"Ngjarje historike", NASA ka një ftesë të veçantë për shqiptarët

"Ngjarje historike", NASA ka një ftesë të veçantë për shqiptarët​

1642357045380.png


Mediat shqiptare do mund të filmojnë imazhe dhe video të Sistemit të Nisjes Hapësinore të saj dhe anijes Orion të NASA-s.


Ky njoftim i rëndësishëm është dhënë nga Ambasada e SHBA në vendin tonë, teka shkruhet se mediat ftohet të regjistrohen për të dëshmuar këtë ngjarje historike.

Nga ana tjetër mësohet se afati i fundit për të dorëzuar kërkesat për akreditim është data 18 Janar.


“Mediat shqiptare ftohen të regjistrohen në Administratën Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) për të dëshmuar një ngjarje historike!

NASA ka ftuar mediat amerikane dhe ndërkombëtare që të filmojnë imazhe dhe video të Sistemit të Nisjes Hapësinore të saj dhe anijes Orion të NASA-s, ndërsa raketa e përbërë dhe anija kozmike bëhen gati për momentin e nisjes për herë të parë, në përgatitje për misionin Artemis I të NASA-s. Afati i fundit për mediat ndërkombëtare për të dorëzuar kërkesat për akreditim është 18 janari. Klikoni këtu për më shumë detaje: https://go.nasa.gov/3K4Z74i”, thuhet në njoftimin e ambasadës. / Gazeta Shqip
 
Top