Ne të dy- Parfum Pranveror

Na duhet të shpikim një gjuhë të re,
ne të dy.
Një gjuhë që flitet pa fjalë,
pa shkonja e pa tinguj.
Që jeton përrallën me sy hapur.
Të na zgjojë ëndërrat e ndojtura.
Përqafimin që udhëton në qiell.
Një fjalë që dëshifron zemrat
Që të rrokëzojë frymëmarrjet
e ti kthejë në shkrime
E zeza mbi fletën e bardhë.
Një fjalë që i ngjason liqerit të qetë
që flet me gjuhë të heshtur.
Si shkuma e detit e vulosur në rërë.
Si zhurma e dallgëve kur puthin shkëmbinjt.
Si shpërthimi i qershisë kur vjen pranvera.
Na duhet të shpikim një gjuhë të re,
Që t'mos rrekemi më
për të gjetur fjalën e duhur,
Se cfarë jemi ne të dy?!
 
Top