Ngjalat notojnë edhe mbrapsht dhe nuk kanë testikuj

ngjala1.jpg

Ngjala është një peshk i gjatë, shumë i gjatë, 2 deri në 3 metra. Por ka edhe ngjala të shkurtra që shkojnë deri në 60 centimetra. Ngjala ka pamje të frikshme, është si gjarpër. Nuk kapet me dorë, rrëshqet shumë, e pamundur, duhet “gjethe fiku” ta kapësh… ose rrjetë peshkatarësh…

Ky peshk dallohet sepse forma e tij si gjarpër, ngjyra që shkon nga e gjelbera e mbyllur e deri te e zeza, ndërsa barkun e ka të verdhë në të bardhë. Femrat arrijnë një gjatësi deri në 150 cm ndërsa meshkujt arrijnë një gjatësi prej 60 cm.

Ky lloj peshku bëhet shumë aktiv në mbrëmbje e natën vonë, apo deri në orët e para të mëngjesit, pastaj e ul aktivitetin. Ky peshk ushqehet me krimba, peshq të vegjel apo edhe peshq të ngordhur. Kaq për ngjalen që rritet në ujrat e ëmbla.

Ka edhe ngjalë të egër, është ngjala e detit. ثshtë në formë gjarpri, me ngjyrë karote. Ka dhembë të mprehtë dhe ushqehet me peshq të tjerë, kryesisht të ngordhur. Gjendet si në detin Adriatik ashtu dhe në Jon. Arrin deri në 2 metra gjatësi, dhe ka peshë të konsiderueshme që arrin deri në 50 kilogramë. Nuk preferohet në të ngrënë sepse ka shumë hala./27.al

Frojdi studioi jetën seksuale të ngjalave

Zigmund Frojd kur u regjistrua në Universitetin e Vjenës, ai studioi zoologji. Në një udhëtim për arësye studimore në Trieste për të hetuar organet seksuale të ngjalave, profesori i tij e caktoi të gjente testikujt e këtyre specieve. Pavarësisht se, kaloi shumë orë duke zbërthyer organet e e ngjalave, ai hoqi dorë nga kjo detyrë…

Foto ilustruese:
ngjala.jpg

pamfleti
 

Aver

VIP
Edhe me topet e ngjales qenka marr Frojdi.

Sa fort e ka mundu trurin ky njeri.
 
Top