Një gjoks i bukur me anë të sportit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
clear.gif

NJث GJOKS I BUKUR ME ANث Tث SPORTIT


Rimodeloni përmasat e tuaja. Vlerësojeni pjesën e krahërorit tuaj duke ndjekur këshillat e ekspertëve. Me pak not bretkose, një tavolinë sërfi dhe disa xhiro me biçikletë mund ta rimodeloni atë, pikërisht ashtu siç dëshironi. Në qoftë se keni vendosur të kujdeseni për gjoksin, provojeni me këto sporte plazhi që veprojnë duke tonifikuar nga kërthiza e lart duke ju dhuruar një dekolte të bukur. Filloni në mëngjes kur sapo keni arritur në det ose në mes të pasdites kur rrezet e diellit nuk djegin shumë. Ja gjithçka që duhet të bëni: Futuni në ujë tërësisht dhe bëni not bretkose, por pa i përdorur këmbët, përkundrazi mundohuni që t’i mbani sa më lirshëm të mundeni dhe notoni duke lëvizur vetëm krahët. Ky ushtrim vë në lëvizje krahërorin, shpatullat dhe muskulaturën e shpinës. Mjaftojnë pak minuta në ditë për të patur një bust pa dhjamëra. Në vend që ta mbani kokën gjithmonë jashtë ujit, zhyteni çdo 2-3 hapje krahësh, kështu do të evitoni lodhjen e tepërt të qafës. Procedoni në këtë mënyrë për dhjetë minuta dhe pastaj notoni për një çerek ore duke lëvizur dhe këmbët.
Ridimensionimi
Për të ridimensionuar rënien e gjoksit, zbuloni body board, ose siç quhet ndryshe një lloj i ri serfi. Aplikohet duke qëndruar shtrirë me barkun poshtë mbi një tavolinë serfi më të vogël se ajo klasikja. Nuk ka rëndësi nëse vala është e duhur apo jo; body board mund të bëhet dhe në qoftë se deti është shumë i qetë. Futuni në ujë, shtrihuni mbi tavolinë dhe notoni duke lëvizur vetëm krahët. Mundohuni që të krijoni sa më shumë hapësirë ndërmjet krahëve, ndërkohë që këmbët qëndrojnë plotësisht të palëvizshme dhe sa më të lirshme. Ushtrojeni këtë 15 minuta në mëngjes dhe po kaq dhe pasdite. ثshtë ushtrimi i duhur për të forcuar muskujt e gjoksi. G albania
genre_0000.jpg
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tonifikimi
Për tonifikimin e muskujve. Zgjidhja e duhur për këtë është një biçikletë të cilën duhet të mundoheni që ta zgjedhni të përshtatshme për ndryshimet e terrenit në mënyrë që ta përdorni në breg të detit, në rast të kundërt mund ta përdorni dhe në rrugë të shtruara. Pedaloni duke i vendosur këmbët mbi pedale dhe duke e kaluar të tërë peshën e trupit mbi krahët të cilët duhet të jenë mbështetur mirë në timonin e biçikletës. Pedaloni me qetësi në mënyrë që të ruani ekuilibrin dhe të mos rrezikoni rënien. Duke pedaluar jo vetëm që tresni kalori nga mesi e poshtë, por muskujt e gjoksit janë mjaft aktivë duke u tonifikuar më shpejt se sa ju e keni menduar. Dedikojini rreth 10 minuta këtij aktiviteti pasdite vonë kur dielli nuk është i fortë dhe plazhi është më pak i mbushur. Në qoftë se dëshiron të keni një gjoks të bukur, për ta demostruar me një bluzë të hapur, një T-shirt sportive ose një fustani shumë elegant mbrëmjeje, aplikoni këto dy ushtrime të thjeshta.
Ngritje anësore
Merrni një peshë rreth një kilogram dhe mbajeni në dorën e majtë. Këmbët mbajini të hapura në gjërësinë e shpatullave ndërsa dorën e djathtë pak të përthyer para së majtës që është e drejtuar prapa. Dora e djathtë mbi këmbën e djathëtë dhe krahu i majtë i zgjatur poshtë.
Për fillestarët
