Nënë Tereza do shpallet shenjtore, Papa Françesku i njeh mrekullinë e dytë

legjenda

Tetova
Kur ajo ishte gjallë, Nënë Tereza cilësohej si “një shenjtore e gjallë”. Tani, 18 vjet pas vdekjes së saj, ajo është në rrugën zyrtare për ta marrë zyrtarisht këtë titull.
Papa Françesku ka pranuar një mrekulli të dytë që i atribuohet asaj – shërimin e një mashkulli brazilian me tumor në kokë në vitin 2008.

Kjo grua me një fytyrë të imët, të rrudhur, të plakur, ka pushtuar imagjinatën e botës me përkushtimin e saj ndaj të varfërve, veçanërisht në qytetin indian të Kalkutës, ku ajo fillimisht themeloi strehimoren e saj të parë për të pritur me mijëra “njerëz të trotuar”.

Urdhri që ajo themeloi, Misionaret e Bamirësisë, u rrit dhe mblodhi 3.000 murgesha dhe 400 vëllezër në 87 vende, që kujdeseshin për të varfërit.

Në vitin 1979, ajo mori اmimin Nobel për Paqe dhe kërkoi që darka madhështore gala që do të mbahej për të, të anulohej dhe të ardhurat t’u jepeshin të varfërve të Kalkutës.

Në vitin 2002, pesë vjet pas vdekjes së saj, Papa Gjon Pali II gjykoi se shërimi i një gruaje që vuante nga tumori në stomak, ishte rezultat i ndërhyrjes së mbinatyrshme të Nënë Terezës.

“Thirrja brenda”

Nënë Tereza, e njohur ndryshe me emrin e saj të vajzërisë Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur në vitin 1910 në Shkup, tani kryeqytet i Republikës së Maqedonisë, i cili atëherë ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Familja e saj ishin shqiptarë etnikë, dhe katolikë të devotshëm.

Ajo vendosi qysh në moshën 12-vjeçare se donte të bëhej një misionare në Indi. Në moshën 19-vjeçare, u bashkua me Urdhrin irlandez të Loretos, ku ka mësuar gjuhën angleze dhe në vitin 1929 u dërgua në Indi.

Nënë Tereza, e cila e mori emrin nga Tereza e Lisieux, nisi të jepte mësim në një shkollë në Darjeling, një qytet në ultësirën e Himalajeve. Pastaj, në vitin 1946, pas konflikteve që mbërthyen Indinë e sunduar nga britanikët në atë kohë, ajo dëgjoi “thirrjen brenda” saj për të ndihmuar të varfrit, ndërsa jetonte në mesin e tyre.

Pas 10 vjetësh që u përkushtua duke ndihmuar të varfrit në lagjet e rrënuara të Kalkutës, ku thuhet se 100,000 persona ishin të pastrehë, hapi një bujtinë me bazë në një tempull hindu në Kaligat, e më pas një shtëpi për fëmijët e braktisur dhe një strehë për personat që vuajnë nga lebroza.

Një ultra konservatore

Misioni i saj u përhap në të gjithë Indinë, dhe fama e saj u rrit bashkë me të. Në vitin 1970, gazetari Malcolm Muggeridge bërë një film që e solli Nënë Terezën në vëmendjen e Perëndimit.

Muggeridge, një agnostik, u frymëzua për t’iu bashkuar besimit katolik.

“Fjalët nuk mund të përcjellin mirënjohjen që kam për të,” shkroi ai.

Nënë Tereza ka kundërshtuar me patos të madh përdorimin e kontraceptivëve dhe abortin. Ajo u shpreh në një konferencë në Oksford në vitin 1988 se kurrë nuk do të lejonte një fëmijë që i ishte besuar kujdesit të saj që të adoptohej nga një grua që kishte bërë një abort më parë apo kishte përdorur kontraceptiv.

“Një grua e tillë nuk mund të të dojë”,- pati thënë Nënë Tereza.

Pikërisht ky mendim e kishte vënë Nënë Terezën në kundërshtim të madh me lëvizjen feministe.

Germaine Greer e kishte quajtur “një imperialiste fetare”. Shkrimtari Christopher Hitchens kritikoi gjithashtu shoqatën e krijuar nga Nënë Tereza për lidhjet me diktatorët si Duvaliers në Haiti dhe Enver Hoxhën në Shqipëri.

Pikëpamjet e saj të vijës së ashpër mbi abortin dhe kontracepsionin u mirëpritën nga Papa Gjon Pali II i cili e cilësoi Nënë Terezën si një zëdhënëse të kauzave papale.

