Në origjinën e universit.....

Hostel

Anëtar i Nderuar
Pranë kufirit franko-zviceran, ndërmjet liqenit Leman dhe qytetit Voltaire, historia e botës po përgatitet për një ngjarje të madhe. Ndërmjet fshatrave të vegjël, prerive të pafundme dhe lopëve që kullosin gjithandej, i gjithë njerëzimi është duke bërë një hap përpara, ndoshta një "kërcim", në ndërgjegjen e universit, për materialin dhe forcat e panjohura që e mbajnë së bashku. Dihet që diçka do të ndodhë. ثshtë një moment historik për shkencën dhe ajo që do të zbulohet, mund të ndryshojë librat shkencorë. Pas një ose dy vjetësh, ka mundësi të zbulohet origjina e materialit enigmatik që përbën 25 për qind të universit. Duhen edhe pak javë që përshpejtuesi më i madh i grimcave në botë të vihet në punë. Quhet LHC, "Large Hadron Collider". Dy njësi protonesh do të fillojnë të lëvizin në dy drejtime të kundërta përgjatë tunelit 27 kilometra të gjatë dhe 100 metra nën Tokë. Do të përballen me katër zhvillues të mëdhenj, disa lloj aparatesh fotografikë shumë të mëdhenj, të cilët do të memorizojnë imazhe nga impakti. Pra kështu do të shohim origjinën e universit, atë çfarë ndodhi një të miliardin e sekondës pas "Big Bang"-ut të madh, sepse janë pikërisht ato çaste të cilat janë ëndërruar dhe imagjinuar që nga fillimi i njerëzimit dhe tashmë po i afrohemi së vërtetës. Një projekt i tillë në fakt nuk është organizuar kurrë më parë dhe aktualisht është më ambiciozi në të gjithë botën. Dhe nuk mund të ndodhte tjetërkund se në اern, laboratori më i rëndësishëm i planetit për sa i përket fizikës së grimcave. Një sipërmarrje, e cila që nga viti 1954, ka lidhur së bashku njëzetë shtete evropiane dhe gati 60 nga e gjithë bota, duke aktivizuar çdo ditë rreth tetë mijë shkencëtarë. Nga korriku dhe në vazhdim, gjithashtu edhe për vitet në vijim, pritet të zbulohen gjëra që nuk janë parë kurë më parë, por thjesht janë imagjinuar teorikisht. Objekte misterioze si material i errët, kundërmateria, supersimetritë ose grimca elementare hipotetike e Higs, të cilën Nobeli Leon Maks Lederman e quajti "Grimca e Zotit".

Vëmendja e njerëzve të thjeshtë drejt këtij projekti u tërhoq vetëm disa kohë më parë nga një nismë e dy individëve, të cilët tentuan ta bllokonin. Me një apel në Gjykatën e Hauait (një prej të dyve banon atje), Ualter Uagner dhe Luis Sanço pretendojnë se LHC është një lloj arme e cila do të sjellë fundin e botës. Një pretendim i skajshëm të cilin shkencëtarët e quajnë si fantazi të pabazuar. Edhe në të shkuarën eksperimente të tilla (por pak më të limituar) jepnin alarme për fundin e botës, por në fakt nuk ndodhi asgjë. Por buja që bënë këta dy njerëz na bën të kuptojmë se në اern do të ndodhë vërtet diçka e jashtëzakonshme. Jo "fundi i botës", por ndoshta do të na tregojë fillimin e saj.