Kur e lëvizni krahun e majtë sigurohuni që t’i mbani shpatullat paralel me vendin ku po qëndroni, për të izoluar dhe vënë në funksionim muskulin deltoid, që modelon shpatullat. Për të njëjtën arsye gjatë stërvitjes i afroni shpatullat mes tyre. Gjithashtu sigurohuni që shpina të mos jetë e harkuar, që qafa të jetë e zgjatur mirë përpara dhe mjekrra të jetë paksa e nxjerrë jashtë. Duke nxjerrë frymën, e lëvizni krahun e majtë nga jashtë deri në lartësinë e shpatullave, ndërsa duke marrë frymë bëni të kundërtën e kësaj lëvizjeje. Përsëritni të njëjtën gjë dhe me krahun tjetër.
Për ata që janë në formë
Në qoftë se dëshironi ta bëni ushtrimin më të lodhshëm pra dhe rezultatin më të dukshëm dhe të shpejtë, përdorni për t’u stërvitur një peshë 2 ose 3 kilogramë. Kur të ndjeheni më në formë përdorni dy pesha që duhet të mbahen në të dyja duart të cilat duhet të lëvizen njëkohësisht. Për të evituar harkimin e shpinës shtrëngoni muskujt e barkut: mos e mbani frymën.
اlirim
Pasi i keni vënë në punë, çlirojini në këtë mënyrë muskujt e shpatullave: në këmbë (në qoftë se dëshironi mund të uleni dhe në një karrike) kryqëzojini krahët para gjoksit dhe vendosini duart mbi shpatulla. Merrni frymë thellë dhe nxirreni jashtë ajrin nga goja duke i shtyrë shpatullat pas ndërkohë që zgjasni qafën lart. Qëndroni kështu për 30 sekonda. Shlodhuni. Përsëriteni çlirimin.
Përkulje të lehtësuara
Qëndroni në gjunjë me këmbët e bashkuara dhe vendosini pëllëmbët e duarve në tokë. Krahët mbajini lirshëm dhe të hapura pak më shumë se sa gjerësia e shpatullave.Vështrimi të jetë i drejtuar nga poshtë dhe drejtimi i qafës të jetë në vijë të drejtë me drejtimin e shpinës. Majat e këmbëve të jenë të mbështetura në terren.
Për fillestarët
Do të vini re që keni tendencë të harkoni shpinën.
Për ta evituar shtrëngoni muskujt e barkut dhe muskujt e vitheve. Që ushtrimi të jetë më pak i lodhshëm, herët e para i mbani këmbët pak hapur, një truk që do t’ju ndihmojë të ruani ekuilibrin.
Duke marrë frymë përkuleni lehtë krahun deri sa të formoni një kënd prej 90 gradësh. Nxirreni frymën duke e çuar përsëri krahun në vend
Për ata që janë në formë
Niseni me gjunjët e lirëshëm duke i ngritur nga terreni. Muskujt e barkut dhe të vitheve mbajini pak të kontraktuar, për ta mbajtur kështu në mënyrë perfekte një vijë të drejtë të krijuar mes qafës dhe shpinës.
Në qoftë se dëshironi ta bëni më të dukshëm rezultatin mbi tricipitin, pra muskulin anësor të krahëve, mbajini mirë bërrylat në krah të bustit.
اlirim
I bëni më elastikë muskujt e gjoksit. Të ngritur, me këmbë pak të hapura, ngrijeni krahun e majtë nga jashtë në lartësinë e shpatullave me pëllëmbën e dorës të kthyer nga përpara. Duke e nxjerrë frymën shtyjeni me kujdes krahun nga prapa deri kur të ndjeni një tension të vogël përgjatë krahut dhe gjoksit. Qëndroni kështu për 20 sekonda. Përsëriteni nga e djathta.
Muskujt që punojnë
Dy ushtrime të thjeshta dhe efikase që e venë në lëvizje muskulin tricipit dhe muskulin e vogël e të madh të gjoksit. I pari shërben për të forcuar krahët ndërsa dy të tjerët shërbejnë për të ngritur bustin nga vendi ku jemi.
Detyra e deltoide? T’i japë stabilitetin e duhur shpatullave. Nje ecje e shpejtë, një vrapim i lehtë edhe duke qëndruar në vend ose pak biçikletë: ja aktivitetet e nevojshme për të nxehur zemrën dhe muskujt. Bëjeni për dhjetë minuta rreshtë dhe pastaj aplikoni shlodhjen. Filloni me dy stërvitje në javë. Kur të ndjeheni më në formë shtojeni në tre dhe pastaj në katër stërvitje në javë. Për fillestarët: Zhvillojeni lëvizjen 10 herë. Kur të arrini që t’i kryeni përsëritjet pa mundim, kaloni në dymbëdhjetë herë. Për ata që janë në formë: Ushtroni dy seri nga 10-12 përsëritje të lëvizjes. Kur të keni arritur një formë të mirë kaloni në 2 seri nga 12-15 përsëritje të lëvizjes.
 
