Nis zyrtarisht beteja Meta-Kodheli për Presidencën, kulisat që po luhen brenda mazhor

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Nis zyrtarisht beteja Meta-Kodheli për Presidencën, kulisat që po luhen brenda mazhorancës

Kodheli-Rama-Nishani-Meta-640x490.jpg


Emri i Mimi Kodhelit si kandidate për tu bërë e para Presidente grua e Shqipërisë flitej prej kohësh nëpër korridoret e mazhorancës.

Por sot vetë Kodheli e ka futur konfirmuar këtë fakt në mënyrë indirekte.

Në një intervistë për Top Channel ajo paralajmëroi se do të largohet si ministre e Mbrojtjes.

“Të vinte dikush tjetër do të ishte më mire për t’i dhënë një tjetër hov rrugës së mirë në të cilën ndodhen Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes shqiptare në tërësi”, u shpreh Kodheli.

Ndërsa e pyetur nëse e ka në synimet e saj, presidencën e vendit, përgjigja e ministres Kodheli ishte e tillë: “Ka shumë burra dhe gra në këtë vend që mund të jenë të denjë për postin e Presidentit të Republikës”.

Ajo nuk e mohoi kandidimin e saj për në garën e Pallatit të Brigadave.

Në këtë prizëm u zhvillua edhe stuhia e mediave pranë qeverisë kur Mimi Kodheli u sulmua nga një gazetë greke se kishte qenë në Greqi një balerine e një klubi nate.

Edhe pse gazeta greke që sulmoi Kodhelin, ishte një media e dorës së dytë, mediat pranë qeverisë u rreshtuan të gjitha në formacion pro Kodhelit duke i dhënë më shumë jehonë se sa duhej një lajmi të parëndësishëm nga një media e parëndësishme.

Por në fakt luhej me emrin e Kodhelit si Presidente dhe duhej që emri i saj të ishte i pastër edhe nga akuzat.

Në këtë mënyrë një profil për Kodhelin i portalit të Kryeministrisë “lexo.al” që e nxirrte deri diku edhe si heroinë ministren e Mbrojtjes u ripublikua nga të gjitha mediat e majta, madje disa analistë nisën të botonin menjëherë shkrime pro Kodhelit, për të mos përmendur histerinë e deputetëve socialistë.

Por Kodheli ka përballë në garë një kandidat të fortë: Ilir Metën.

ثshtë përfolur disa herë se në marrëveshjen e 1 prillit u vendos që Ilir Meta do të ishte president në vitin 2017.

Vetë Meta nuk ka pranuar të bëjë komente për këtë çështje, por dhe nuk e ka mohuar asnjëherë si mundësi kur është pyetur nga mediat.

Por Meta duke ndjerë rrezikun e kandidimit të Kodhelit ka nisur prej kohësh shantazhin.

Një armë politike kjo që Ilir Meta e luan mirë.

Gjatë zgjedhjeve për kreun e LSI-së, deputeti Përparim Spahiu (me lejen e Metës) hodhi disa herë tezën se kjo parti duhet të ketë kryeministrin e saj, duke akuzuar qeverinë.

Edhe deputetë të tjerë të LSI e kanë hedhur tezën e kandidaturës së Metës si Kryeministër.

Me anë të lojës së kryeministrit, Meta i ka lënë të nënkuptojë Ramës se nëse ky i fundit nuk i hap rrugë drejt Pallatit të Brigadave, LSI mund të mos dalë në zgjedhje në koalicion me PS-në.

Kjo është edhe arsyeja kryesore pse Meta e ka lënë ende në pritje ftesën e Ramës për firmosjen e koalicionit të ri.

Në këtë mënyrë, zgjedhjet presidenciale do të jenë testi real i aleancës.

Rama mund ta mbajë premtimin e dhënë me 1 prill, por deri tani duket se po e përdor sërish Metën.

Ky i fundit atëherë mund të vendosë të kandidojë vërtet për kryeministër, por duke dalë i vetëm në zgjedhjet e përgjithshme.

Dalja vetëm në zgjedhje është një tezë që Meta nuk ka mohuar. /T. Observer/
 

Edisongen

Anëtar Aktiv
Titulli: Nis zyrtarisht beteja Meta-Kodheli për Presidencën, kulisat që po luhen bren

Striptistja vs kambisti.
 

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
Titulli: Nis zyrtarisht beteja Meta-Kodheli për Presidencën, kulisat që po luhen bren

Nese Vettingu fillon te japi rezultatin qe pritet, Presidenti do "zgjidhet" nga te huajt!

Ne Shqiperi ndodh ajo cfare SHBA deshiron, nje mandat te dyte per Mazhorancen aktuale?! Ashtu do ndodhe... per kete pune "kujdesen" njerzit e prapaskenave te Politikes Shqiptare. Ato biznesmenet e Kromit, Doganave, Hidrokarbureve etj.
Nese nje biznesmen arrin te ndertoi nje Dogane me parametra Europiane, ai vendos shume ne zgjedhje! Nese nje biznesmen arrin te ndertoi nje devijim rruge (per mos te prekur biznesin e tij plani infrastrukturor) ai ka lidhje shume te forta dhe vendimtare ne Politiken Shqiptare.
 

Aver

VIP
Titulli: Nis zyrtarisht beteja Meta-Kodheli për Presidencën, kulisat që po luhen bren

Striptistja vs kambisti.

U vertetua qe ishte striptiste? ... apo per inat te vjehrres do te flej me mullixhiun?
 
Top