Sasia e protoneve lëviz në një tub të zbrazët me anë të disa magneteve që i japin drejtimin e duhur për tek unaza. Janë gjithsej 1232 magnete përgjatë një tubi 15 metra të gjatë që peshon rreth 32 tonë dhe që ushqehet me 12 mijë Amper. Disa lloje termosesh që brenda mbajnë një masë të ftohtë deri në 1.9 Kelvin, thënë ndryshe minus 271 gradë Celsius. Nëse do të përdoreshin magnete "të nxehtë" për të arritur atë energji, unaza duhej të ishte 120 kilometra e gjatë dhe do të konsumonte 40 herë më shumë energji elektrike. Këto që po përdoren janë magnete të teknologjisë së fundit. Aty gjithçka është e teknologjisë së fundit, novative. Në çdo fazë të eksperimentit po mësohen gjëra të cilat do të kenë një vlerë të rëndësishme në zhvillimin e mëtejshëm të racës njerëzore. Teknologjia e përshpejtuesve përdoret edhe në eksperimentet tumorale dhe në diagnostikimin mjekësor, gjithashtu në studimin e superpërçuesve ose në sistemet e skanimit të mallrave që qarkullojnë në aeroport. Pra اerni me pak fjalë është edhe një biznes i mirë për shtetet që e financojnë. Por le të vazhdojmë të flasim për unazën që po kolaudohet. Paketat e protoneve (njëqind miliardë protone në 2800 "paketa") do të lëvizin brenda një gypi (dhjetë cm diametër) ku krijohet "super boshllëku", më shumë se në hapësirë, një e mijta e miliardit të presionit në nivelin e detit. Protonet do të lëvizin me shpejtësinë e dritës dhe distancën prej 27 kilometrash do ta përshkojnë njëmbëdhjetë mijë herë në sekondë. LHC në fuqinë e saj maksimale do të arrijë për çdo grup protonesh një energji të barabartë me atë të një makine të lëshuar me 1600 kilometra për orë. اdo proton do të ngarkohet me 7 Tev (tera elektrovolt), pra çdo përplasje do të çlirojë 14 Tev: një sasi energjie që nuk është arritur më parë dhe që konsiderohet se do të jetë e aftë të çlirojë grimca që nuk janë parë kurrë më parë.

Nën sipërfaqen ku ndodhet laboratori, brenda disa shpellave gjigande ndodhen katër zhvilluesit e mëdhenj. Dy janë "Atlas" dhe "Cms" të cilët bëjnë një vëzhgim me një fushëpamje të gjerë, ndërsa dy të tjerët "Alice" dhe "Lhcb" kanë si detyrë të vëzhgojnë objektiva më të specifikuar. "Alice" studion materien nukleare në një dendësi të lartë, pra në momentin kur formohen protonet dhe neutronet. Rreth njëzet të milionat e sekondës pas "Big Bang"-ut. Do të jetë faza e parë pas nisjes së përshpejtuesit të madh, kur për të krijuar "Qgp"-në do të përplasen bërthama plumbi: "Alice: është projektuar për të punuar në dendësi më të vogla se kjo e fundit, por gjithsesi vitin e parë të eksperimentit do të jetë shumë frytdhënës. Në dendësi të ulëta, efektet janë më të rralla, por që të katërt vëzhguesit do të marrin informacion së bashku për të krijuar një ide më të qartë të të gjithë procesit. Aty është si të punosh në eksplorime të mëdha gjeografike me një numër të madh njerëzish: për çdo vëzhgues kontribuojnë rreth njëqind institute nga rreth tridhjetë vende. Këta vëzhgues janë makineri gjigande të ndërtuara rreth gypit qendror ku do të kalojnë paketat e protoneve. Dhe vëzhguesi i dytë, një prej të cilëve do të këtë një fushëpamje më të gjerë është "Atlas". Rreth 46 metra i gjatë, me një diametër prej 25 metrash dhe me peshë rreth shtatë mijë tonë. Dhe cilado qoftë fizika e re që do të zbulohet, "Atlas" dhe "Cms" do të jenë aty duke e vëzhguar.

Sot e njohim mirë botën e grimcave fillestare të përshkruara nga teoria e Modelit Standard. Modeli shpjegon mirë, por nuk i përgjigjet të gjitha pyetjeve. Dimë që në univers ka rreth 25 për qind materie të panjohura. Por asnjë nga grimcat që ne njohim mund të na japë përgjigje dhe të na shpjegojë për materien e panjohur. Modeli Standard është një teori që na jep një vizion për gjendjen e njohurive tona. Por ajo çfarë duket emocionuese është se nga gjithçka që ne njohim, e ashtuquajtura materie e zakonshme prej së cilës përbëhemi ne dhe çdo objekt tjetër në Tokë, përbën vetëm gjashtë për qind të materies dhe energjisë së universit. Por injoranca jonë është pakufi, pasi përtej Modelit Standard ka shumë teori dhe fenomene të tjera që sot nuk i njohim, edhe pse e kemi ndonjë ide. Kjo vërtetohet në fazën kur përshpejtuesi "Lhc" do të arrijë për herë të parë energjinë që u përmend më sipër. Termi materie e errët tregon edhe injorancën tonë. Jemi përballë një muri dhe kemi shumë pyetje. Nga ky këndvështrim mund të hapet një botë e re. Të gjitha librat shkencorë aktualë mund të ndryshojnë ose të përfundojnë të arkivuar. Pas atij muri mund të vërtetohet teoria e Higs, që deri më tani është thjesht një hipotezë: një fushë energjie që përcakton masat e ndryshme të grimcave. Ose të grimcave supersimetrike të quajtura ndryshe "Suzi", të cilat mund të shpjegojnë materien e errët ose masa mjaft të mëdha që nuk mund të ishin prodhuar deri më sot në mënyrë artificiale.

