• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Nesër mbyllet çadra e PD?/ Basha paralajmëron tur shpjegues të bojkotit nëpër rrethe

legjenda

Tetova
Duke folur para protestuesve, kryetari i PD, Lulzim Basha ka lënë të kuptohet sot se “çadra e lirisë” mund të mbyllet pas protestës së nesërme para kryeministrisë.
Ai tha se qëndresa 3 mujore e PD-së do të përmbyllet sot, dhe nesër do të nisë rruga për krijimin e Republikës së re.

“12 javë protestë, pra 3 muaj protestë, do të inaugurohen dhe përmbyllen sot, pasi nesër nisim rrugëtimin për Republikën e re dhe rrëzimin e Republikës së vjetër.

Nesër shpresa merr rrugën për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve.

Nesër bashkohen të gjithë në këtë shesh për të përmbysur Republikën e vjetër.

Burime të PD-së, i thanë se ende nuk ka një vendim përfundimtar për vijimësinë e protestës së nesërme, por me gjasë kjo do të vendoset pasi të shihet pjesëmarrja e njerëzve në shesh.

“Gjithçka do të jetë në varësi të masivitetit. اadra mund të mbyllet, por ende nuk ka vendim përfundimtar. Ekziston një ide që çadra të mbyllet dhe të dalim në një tur shpjegues nëpër rrethe, por nesër do merret vesh tamam”, tha për GSH.al një deputet i Partisë Demokratike.

Ndiqni në videon e mëposhtme, fjalën e plotë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha në “çadrën e lirisë”
http://www.gazetaexpress.com
 

Monique

Monique Multipass
Staf në FV.AL
po po proteste me domino, 5katesh, tollumba ....ehhhhhh tollovira thuaj
 
Top