Nje beteje muskujsh dhe mendjesh

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Dueli Gjermani - Spanje edhe nje duel mes regjizoreve me te forte ne bote... Schweini vx Xavi

Gjermania – Spanja paraqet nje sfide te madhe ne mesfushe: motori bavarez Schweinsteiger kunder katalanasit magjik Xavi, nje duel luksi.

Nese ne sulm Gjermani – Spanja do te kete nje perballje ne distance mes Miroslav Klose (vetem nje gol larg rekordit absolut te golave ne Boterore) dhe David Villa (kryegolashenuesi i turneut bashke me Shnajder), nje tjeter duel ne barin e Durban-it mund te rezultoje akoma me vendimtar: eshte ai qe do te marre jete ne zonen nevralgjike te fushess dhe do te shohe si protagoniste ne vecanti Bastian Schweinsteiger dhe Xavi Hernandes.

Dy lojtare te mrekullueshem qe perfaqesojne nje evolucion persa i perket rolit te regjizorit te lojes edhe pse me nuanca te ndryshme per secilin.
Schweinsteiger dhe Xavi kane shtuar tek ai rol doza te bukura levizshmerie, ku bavarezi dallohet edhe per muskujt e forte edhe ne shkaterrimin e aksioneve kundershtare, nderkohe qe katalanasi ka kapacitetin te penetrooje ne menyre te magjishme duke shfrytezuar levizjet e tij per tu dhene hapesire sulmuesve perpara tij.

Pikerisht kjo karakteristike do te vendose perballe njeri tjetrit dy regjizoret: Xavi tek Spanja luan paksa me i avancuar nga pozicioni qe eshte mesuar te luaje tek Barcelona; kjo e ben me pak protagonist ne fazen e ndertimit te lojes (edhe pse mund te kete mbeshtetjen dhe bashkepunimin e nje kembe magjike si ajo e Xabi Alonso-s) por e ben edhe me shume konkludues ne fazen e pasimit te fundit si edhe per gjuajtjet nga distanca.
thumbnail.php

Per keto arsye do te jete pikerisht Schweisteiger ai qe do te kontrolloje levizjet e numrit 8 te Spanjes, ashtu si beri edhe me Messin ne takimin e cerekfinales kunder Argjentines. Te rekuperoje topa dhe te ndertoje aksione, kjo eshte bere detyra e mesfushorit bavarez qe kur Van Gaal tek Bayerni ka pasur intuiten gjeniale per ta larguar nga krahu i djathte per ta spostuar ne qender, nje pozicion ne te cilin “Schweini” ia ka dale te jape me te miren e tij ne kete sezon, edhe pse ka humbur paksa persa i perket pjeses se shenimit te golave.

Do te jete ceshtje sekondash, aty ne mesfushe. Sepse nje top i rekuperuar nga Xavi apo Schweisteiger mund te hape menjehere nje autostrade ne kundersulme fale korridoreve te ngushta qe keta dy fenomene arrijne te shfrytezojne me kemben e tyre te djathte.

Ceshtje energjie, grinte, muskujsh dhe mentale: Gjermania – Spanja este edhe dueli mes dy regjizoreve me te forte ne bote.
infoal
 
Top