Nënë Tereza, pasuria e të cilës ishin vetëm një kovë dhe dy sari, erdhi për të simbolizuar dashurinë për ata që nuk u ofrohet dashuri dhe kujdes për ata që janë të vetëm.

Në fjalët e Malcolm Muggeridge, ajo kontribuoi “diçka të bukur për Zotin”. /TO-BBC/

TEMAT:NENE TEREZA
206676-620x348.jpg
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Nënë Tereza do shpallet shenjtore, Papa Françesku i njeh mrekullinë e dytë

Nënë Tereza do shpallet shenjtore, Papa Françesku i njeh mrekullinë e dytë.

nene-tereza.jpg


Nënë Tereza do të shpallet shenjtore në shtator të vitit 2016. Ky vendim është marrë nga Papa Françesku i cili i ka njohur asaj mrekullinë e dytë.


Lajmi bëhet e ditur nga gazeta “Avvenire”, e cituar nga BBC dhe te gjitha mediat italiane. Pak ditë më parë, me një votim unanim Kongregata e të Shenjtë vendosi për këtë. Mrekullia lidhet me shërimin e një 35-vjeçari me tumor në tru, i cili u shërua në mënyrë ta pashpjegueshme.

Tumori është zhdukur dhe personi i sëmurë është larguar nga kujdesi intensiv. Mjekët besohet të jenë habitur nga shërimi i këtij personi, duke bërë që dy zyrtarë nga Vatikani të shkojnë dhe të interesohen me tepër për këtë rast.

Nënë Tereza u lumturua në vitin 2003. Lumturimi është hapi i parë drejt shenjtërimit. Ajo fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979.

Nënë Tereza themeloi “Misionarët e Bamirësisë” në vitin 1949 dhe jetën e saj ia përkushtoi njerëzve të varfër dhe të sëmurë. Gonxhe Bojaxhiu ka lindur në vitin 1910 në Shkup dhe vdiq në 1997.
g.shqip
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Nënë Tereza do shpallet shenjtore, Papa Françesku i njeh mrekullinë e dytë

Po mire lidhja me nene terezen ku qendron pse nuk e thone
Se me padre pio e kam lexuar ...me shume detaje ska?
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: BBC: Nënë Tereza “shenjtorja e gjallë

Une e di qe e ka emrin Agnese dhe jo Anjeza
Gjithsesi...as ktu nuk mora vesh pse dhe cfare ka ndodhur qe do shenjterohet.
 

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: BBC: Nënë Tereza “shenjtorja e gjallë

Shqiptaret duhet te jene krenar qe ishim ne gjendje te prodhojne figura me permasa boterore sic ishte Nene Tereza.

Bota e civilizuar permes figures se Nene Terezes njeh miresine dashurine dhe kujdesin ndaj te tjereve, gje e cila neve shqiptareve na bene te mburremi se kjo Nene e madhe doli nga gjiri i ketij populli.

hajduti
 
Titulli: BBC: Nënë Tereza “shenjtorja e gjallë

Une e dija Anjeza ne fakt....Agnesa mos i thone gje te huajt per me lehte!?

Gjithsesi ndaj te njejtin mendim me Hajdutin!
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Nënë Tereza do shpallet shenjtore, Papa Françesku i njeh mrekullinë e dytë

Po mire lidhja me nene terezen ku qendron pse nuk e thone
Se me padre pio e kam lexuar ...me shume detaje ska?

Me Pader Pio them qe nuk ka barazim. Sipas besimit dhe hulumtimeve te bera mbi Pader Pio, ne Te misherohej vete Krishti.

Dicka me teper per rastin e temes.

Mrekullia e mrekullive

Mrekullia e shërimit ka ndodhur 7 vite më parë, më 9 dhjetor 2008. Ai tani është 42 vjeç, vuante nga një tumor në tru dhe shpresa e shërimit ishte zero.

Një rast tejet kritik i një pacienti 35-vjeçar, i trajtuar nën një terapi intensive, por pa rezultat, ka shokuar mjekët e spitalit të Santos në Brazil, kur brenda një kohe të paimagjinueshme ai është përmirësuar, madje shëruar plotësisht. Shqyrtimi kolegjial i Këshillit Mjekësor, më 10 shtator, del në konkluzionin se shërimi i pacientit është shpallur shkencërisht i pashpjegueshëm. Këshilli ka votuar unanimisht për këtë. ثshtë kjo dakordësi që përbën një prej elementëve të besueshëm dhe provave më bindëse që është marrë në konsideratë nga konsulenca teologjike që merret me verifikimin e mrekullive.