shume interesante , do filloj palestren :p
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Nuk diskutohet qe eshte mijra here me mire palestra...
Gjoksi i palestruar eshte shume here me i bukur se sa ai me operacjon:)
 

angel boy

cun i veshtire
uhh kur isha ne palester..sa goca shifja qe lodheshin per nje gjoks me te bukur osse te mbrapme ..gjynaf te shkretat hahaha
 

SuRiAnA

Anëtar i Nderuar
Ne palester nuk shkoj(e kam ne shtepi palestren :p) por ne biciklet shum shpesh :D kshtuqe me bejka mir :kercim: :kercim:
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
uhh kur isha ne palester..sa goca shifja qe lodheshin per nje gjoks me te bukur osse te mbrapme ..gjynaf te shkretat hahaha


Ore te mbrapmet si fotomodele nuk i ben dot po nuk pate konditat fizike si baze:D

Palestra nuk te rrit gjoksin, po i jep forme te bukur, nuk e le te shapllavitet e te behet si lecke:D
 

braziljania

Anëtar i Nderuar
Ore te mbrapmet si fotomodele nuk i ben dot po nuk pate konditat fizike si baze:D

Palestra nuk te rrit gjoksin, po i jep forme te bukur, nuk e le te shapllavitet e te behet si lecke:D

prandaj me mir 100 her palestra.....LOL LOL...........
 

bella

Anëtar i Nderuar
Une do bej operacion se pertoj per palester LOL......Deri tani shyqyr zotit nuk kam nevoje, por ku i dihet me vone kur te pi bebushi im cice te mama vet :D....do me duhet te bej nje rregullim LOL
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
palestra eshte me e shendecme se nuk ha thika....
pastaj nqs beheni nena ju ritet dhe gjoksi cupa:D
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
palestra eshte me e shendecme se nuk ha thika....
pastaj nqs beheni nena ju ritet dhe gjoksi cupa:D


Sweetzz, c'eshte ky lajm tragjik qe po me jep!!!
Uroj mos me rritet me, se do behem gungse pastaj:qaj:
Megjithate, lum si bebat e mi, s'do kene probleme ushqimi, iu befte nena vete:kercim:
 

bella

Anëtar i Nderuar
pse me vone ndoshta apo mos ti than e te ti le pa qumesht LOL

Me vone se pas femijes se pare do bej edhe 2 te tjere :D....e dua ti ushqej me qumesht natyral prandaj me vone....nga mosha hemmm 54 vjec LOL

Sweetzz, c'eshte ky lajm tragjik qe po me jep!!!
Uroj mos me rritet me, se do behem gungse pastaj:qaj:
Megjithate, lum si bebat e mi, s'do kene probleme ushqimi, iu befte nena vete:kercim:

Po moj Bri gjoksi rritet gjate barres, ose me mire zmadhohet sepse mbushet me qumesht per femijen (jo per burrin :p LOL).........Pastaj me kalimin e kohes, mendoj se vjen perseri ne formen e tij.

