Një gënjeshtër me pasoja dramatike

55382660_303.jpg
Vrasja e mësuesit Samuel Paty prej një islamisti në Paris e ka zanafillën tek gënjeshtra e një 13-vjeçareje.
Sipas gazetës franceze "Le Parisien" nxënësja 13-vjeçare Z. ka deklaruar në gjykatë se për t'u justifikuar para babait, se përse e kishin përjashtuar dy ditë nga shkolla, e kishte gënjyer të atin duke sajuar historinë që mësuesi e kishte përjashtuar dy ditë nga shkolla për thyerje disipline, sepse ajo kinse kishte protestuar kur ai kishte treguar në klasë karikaturat e Mohamedit nga revista Charlie Hebdo.

Tani ajo pranoi para gjykatës që masa disiplinore nuk kishte pasur asnjë lidhje me karikaturat e Mohamedit. E reja Z. tha se atë ditë nuk kishte qenë fare në klasë, dhe se e kishte sajuar historinë, pasi shoqet i kishin thënë se mësuesi Samuel Paty i kishte treguar klasës këto karikatura.


E reja Z. madje kishte zënë be para të atit se historia është e vërtetë dhe se mësuesit Samuel Paty diskriminon myslimanët. Pas kësaj ai jo vetëm ngriti padi në polici kundër mësuesit Samuel Paty, por publikoi edhe në internet një video ku shprehej me urrejtje ndaj mësuesit dhe përmendte emrin e tij dhe shkollën në Conflans në veriperëndim të Parisit, ku ai jepte mësim. Dhjetë ditë më vonë, një islamist i ri i preu kokën mësuesit gjatë rrugës për në shtëpi.

Akuzë për shpifje me qëllim të keq​

Drejtësia tani po heton kundër nxënëses Z. për shpifje me qëllim të keq. Gjatë marrjes në pyetje ajo tha se është penduar për gënjeshtrën e saj dhe se kishte thënë se kjo ngjarje nuk do të kishte ndodhur kurrë, nëse unë nuk do t'i kisha thënë babait historinë që sajova.

Avokati i 13-vjeçares, Mbeko Tabula, po përpiqet ta relativizojë përgjegjësinë e saj duke thënë se ajo kurrë nuk e kishte imagjinuar se gënjeshtra e saj mund të sillte me vete pasoja të tilla. Kurse Virginie Le Roy, avokatja e familjes së Samuel Paty, tha se babai duhet të kishte qenë në dijeni për gënjeshtrën dhe pretendimi se ai i besoi së bijës është shumë i dobët.


DW
 
Ja çfarë ben diktatura ne fe. Unë një gje nuk kam kuptuar edhe nuk kuptoj tek besimtarët fanatike te c'do feje monoteiste.
Kur vete Zoti i ka lene vullnet të lirë njeriut te zgjedhe midis se mires dhe se keqes, cilet jane keta qe marrin pushtetin e zotit dhe duan të drejtojnë njerzit me dhune ne rrugen e tij?!!
Pervecse (sipas fesë, por jo vetem) bejne një mekat te madh e largojnë shoqërinë shumë e me shume nga feja.
 
@Baboon per mua bjen poshte nje konceptologji ,ku ne thelb sajon ferrin dhe parajsen.
Pra eshte fasad pa racionalitet.
E thashë për besimtaret e dashur. Mjaft të lexojnë librat perkates edhe veprimet (dmth obligimi ne Besim) e tyre jane nje nga mekatet e pafalshme pasi te vesh veten baraz me zotin është një mekat i madh.
Vajza ne fjale ka len shkollën për noj dite ose dicka e tille, si c'do adoleshent nuk esht fundi botes. Por fakti qe ka gënjyer ne shtepi jep te kuptosh terrorin me te cilin rritet brenda ne familjes ai fmi.
 
Top