Një grua është..?

Gruaja e pjekur Nuk dominon, prek.
Nuk provokon, është provokuese.
Ajo nuk është e zgjuar, ajo është e mençur.
Nuk nënkupton, tregon në mënyrë delikate rrugën.
Nuk ngutet, pret momentin e duhur.
Nuk bën, rrjedh.
Nuk fluturon, noton.
Nuk i intereson sasia, preferon cilësinë.
Ajo nuk sheh, ajo vëzhgon.
Ajo nuk vrapon, ajo ecën.
Nuk është pretencioze, ajo thjesht pëlqen të shijojë.
Nuk gjykon, analizon.
Nuk ngushëllon, e ngroh zemrën.
Nuk kërkon, zgjon shqisat.
Nuk lidh, ajo liron.
Nuk habit, ajo magjeps.
Nuk është kërkuese, është selektive.
Nuk shkëlqen, ndriçohet.
Asajë nuk i pëlqen të shikohet, ajo preferon të dëgjohet.
Ajo nuk merr me mend, ajo percepton.
Nuk ka të bëjë me seksin, ajo është mësuese në artin e dashurisë.
Nuk është e lehtë, është fleksibël.
Nuk komandon, qeveris.
Nuk rilind, është në lulëzim të vazhdueshëm.
Dhe së fundi, Gruaja e pjekur është një e tërë nga të gjitha bukuritë e mundshme... pasi ajo është një grua.
IMG_20220729_122715.jpg (Renacer Humano)
Në shqip by anunnak 👍
 
U lodhem duke bere checklist a jemi gra te verteta apo jo :p

S'ka rendesi asgje, perballe faktit te te qenit njeri me zemer dhe llogjike te shendosh! Qofshim sic dhe Zoti na urdheron me qene. Dhe nese nuk jemi u permiresofshim cdo dite! Eh sa kusure ka robi shkrete! :)
 
Redaktimi i fundit:
Top