Ndërsa vëzhguesi i tretë është "Cms", i cili ka të njëjtat objektiva me "Atlas"-in, por përdor teknologji të ndryshme nga ky i fundit. Dhe të dy bashkë, praktikisht, verifikojnë rezultatet e njëri-tjetrit. Do të arrijnë të regjistrojnë një miliard përplasje në sekondë. Ndër to do të zgjidhen njëqind mijë, që mund të jenë interesante dhe në fund do të ruhen vetëm 100, ato më të përsosurat. ثshtë një fluks informacioni i tillë sa mund të krahasohet me të gjithë fluksin e informacionit të botës në atë çast. Dhe për këtë arsye, brenda ambienteve të vëzhguesit "Atlas" janë instaluar një seri kompjuterësh (farm) për të seleksionuar të dhënat përpara se ato të shkojnë në laborator për t‘u përpunuar.

Dhe i fundit mbetet vëzhguesi "Lhcb": ky është i ndryshëm nga të tjerët, sepse nuk është rrethor, por asimetrik. Vëzhgon mezonet B, të cilat pas përplasjes shkojnë të gjitha në të njëjtin drejtim. Dhe kështu do të studiojnë asimetrinë materie-antimaterie, një e miliarda e miliardit të sekondës pas "Big Bang"-ut. Në një temperaturë prej disa miliarda gradë Celsius. Të gjitha të dhënat e eksperimentit përfundojnë në qendrën kompjuterike. Analiza është pjesa përfundimtare. Dhe aty, në atë qendër kompjuterike, Tim Berners-Lee krijoi web-in, atë "www", që tashmë e njohim të gjithë. Dhe aktualisht, pasi nevoja për përpunim informacioni është shumë e madhe, u krijua edhe një rrjet i fuqishëm serverësh. "Lhc" do të prodhojë 15 milionë giga bait informacion çdo vit, pak a shumë sa tre milionë DVD. Ky kapacitet përllogaritjesh është shpërndarë në rreth dyqind qendra të shpërndara në të gjithë botën dhe të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Pra edhe disa javë dhe "Lhc" do të fillojë të punojë. Por ka diçka tjetër përtej zbulimeve të mundshme, të cilat mund të trondisin shkencën. Janë bërë disa teza sociologjie dhe antropologjie për të kuptuar se si mund të funksionojë kaq mirë: aty punojnë njerëz me kultura të ndryshme nga e gjithë bota. Sigurisht që ka konkurrencë, por në transparencë të plotë kur bëhet fjalë për ndarjen e informacionit. Duke e parë në një aspekt të gjerë, në fund të fundit të lind pyetja: pse nuk ekziston një اern për shërimin e kancerit ose SIDA-s?

Eksperimenti do kete ngjarje brenda pak ditesh.
 
Hostel

Anëtar i Nderuar
Ja dhe foto e pajisjes qe do beje kete gje te mundur

Ja dhe foto e pajisjes qe do beje kete gje te mundur
 
Attachments

  • big bang.jpg
    big bang.jpg
    27.5 KB · Shikime: 14

Hostel

Anëtar i Nderuar
Por kunder ketij evenimenti shume shkencetare i jane vene kunder sepse thone qe nese kjo gje ndodh bota do te zhduket ne nje vrime te zeze.Keto shkencetar kane bere apel ne Gjykaten Europiane Per Te Drejtat E Njeriut edhe shpresojne qe ky apel te ndaloje kete eveniment.
 
