Nike

Lauri

Anunnak
Merrni për shembull një vepër që përshkruan një grua me krahë si në rastin e skulpturës së famshme të artit Grek të bërë në antikitet që quhet Nike e Samotraces. Kjo bëhet një punë alegorike me një kuptim të saktë. Ajo bëhet emblema dhe simboli i fitores për të gjithë qytetarët në Greqinë antike. Dhe kjo sepse arrin të përçojë dhe materializojë diçka abstrakte, idenë e fitores që përfaqësohet nga kjo grua e bukur. Fitorja e shpresuar dhe e kërkuar nga njerëzit po vjen tani. Përmes kësaj alegorie, momenti i saktë komunikohet dhe fiksohet nga artisti me gruan që është gati të vendosë njërën nga këmbët e saj në tokë. Me alegori në art edhe një fëmijë mund të kuptonte më mirë kuptimin e termave dhe detajeve të tilla si zemërimi, dashuria, zilia ose shpifja. Ne të gjithë e dimë se ato ekzistojnë sepse i provojmë vetë, ato janë pjesë e shpirtit njerëzor por ato janë gjëra të padukshme dhe shpesh të pashpjegueshme. Këtu atëherë e lëmë artistin me artin dhe magjinë e tij të mendojë për shndërrimin e gjithçkaje në alegori.

FB_IMG_1584878412924.jpg

Nike e Samotraces është gdhendur në Rodos në kohën Helenistike 2200 vjet m parë, për të përkujtuar fitoren e ligës Delian-Attic në betejën e Eurimedonte, në të cilën mbreti sirian Antiochus III luftoi kundër një aleance midis Romës, Pergamumit, Rodos dhe Samothrace
by Lauri anunnak :)
Front_right_view_of_the_Nike_of_Samothrace.jpg
Nike_di-Samotracia_Louvre-1024x574.jpg
 

Lauri

Anunnak
Ideia e emertimit te atleteve sportive Nike lind nga nje studenti amerikan, ne base te emertimit te kesaj skulpture qe daton 2200 vjet. Pikerisht per formen e krahut te Nike.
Ne sostance, kur veshni kepuce Nike, ju po shlekni me kembe nje krah te kesaj skulpture
.
images.jpeg
 
Top