Një individ që nuk voton nuk e meriton demokracinë

Për ty lexues që më ke shkruar dhe kërkon një mendim prej meje, për ty i kam dy fjalë.

Unë nuk jam dhe nuk pretendoj të jem kurrsesi etaloni i asaj çka duhet bërë, apo çka nuk duhet bërë në jetë. Nëse do të kish pasur një etalon dhe një formulë, bota sigurisht do të kish qenë shumë më e qetë. Unë do të jap mendimin tim, në bazë të përvojës dhe këndvështrimit tim.
Vita më parë kam shoqëruar një grup të huajsh për zgjedhjet e përgjithshme. Teksa shkuam në qendrën e votimit, një prej komisionerëve na tha- Ka shumë njerëz që nuk kanë ardhur të votojnë. Teksa ia përktheva grupit që shoqëroja, njëri prej tyre tha- Njerëzit që nuk votojnë, nuk e meritojnë demokracinë.
Le të rikthehemi tek kjo copëz tokë që quhet Shqipëri. Nëse situata në vend do të kish qenë normale dhe zgjedhjet e 25 prillit do të ishin një garë normale mes partive, do të thoshte se ne jetonim në një demokraci të shëndetshme, ku ishin krijuar tashmë " pikat e paprekshme".

Çfarë dua të them me " pikat e paprekshme"?!

Me " pikat e paprekshme" nënkuptoj që janë disa pika që nuk preken as nga të majtë e as nga të djathtë dhe nga asnjë forcë politike në vend.
Për fat të keq qendra e kryeqytetit ku jetojmë, na përligj faktin se asgjë nuk është e paprekshme në këtë vend dhe jo pa qëllim unë kam zgjedhur të mbaj këtë foto në profilin tim për t'u përfaqësuar.
Kjo foto nënkupton as më shumë e as më pak veç qeverisjen rilindase për dy mandate, që në thelb dhe në filozofi përmban fjalën " gjymtim".
Gjymtohet trashëgimia kulturore e një populli. Gjymtohet popullsia e tij. 470.000 shqiptarë të dëbuar prej vendit nën qeverisjen rilindase, janë një gjymtim në trupin e këtij kombi.

Është një popull i gjymtuar. Vendose ti se cila gjymtyrë i mungon. Në i mungon një këmbë apo një dorë, një sy apo një veshkë. Një gjë është e sigurt; gjatë këtyre tetë viteve një organ i është hequr.
Ti shkruan se nuk do të votosh se vota jote nuk ka asnjë vlerë dhe se vota jote do të vidhet. I gjithë ky pohim në vetvete përmban një qytetar të dorëzuar. Për ta zhbërë dorëzimin dhe pohimin tënd, kam dy pyetje;

1. Nëse vota nuk do të kishte asnjë vlerë, atëherë lind pyetja; "Pse do të bëheshin presione në emër të votës?!".
Përgjimet që i kemi dëgjuar qoftë unë e qoftë ti, dëshmojnë qartazi që vota ka vlerën e saj për sa kohë kërkohet përdhunshëm nga rilindasit.
2. Administrimin e votës sate nuk e ke në dorë as ti dhe as unë. Unë jam një qytetare si ti. Kontributi im për demokracinë është që të paraqitem përballë kutisë së votimit dhe të votoj kundër diktaturës që përkthehet me një mandat të tretë të Edi Ramës. Nuk mund dhe nuk duhet të krijohet përvoja e një mandati të tretë për asnjë forcë politike në vend.

Madje, nëse do të dish mendimin tim për çështjen, do të thoja se po të ishte në dorën time, do ta kufizoja me ligj që një mandat i takon çdo force qeverisëse dhe jo më shumë, pasi përvoja ka treguar se në mandatin e dytë të qeverisjes, udhëheqësit e shohin veten të barabartë me Krijuesin dhe i lejojnë vetes të drejta që dhe vetë Krijuesi do t'i vinte në pikëpyetje.
Administrimi i ruajtjes së votës u takon strukturave përgjegjëse për këtë të fundit. Unë dhe ti kemi të drejtën dhe mbi të gjitha detyrën për të votuar kundër diktaturës në këtë vend. Nëse kemi bërë këtë, kemi kryer detyrën si shqiptarë që duan të jetojnë në demokraci në Shqipëri.

Më 25 prill nuk votohet kundër Rilindjes, votohet kundër diktaturës.
Më 25 prill nuk votohet kundër Rilindjes, votohet kundër perversitetit.
Më 25 prill nuk votohet kundër Rilindjes, votohet pro Shqipërisë.
Post Scriptum- Unë e meritoj demokracinë. Unë votoj më 25 prill.

Elona Caslli
 

Troglodyte

Meme Connoisseur and Professional Procrastinator.
Nje individ qe nuk eshte informuar mbi partite per te cilat po voton nuk duhet te votoj. Jam pro qe te votojne vetem ata qe dine se per cfare po votojne. Ate lloj demokracie dua, jo kte qe kemi qe voton kujt i do qejfi dhe duhet te pranojme te gjithe pasojat.
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Po kur ke dy te keqia para? cilen dueht me e votu?

Ne kemi 30 vjet qe kemi o PD o PS, nderrohen aktore ama e njejta kupole. Une them me mire mos voto kur nuk e di kujt tja japesh sesa kot per vote.
 

Baboon

FALEMINDERIT!
Bojkoti do ishte goxha i vlefshëm nëse perkthehej në votë. Dmth nqs votojnë (s'di sa është limiti) nën limitin e lejuar në mënyrë që të ndalonte formimin e ç'do lloj qeverie. Kjo do ti jepte një leksion të mirë palëve politike. Por shanset që të ndodhi janë zero, pasi (pa llogaritur të tjerët) vetëm me militantët e arrijnë kuotën.
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
Nese interesi personal rendon me shum se ai publik shteti deshton .

Ne kete rast shteti tek ne eshte i deshtruar keshtuqe meritojn te mos votohen .
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Puna eshte qe pervec se te shkosh te votosh.
Te jesh i ndergjegjshem,se perse po e voton kete force politike?!
Cfare shpalos,dhe me ofron mua si qytetare?!
Me pas ,rigorozisht me nje njohje dhe vlersim te ketyre gjerave,qytetari,apo individi hedh voten e ti.
Vetem ne kete forme,do kemi nje shoqeri qe voton nje qeverisje ose me sakte detyron qe forca politike ne pushtet te jete me pergjegjshme ndaj elektoratit te saj.
Sepse ky i fundit eshte pushteti dhe ndeshkimi i tyre.
 

gues-t

Barnaba
Mbi te gjitha, ne 25 Prill votohet kunder klikes Berisha-Basha qe i dhan territor detar Greqise dhe qe akoma nuk e pranojn se marreveshja ishte tradheti kombetare.

Votohet kunder atyre qe perpiqen te bejn grushte shteti (1998 dhe madje edhe para dy vjetesh kur versuleshin me molotova SAPO u kthye ish-truproja e Saliut ne Shqiperi).

Votohet kunder atyre qe e lane Shqiperine te shkretuar ne 1997, dhe ne buze te gremines financiarisht ne 2013.

Votohet kunder atyre qe kur jane ne opozite bejn grusht shteti dhe kur jane ne pushtet vrasin protestues me duar ne xhepa.

Lista vazhdon.
 
Top