“Thojini Nënë Terezës që të kujdeset për të”, ka qenë kjo lutja që ka kthyer nga rruga e vdekjes 35-vjeçarin, me profesion inxhinier, i sapomartuar.

Ai e kishte filluar përvojën e tij të hidhur në fillim të vitit 2008, kur ishte diagnostikuar me tumor në tru. Kujdesi spitalor është pa rezultat në përmirësimin e pacientit. Ndërhyrja kirurgjikale mbetet shansi i fundit për të mbajtur në jetë 35-vjeçarin. Më 9 dhjetor 2008, tashmë në një gjendje kome, pacienti dërgohet në dhomën e operacionit. Për shkaqe teknike shtyhet ndërhyrja. Pas një vonese prej 30 minutash, rikthehet në sallën e operacionit stafi i ndërhyrjes kirurgjikale. Mrekullia kishte ndodhur. Ata gjejnë pacientin i ulur ndenjur që i shikonte i habitur. Kur ai përballet me mjekët e përgatitur për operim, 35-vjeçari që deri pak minuta më parë ishte në koma dhe shërimi i tij ishte pothuajse totalisht i pamundur, pyet me habi: “اfarë po bëj këtu? Po ju?!”.

“Unë kurrë nuk kam parë një rast si ky – tregon mjeku në deklarimin e tij. Nga përvoja ime profesionale 17-vjeçare, asnjë nga pacientët të prekur nga kjo sëmundje nuk i kanë shpëtuar dot vdekjes. Unë nuk mund të jap një shpjegim shkencor-mjekësor, ka shtuar mjeku”.

Testet dhe analizat e mëvonshme kanë konfirmuar shërimin e plotë të të sëmurit dhe funksionimin normal të trurit të tij të prekur. Ai ka mundur të rifillojë jetën normale shumë shpejt duke lënë pas gjithçka si një ëndërr e keqe.

Raporti i përpiluar dëshmon se të afërmit e të sëmurit kanë bërë shumë lutje Nënë Terezës, veçanërisht gjatë krizës shumë të rëndë të 9 dhjetorit. Në një situatë pa rrugëdalje dhe me shpresa tashmë të humbura për një mundësi përmirësimi të shëndetit të bashkëshortit, nusja e tij u kërkon miqve dhe familjarëve të luten: “Thojini Nënë Terezës që të kujdeset për të.”

Në atë gjysmë ore pritjeje për ndërhyrjen, ishte një prift dhe anëtarët e tjerë të familjes do t’i bënin lutje Nënë Terezës në kishëzën e spitalit.

Një shërim i tillë e tejkalon kapacitetin e natyrës në substancë, sepse është e pamundur që të ndodhë. Kjo është një mrekulli e shkallës së parë, që përafrohet me atë të ngjalljes së të vdekurit. Shërimi i plotë dhe rigjenerimi i organit të shkatërruar nga sëmundja, e bën këtë mrekullinë e mrekullive.

Raste të tilla të mrekullisë në një lutje janë shumë të rralla. Shumica e rasteve të paraqitura dhe të shqyrtuara nga kuvendin e shenjtorëve përkasin shkallë të tretë, kur shërimi i një të sëmuri nën efektin e mrekullisë bëhet i mundur në një periudhë relativisht të gjatë dhe nën terapi të vazhdueshme mjekësore. Kjo e 35-vjeçarit brazilian është në kuptimin e plotë një mrekulli e Nënë Terezës, e cila ka dëgjuar lutjen dhe ka marrë nën kujdes të menjëhershëm të sëmurin, jo vetëm duke e kthyer nga rruga e vdekjes së sigurt atë, por duke e shëruar plotësisht.

Mrekullia e Nënë Terezës ka përmbysur përvojën tradicionale dhe praktikat e derisotme të mrekullibërjes.

Prifti brazilian kujton lutjet e Nënë Terezës, si mrekulli e mundur.

Edhe pse disa mund të thonë se kjo ishte rastësi, Ati brazilian Elmiran Ferreira Santos beson se duart e Perëndisë e çuan atë në kishëzën, ku shërbente. Atë pasdite ai mbërriti vonë, ndërkohë që, e priste zonja Aparecida Parish, burri i së cilës ishte diagnostikuar me një tumor në tru.

“Gruaja thjesht nuk e dinte se kujt t’i lutej” shtoi prifti. At’ Elmiran Ferreira Santos e ftoi gruan dhe të afërmit e saj për t’u lutur me ‘të për Nënë Terezën, themeluesen e Misionareve të Bamirësisë.

“Unë sapo ishte kthyer nga një Meshë me murgeshat e Misionit të Bamirësisë, madje kisha edhe një medalje të vogël që më ishte dhënë nga motrat”, -tha prifti. Medaljonin ja dha gruas së pacientit dhe i ftoi të gjithë t’i luteshin Nënë Terezës.