Brigadieri

tifoz i cmendur i INTERIT
te lumte goja vlla
 
bora dr

100%shqiptare
Eh thuaj na vdiqen em keto teorit e eksperimenteve permbysjes botes etj etj...
 
ajna

Antarë i ri
A mendoni se me te vertete me 10 shtator do te jete fundi i botes???

sa mendoni se ka lidhje me fene kjo dite....shprehni mendimet e juaja....
 
njoni

llahtaria vete
A mendoni se me te vertete me 10 shtator do te jete fundi i botes??

Kte nga e nxore? Ndonje gje me teper smund te shkruash, se cfar ke degjuar etj etj! Apo thjeshte the, hajt te hapim nje teme meqe u merzitem :D

Kte se paskam degjuar ndonjehere. lol
 
Ghost

Anëtar i Nderuar
10 shtatorin e Cilit vit e ke fjalen/?
 
ajna

Antarë i ri
o nuk e nxjerra prej mendjes,po ju nuk qenkeshit ne rrjedhe,a nuk e keni ndjekur ne lajme,internet edhe gjithkund...........ja ku e keni....lexoni:10 ditë për shpëtimin e botës- është titulli i botuar në Sunday Telegraph, në të cilën kritikët thonë se eksperimenti më i madh

dhe më i shtrejtë mund të shkaktojë fundin e botës.

Përndryshe akseleratori i ri i cili është i gjatë 17 milje kushton deri në 5, 5 miljard euro, dhe ofocialisht duhet të filloj me punë në 10 shtatorë. Tema kryesore është projekti shkencorë i qendrës europeane për kërkim CERN në Gjeneve, e cila për 10 ditë duhet të filloje eksperimentet. Shkenctarët besojne se me këtë projekt të madh do të zbulojnë sekretin e krijimit te univerzit.
Kundërshtarët e këtij eksperimenti, mes të cileve edhe një profesor i shquar gjerman, frigohen se akseleratori i madh i cili me një shpejtësi maramendëse do të zbërthej qeliza subatomike të cilat nëse ndehsen njera me tjetrën do të shkaktojnë një mini grope të zezë e cila në 4 vitet e ardhshme do të thith tërë planetin.
Nga ana tjeter shkenctarët të inkuadruarne projekt pohojne se do te meren gjitha masat e sigurise dhe se gjate eksperimentit toka nuk do te jete ne rezik me te madh se sa kur rrezet kozmike bien ne siperfaqen e saj.
Akuza e cila eshte bere vetem disa dite para fillimit te experimentit eshte drejtuar drejt gjygjit european per te drejtate njeriut, me akuzimin se e then te drejten themelore per jetese, shkruan Sunday Telegraph.
 
vitk

Anëtar i Respektuar
e kane analluare kete eksperimente pasi kane frike se shkencetaret nuk jane te sigurte se c mund te ndodhe
 
mos e vrit mendjen fare ajna se nuk permbyset ;) pastaj edhe po u permbys ne ps. te shkoje :D
 
genxi

Anëtar i ri
interesante nc nc nc ..shpresoj te ndodhe pra ...
 
alfonci

Veri investigatio
jo, askush nuk e di fundin e botes, por qe egziston nje fund per te gjithe boten kam besim te palekundur.
 
Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Kjo nuk ka te beje aspak me Islamin i nderuar :)
Sipas Islamit, ndryshe vjen fundi i botes, jo ne kete menyre.

T'pershendes :)
 
Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Nuk mendoj se kjo do te jete e verte per vete faktin se zoti i din kur e si do te vij fudi i saj.
 
baby-angel

Thpilt
sa mendoni se ka lidhje me islamin kjo dite....shprehni mendimet e juaja....

Nuk besoj fare te keto gjera..+ po me ate qe ishte kthyer nga viti 2036 cdo behet? :D

Perderisa eshte nje gje (qe ti e ke shpjeguar dhe me poshte) e lidhur me shkencen , se kuptoj clidhje duhet te kete me fene islame?
 
bella

Anëtar i Nderuar
Po i besoj aq sa i besova vitit te famshem 2000 :D
 
njoni

llahtaria vete
o nuk e nxjerra prej mendjes,po ju nuk qenkeshit ne rrjedhe,a nuk e keni ndjekur ne lajme,internet edhe gjithkund...........ja ku e keni....lexoni:10 ditë për shpëtimin e botës- është titulli i botuar në Sunday Telegraph, në të cilën kritikët thonë se eksperimenti më i madh

dhe më i shtrejtë mund të shkaktojë fundin e botës.

