Një krijesë e mistershme me moshë 200 milionë vjeçare, zbulohet në Antarktidë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Një krijesë misterioze me moshë 200 milionë vjeçare, kanë zbuluar kohët e fundit shkencëtarët në Antarktidë.


qe-300x228.jpg


Ky organizëm i panjohur, me madhësinë se një fije floku, ngjanë në formë me një pikë loti si dhe ka bisht. Shkencëtarët mundën ta diktojnë, pasi ishte izoluar në guaskën e një paraziti dhe u ruajt i pandryshuar në akull për miliona vjet.

Kjo krijesë e çuditshme dhe e panjohur për shkencëtarët, llogaritet se jetoi gjatë periudhës Triasike, kur Toka ishte shumë e nxehtë dhe me pyje tropikale shumë të dendur, që kishin mbuluar zonën të cilën shkencëtarët e quajnë Bjeshkët Hyper-Antarktidës.

Shkencëtarët kërkojnë rrënjët e kësaj krijese misterioze në familjen e kafshëve fillestare të Vorticella dhe presin se deshifrimi i strukturës gjenetike do të zbulojë sekretet e rëndësishme në lidhje me evolucionin e specieve.

Megjithatë, derisa të zbulohet identiteti i kësaj krijese, ajo vazhdon të mbetet një mister./alb-observer.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Një krijesë e mistershme me moshë 200 milionë vjeçare, zbulohet në Antarktid

Interesante ! Vetem mos t'del ne fund ndonje paraardhes i majmuneve :p
 

Ado

FISEBILIL-LAH
Titulli: Një krijesë e mistershme me moshë 200 milionë vjeçare, zbulohet në Antarktid

Kishte leternjoftim apo passaport qe ja diten moshen !!
 
Top