Në Sllovaki, gjenden kupat e arta me mbishkrimin ALBANIA

Të lara me flori të kuq/ Zbulimi i RRALLË në Sllovaki, gjenden kupat e arta me mbishkrimin ALBANIA, ekziston mundësia që të jenë përdorur në liturgjinë kishtare.​


11-7.jpg
Gjetjet iu dorëzuan Zyrës Rajonale të Monumenteve të Trnavës, ndërsa specialistët kërkuan me detektorë metalikë te i njëjti vend, por nuk gjetën sende të tjera.


Arkeologët janë habitur me një zbulim arkeologjik të pazakontë. Mediat e huaja, bëjnë me dije se një banor i zonës në fshatin Hubinë gjeti nën tokë disa kupa të veçanta, me përmbajtje të lartë bakri. Ndërkohë arkeologët kanë thënë se kupat janë të lara me flori të kuq.

Gjetjet iu dorëzuan Zyrës Rajonale të Monumenteve të Trnavës, ndërsa specialistët kërkuan me detektorë metalikë te i njëjti vend, por nuk gjetën sende të tjera.

xcvm-cn-b.jpg

Sipërfaqja e të dy kupave është e mbushur dendur me unaza të vogla të farkëtuara, duke krijuar një efekt vezullues.
Ajo që e bën të veçantë, por edhe të mistershme këtë gjetje, është origjina e tyre. Arkeologët thonë se nga inspektimi i imtësishëm, në brendësi të njërës prek kupave është shquar mbishkrimi “Albania”, inicialet dhe një numër.

xv-mcb.jpg


Sipas tyre, këto enë janë përdorur në liturgjinë kishtare, ndërsa origjina e tyre ballkanike konfirmohet edhe nga punimi karakteristik dhe motivet në këto kupa. Por si kanë përfunduar këto enë kishtare nga Shqipëria në pyllin e fshatit Hubina, në Sllovakinë e largët? Ka gjasa se këto enë, si dhe shumë thesare të tjera të çmuara, të kenë rënë në duart e gabuara, të trafikantëve.

xdv-mxcfb.jpg

Arkeologët sllovakë besojnë se do të arrijnë të zbulojnë edhe më tepër rreth origjinës së objekteve, ndërsa në të njëjtën kohë i bëjnë thirrje banorëve të zonës, që nëse kanë gjetur objekte të ngjashme, t’i dorëzojnë.

(a.k.dosja.al)
 
Kto do i kete vjedhur ushtari fundit Gjerman qe doli nga Shqiperia me 29 nentor por qe si paska gezuar dot mavria, paska lene e kockat larg shtepise.🤣🤣🤣
 
Top