Përndryshe akseleratori i ri i cili është i gjatë 17 milje kushton deri në 5, 5 miljard euro, dhe ofocialisht duhet të filloj me punë në 10 shtatorë. Tema kryesore është projekti shkencorë i qendrës europeane për kërkim CERN në Gjeneve, e cila për 10 ditë duhet të filloje eksperimentet. Shkenctarët besojne se me këtë projekt të madh do të zbulojnë sekretin e krijimit te univerzit.
Kundërshtarët e këtij eksperimenti, mes të cileve edhe një profesor i shquar gjerman, frigohen se akseleratori i madh i cili me një shpejtësi maramendëse do të zbërthej qeliza subatomike të cilat nëse ndehsen njera me tjetrën do të shkaktojnë një mini grope të zezë e cila në 4 vitet e ardhshme do të thith tërë planetin.
Nga ana tjeter shkenctarët të inkuadruarne projekt pohojne se do te meren gjitha masat e sigurise dhe se gjate eksperimentit toka nuk do te jete ne rezik me te madh se sa kur rrezet kozmike bien ne siperfaqen e saj.
Akuza e cila eshte bere vetem disa dite para fillimit te experimentit eshte drejtuar drejt gjygjit european per te drejtate njeriut, me akuzimin se e then te drejten themelore per jetese, shkruan Sunday Telegraph.

E kte e dija, por se kisha idene se per cfare e kishe fjalen ti. Ok kur te kthehem, do ju shpjegoj te gjith atyre qe se dine se cfar eshte "grimca e zotit"

Ika se do luaj futboll.
 
SuRiAnA

Anëtar i Nderuar
Pse kjo tema tek Besimtaret musliman??? sa lexova aty kan lidhje shkenctaret dhe jo Hoxhallaret :confused: :confused:

sa pr temen askush nuk mun te parashikoj apo dij Fundin e ksaj bote..vetem AI qe e ka krijuar do tja vej dhe fundin
 
Ghost

Anëtar i Nderuar
(definitivisht) Thjesht thjesht dhe thjesht nuk i besoj ksaj gjeje (kti tregimi)

Le te behet si thot Allahu
 
*deliza*

VIP
V.I.P
As une nuk i besoj edhe pse e lexova edhe ne nje medai maqedone prap nuk i besoj......Eshte pune e Zotit fundi i botes sna ka ngel neve ta mendojme :)
 
SempreBarca

Anëtar i Respektuar
Shkenca smund te flas per fundin e nje gjeje, kur per shekuj me radhe ende nuk kan nxjerr nje definicion te sakte si lindi ajo, ose si filloi. Shkaterrimin e Botes e din Ai qe e ndertoi ate. Me mir kishte me qen t'i kushtojme rendesi supersportit se sa ktyre tregimeve qe dalin nga hamendja e dkujt per t'e shkru nje skenar te filmit bazuar ne ngjarje te vertete ( qe do te ndodh ) lool
 
Liza

Anëtar i Respektuar
Fundin e botes nuk e din askush perpos Zotit, mirpo Zoti na ka tregu disa shenja te cilat jane te fundit te kesaj bote te perkohshme.
 
Hostel

Anëtar i Nderuar
Vetem me fene qe nuk ka lidhje ai ishte thjesht nje eksperiment i cili do na tregonte me shume mbi zhvillimin e ngjarjeve ne bote,nuk kishte lidhje me fene.
 
braziljania

Anëtar i Nderuar
Aman mir do bente mos te ishte me 10 shtator,se e kam marr me qejf kete fillimin e shkolles.......LOL
me fene sbesoj se ka lidhje fare........keto gjera shpiken nga ata fallxhoret e 0900!!!!!!!!!!
 
agrodolce

Anëtar i Respektuar
Mos :D me dat 10 kom lon takim me njonen :D a bon me e shty dhe 1 dit ,te pakten sme ngel merak LOL
 
Top