Po te mos vendosej dot, mund te kerkoje nje mall tjeter, ose te ngriheshim e te iknim. Duke mos e njohur mire rregullat dhe zakonet, une kisha sjelle me vete disa bonboniera te bukura qe i mbante udherrefyesi yne, i cili i dha njeren sosh vajzes se re, perpara se ajo, pasi ne pime kafete, te largohej me po ate temena pershendetse. Por dhuraten ajo nuk e pranoj t'a merrte. Une e kisha vlersuar gabim mendesine e Lindjes. Per te dhe grate e tjera bonboniera kishte qene nje prove se ne nuk kishim qellime serioze, keshtu qe ata u larguan ftohte dhe pa ceremoni.

Udhtimi yne zbulimore vazhdoj me tej deri kur, ne nje shtepi tjeter, nje tregtare sklleverish simpatike e lyer dhe e shkruar, me peshperiti buzegaz ne vesh: "Ike djalosh, mos kujto se po na e hedh! Ti nuk je mysliman i vertete, ti nuk ke fytyren, as sjelljen e njeriut qe kerkon "kesmetin" e vet!"

Por, odaliska, duke qene shpesh vetem nje dhurate rastesore, pa detyrime dhe lumturisjellse, mund te behej edhe nje element i çmueshem dhe i qendrueshm i ekzistences. E kam pyetur mjaft here veten nese gjate kesaje tregtie njerzish, bleresi, shitesi apo edhe vajzat si objekt i saj, e kishin parasyshe nocionin e skllaverise, vetedijen e nje njeriu tjeter, nese viktimat e shihnin te ardhmen te lumturuar dhe plot shprese, apo i ngrysnin ditet te mjera e shpresehumbura. Kam folur me shume e shume prej ketyre njerzeve dhe tani me duhet te pohoj se te gjitha keto hulumtime nuk me kane bere me te mençur. Tregtaret dukeshin te bindur se po benin " nje pune te mire". "Ne i blejme keto vajza ne fshtara ku ata i priste vetem varferia, puna rraskapitese dhe shtypja, fillimisht nga prinderit, me vone nga bashkeshorti. Ne i nxjerrim ato ne drite, u japim mundesi te behen "zonja" dhe te jene te lumtura. Cfare padrejtesie u bejme, pra atyre?"

Vajzat vete nuk kishin idene se bota per vajzat e varfera mund te jene edhe ndryshe. Lirine ato nuk e kishin shijuar kurre, dinjiteti njerezor ishte per to i panjohur, pozita shoqerore e paarritshme-pra per poshterim ketu as qe mund te behej fjale. Ata e veshtronin, pra, me optimizem te ardhmen dhe merziteshin shume qe ekzistonte mundesia te shiteshin perseri pas nje fare kohe, natyrisht me cmim me te ulet, si nje mall i zhvlersuar. Nga ana tjeter, a mos ishin grate "e lira" turke, me te lira se keto skllave?
Perpara perjudhes islame, gruaja ne Arabi, po edhe ne gjithe Lindjen, kishte qene krijese thuajse pa asnje te drejte. Perjashtimet per te cilat flet historia, mbeten raste te kufizuara. E arabine pagane dhe sidomos ne fiset nomade, grate shiteshin e bliheshin, perdoreshin dhe hidheshin si nje malle cfaredo. Kaq pak vlersoheshin ato sa, per te mos e shtuar llojine dhe per te mos ulur keshtu cmimin, vajza te reja vriteshin dhe foshnja femer te porsalindura varroseshin te gjalla.
Ne keto rrethana, a mund te pritej qe te mund te kaloheshin menjehere te gjitha fazat e emancipimit te gruas dhe te barazise se saj me burrin? Aq me teper qe edhe dijetaret e fese dhe te drejtesise, ithtare te profetit Muhamet, nuk e kishin me kete qellim. Megjithate, nje permiresim i gjendjes dhe i te drejtave te gruas ishte arritur: ajo mund te behej zonje e prones se vet, ajo kishte te drejte te kerkonte dhe te zgjidhte martesen te kadiu dhe pastaj te martohej perseri me vullnetet te lire. Doemos, nuk mund te krahasohej me presidenten e ndonje shoqate grashe amerikane te vitit 1963, por, sidoqofte ajo kishte fituar me shume siguri dhe peshe. Por qe te jemi te drejte me themelimin e Islamit dhe dijetaret ithtaret e tij duhet thene se ata perpiqeshin qe te mos i linin te ngurtesoheshin nga nje dogmatizem i shtanget rregullat dhe mesimet e fese, por ti shnderonin ato ne nje fill orientues te epshem , i cili, sipas kohes dhe rrethanave, do t'u ndihmonte njerzeve te jene te lumtur dhe te jetojne ne harmoni me njeri-tjetrin.
Eskluzive per Foruminvirtual.
(Nga libri i Eqrem Vlora. Kujtimet si student ne Stamboll, 1903)
 
Last edited:
Top