Fjala për shërimin e pacientit përhapur shpejt në të gjithë famullitë, dioqeza dhe më tej At’ Caetano Rizzi, famullitar gjyqësor, i cili mbikëqyri çështjen në Dioqezën Santos, tha se tërë procesi dioqezan ndodhi shumë shpejt.

Ai tha se kishte marrë një telefonatë në mes të qershorit 2015 nga një mik në Romë, i cili i kishte thënë atij se Vatikani ishte duke kërkuar për një mrekulli të mundshme që i atribuohet Nënë Terezës dhe se dy përfaqësues të Vatikanit do të fluturonin për në Brazil. Pas një jave një grup ekspertësh dhe teologësh të ardhur nga Vatikani do të shqyrtonin faktet dhe dëshmitë e mrekullisë. Kishte katër seanca -kujton famullitari- u mblodhën, u verifikuan me imtësi dhe u dokumentuan të gjitha provat mjekësore dhe teologjike për rastin në fjalë. Procesi përfundon më 26 qershor 2015 dhe përfaqësuesit kthehen në Romë me të gjitha provat e mbledhura nga Dioqeza Santos.

Pas një hetimi dioqezan në një mrekulli të mundshëm jep rezultate pozitive, rasti shkon në Kongregatë për shkaqet e Shenjtorëve. Një panel i mjekëve thirret nga kongregacioni për të studiuar nëse shërimi ishte autentik dhe i qëndrueshëm dhe se nuk ka asnjë shpjegim natyror, mjekësor për ‘të. Me miratimin e mjekëve, dosjet kaluan në një panel të teologëve.

Tashmë është gjithçka e vendosur. Nënë Tereza është shpallur shenjtore dhe kanonizimi i saj do të bëhet më 4 shtator të vitit 2016.

Faleminderit ti grua e madhe, ti e Lumja Nënë Terezë, ti Shenjtorja shqiptare.
/Albert vataj
 

Aki

misfit
Titulli: Nënë Tereza do shpallet shenjtore, Papa Françesku i njeh mrekullinë e dytë

Agnese eshte :)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Nënë Tereza do shpallet shenjtore, Papa Françesku i njeh mrekullinë e dytë

Une e dija Anjeza ne fakt....Agnesa mos i thone gje te huajt per me lehte!?

Gjithsesi ndaj te njejtin mendim me Hajdutin!

Agnese eshte :)


Anjeze, por dikush e marr nga italishtja ku gn=nj shqyptimi eshte i njejte Anjeze
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: BBC: Nënë Tereza “shenjtorja e gjallë

Dhe une jam krenare per Nene terezen. Per figuren qe mbart e kontributin qe ka dhene. Edhe pse bota s'e di fare qe ishte Shqiptare. Ndonje tek tuk edhe po, ama une deri me sot me mijra te huaj qe m'ka rastisur te takohem, kur u them ajo eshte shqiptare, habiten e gati gati s'e besojne, Lol
 
Titulli: Nënë Tereza do shpallet shenjtore, Papa Françesku i njeh mrekullinë e dytë

Po te degjojne kta te rinjte e sotem thuaj :)

O Moni lexo icik lexo se u thinje e mbete pa mesu lool :p

Anjeze, por dikush e marr nga italishtja ku gn=nj shqyptimi eshte i njejte Anjeze

Ndersa ketej jo vetem qe e njohin por e kane edhe ne mesimin e Anglishtes ne gjimnaz ku flitet per jeten e veprat e saj! Kjo ne lidhje me komentin e Soul edhe pse disa mendojne se ajo eshte Maqedonase!
 

jana80

Super Moderator
Nje gazetar pyet nen terezen: 《 nene teteza, ju jeni 70 vjec! kur te vdisni bota do te jete si perpara.cfar eshte ndryshuar pas kaq shume pune qe keni bere?》
Nene tereza i pergjigjet:《 shiko,une nuk kam menduar kurre te ndryshoj boten! jam munduar te jem nje pike uji e paster, ne te cilen mund te shkelqej dashuria e zotit.. ju duket pak?》
Gazetari nuk di si ti pergjigjej e ateher nene tereza i thote: 《 mundohu te jeni edhe ju nje pike uji e paster e keshtu do jemi ne dy. jeni i martuar?》
《Po,nene tereza》
《Thuaja edhe gruas tende e keshtu jemi ne tre.Keni femije?》
《Po kam tre femije》
《ju thuaj edhe atyre e keshtu jemi ne gjashte......》
 
Top