Një kult universal

Lauri

Anunnak
Na tregoni për përvojën tuaj të besimit: çfarë praktike shpirtërore ose feje praktikoni dhe çfarë vlere dhe ndihme plus ju ka dhënë në jetën tuaj?
Do dëshironit të vendoset një vend universal adhurimi, i hapur për besimtarët e të gjitha lutjeve shpirtërore?
Mqs të gjithë lusin paqe për gjithë botën, pse të mos lutën të gjithë në një kult të vetem. Do e pranonit ju si besimtar një gjë të tillë 🤔?

FB_IMG_1596915737696.jpg
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
I perkas besimit te krishtere.
Nuk e di deri ne c`shkalle besoj,apo nese besoj sadopak,pasi gjithnje gjej llogjiken ,racionalitetin,perball besimit.
kjo e fundit sa me shume hulumton aq me ne lufte te fut me besimin.
ka disa vite qe nuk i hy me faktitit te analizes duke pyetur veten ; PSe: qysh? apo si?
Ajo qe di me siguri eshte qe besoj tek njerzit me energji pozitive,me shpirt te mire dhe me nje Aver qe i mbron ne pozitivitet,apo i sundon ne negativitet.
Besoj ne nje lloj energjie universi me shume se sa pnevama shpirtrash.
Ne lidhje me besimet dhe lutjet e besimtarve,lutu ku te duash.
Per mua s`ka rendesi ne lutesh ne kishe,xhami,natyre apo diku tjeter.
Besoj qe shpia e jone eshte nje cep ne univers.
Jemi nje top i bukur me jete, dhe fusha magnetike ,qe qendrojme per bukuri ne hapsiren e universit.
Jemi mes yjesh,kjo duhet te na mbush shpirtin me dashuri. :))
 
Redaktimi i fundit:

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Pyetja qe ngrej une eshte:

Pse lind nevoja(dhe a eshte e nevojshme) per te shkrire kultet e ndryshme ne Nje?
 

DeliriumMind

Dje ishte dje, sot eshte sot.
Besimi im ska lidhje me cfare na mesojne ne libra. Eshte dicka me te cilen jetoj dhe hy ne erresire pa te...


Ps: jo te gjith luten per paqen ne bot. Jemi qenie egoiste dhe si e till, lutemi me para te jemi mir vet dhe te dashurit tone. I urojme tjetrit vuajtje sepse per ne eshte njeri i keq... duke harruar qe ai njeriu u keq ska lindur i till.
 
Top