Moj do bekemi femij pa probleme ne te dyja :p :D
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Moj do bekemi femij pa probleme ne te dyja :p :D

Mbi te gjitha do dalin inteligjente...thone se sa me shume qumesht ti japesh femijes aq me shume inteligjent behet:)

Lum burri dhe kalamajte per ne, e mjere une qe nuk di ku do perplas koken me gjithe ate gjoks:(
 

SuRiAnA

Anëtar i Nderuar


Me vone se pas femijes se pare do bej edhe 2 te tjere :D....e dua ti ushqej me qumesht natyral prandaj me vone....nga mosha hemmm 54 vjec LOL

i befsh sa me heret :p :p te urova eeee LOL LOL

Po moj Bri gjoksi rritet gjate barres, ose me mire zmadhohet sepse mbushet me qumesht per femijen (jo per burrin :p LOL).........Pastaj me kalimin e kohes, mendoj se vjen perseri ne formen e tij.

Moj do bekemi femij pa probleme ne te dyja :p :D
dikujt i vjen e dikujt i behet si lecke(si tha dhe Briciolo me lart)

Briciolo si e ki ti gjoksin..di behesh superpalastrata perpara LOL LOL do te shkojn n efyt ahahahhahaa
 

bella

Anëtar i Nderuar
Jam duke nisur te parin Suri :D

Jam e sigurte qe 2009 do jem duke e bere nje bebushe ...e dua vajze te paren :)

E ndjej nga gjoksi qe dua femije hehhehehe
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tani gjate bares gjoksu nuk ritet se mbushet me qumesht poor ritet nga faji hormove qe sekretohen ne kete periudh me teper se sa ne periudhat normale [pa bebusha]
Kur alimenton kalamonin me gji, normal qe gjiri peson nje lenje[sepse gjiri eshte i perber nga disa muskuj te cilet po i ultraperdore normal qe do leshohen],
Po ashtu se di nqs e keni vene re qe atere kur shendosheni ju ritet dhe nr i sutetienit...dhe kur dobesoheni ju iken noj cm nga lart....dhe kjo ndodh sepse ne gji ka ind adipos [se di sa e kuptoni fjalen adipos, eshte aji indi qe krijon shtresat e dhjamit:p]
 

bella

Anëtar i Nderuar
pa une thua te le palestrat dhe sportet qe mirrem qe te mos me mbushet gjoksi em qumesht LOLLOL

Epo edhe tere jeten palester nuk behet jo...pak gjimnastik po, por jo palester se behet trupi shume dru :p.....Une njerzit e shume palestruar nuk i preferoj.....Megjithate ti me duket se je akoma djal i ri :D, keshtu qe edhe ca vite mire ben qe ben palester.:)

Saper gjoksin ska gje le te kete pak qumesht se behet me i bute, me i kapshem:p

p.s sweetzzine, po eshte e vertet ajo qe the :kercim:
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Mos ma beni temen chit-chat ju lutem sh!

Ta ha zemren qe me heq potimet ti mua:D:D:D

O Embelsire....po ndonje ushtrim qe mund te behet ne shtepi pervec ketyre, cfare me keshillon??

P.S. kam ca kohe pa ikur ne palester:(
 

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Une kete te timin e kam perfekt...Nuk kam kohe te merrem ta bej akoma me perfekt se pastaj nuk do ecja dot rruges...:D :D
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
ushqim briciolino ska ....vetem qe te mbetet ferm duhet te jet lekura e shendetcme...per kete duhet te hash sa me sh zarzavate [qe kan vitamina] dhe te pish uje.....
me siguri duhet te kesh nje alimentacjon sa me te ekuilibruar:)
dhe pa fast-ffod+ coka cola
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
ushqim briciolino ska ....vetem qe te mbetet ferm duhet te jet lekura e shendetcme...per kete duhet te hash sa me sh zarzavate [qe kan vitamina] dhe te pish uje.....
me siguri duhet te kesh nje alimentacjon sa me te ekuilibruar:)
dhe pa fast-ffod+ coka cola

Te vdes une per ty..rrofsh shume zemer....me pelqejne keto artikuj:)
 
Top